Epo, ku t’ia filloj më parë, do të shkruaj për gjakun atdhetar shqiptar!
Me rastin e 24 Marsit, 1999 kur NATO-ja e sulmoi Serbinë Fashiste nga qielli, ndërsa prej 5 Marsit 1998, poashtu, më 24 Mars 1998 në Gllogjanin e qëndresës, armiku do t’i thyheshin turinjt nga Komandant, Ramush Haradinaj me luftëtarët e tij çlirimtarë , ishte kjo koha kur UÇK/ja Heroike hyri në LÇ-re në një fazë të re, në zhvillimin e luftës frontale, duke mos harruar këtu dhe ca beteja të rrepta para këtyre betejave zulmëdha në hjistiorinë tonë të re…
-Po, kur ndeshej Kosova, kjo bijë e Shqipërisë me pushtuesit serbomëdhenj, shumë vëllezër shqiptarë dhe motra shqiptare i kapën armët për të luftuar në llogoret e kësaj lufte të drejtë, gjatë luftimeve në fronte shumë prej tyre ranë dëshmorë dhe dëshmore.
Lavdi 151 vullnetarëve luftëtarë të Nënës Shqipëri, 37 prej tyre dëshmorë të atdheut.
Nga arkiva ime:
PSE HARROHEN DHE NUK NDEROHEN VËLLEZËRIT SHQIPTARË KOMANDANTËT DHE USHTARËT E UÇK-së NGA SHQIPËRIA E ANDEJ DRINIT?!
Shkruajnë: Xhemil ZEQIRI –Fadil Shyti
R E A G I M!
Turp për institucionet e Republikës së KOSOVËS, për faktin që, kaluan kaq vite që znj, dhe ztr, “kosovarë”, çirren gjer në qiell për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, mirëpo, “të “uruarit/at”, shpejt harruan se, as kjo çerek liri dhe më pak se, çerek pavarësi (kryesisht e qarkullimit të lirë-hapja e kufijve shqiptaro-shqiptarë), nuk do të arrihej pa ndihmën e madhe të kombit vëlla shqiptar, që, nga viti 1945 kur Kosova me Vise të tjera shqiptare, përsëri ranë në robërinë e krajlive jugosllave të kriminelëve Tito-Ranko-
viqit & Co.
-Pas shumë përpjekjeve dhe sakrificave të liridashësve që nga udhëheqësi politik, Adem Demaçi gjer te Komandanti, Adem Jashari, Kosova Shqiptare, arriti të çajë terrin e zi, më shumë se, një shekullor.
Arriti të themelojë dhe ta forcojë UÇK-së.
Arriti që të fillojë LÇ-re, të ndeshej flakë për flakë me ushtrinë e Serbisë pushtuese, të Serbisë armike e cila në çdo etapë të historisë sonë të përgjakshme, bëri turpe dhe krime të papara gjenocidale mbi popullin e pafajshëm shqiptar, që den baba den jetoi dhe jeton i papërkulur, në trojet e veta shekullore.
Me fillimin e kësaj lufte të drejtë çlirimtare, kombi shqiptar në Tiranë, Shkup dhe në mërgatë u zgjua si një trup!
Për breznitë tona, nuk harrohet kushtrimi i madh që u dha në Tiranë: Një komb një qëndrim!
Kësaj thirrjeje iu përgjigjën shqiptarët i madh e vogël, kush më shumë, e kush më pak, nga të gjitha aspektet e përkrahjes së UÇK-së, pa harruar dhe faktin e hidhur të ca politikanëve dhe ushtarakëve përçarës të Prishtinës të Tiranës të Shkupit e, gjetkë në mërgatë, kryesisht të dalë nga shkollat politike dhe ushtarake, të ish-Jugosllavisë dhe të indoktrinuar nëndheshëm nga agjentura, jugosllave. Këta shkretanë/e, arritën gjer në atë pikë turpi dhe krimi sa të shajnë UÇK-n Heroike, ta quajnë atë, “Dorë e zgjatur e Serbisë Fashiste” e të tjera shpifje dhe akuza krejtësisht të pabazuara në fakte.
Zëri i këtyre qyqarëve dhe kukuvajkave, nuk përfillek as kishte ndikim tek trimat dhe trimëreshat, tek mendjendriturit dhe mendjendriturat, prandaj, pleqtë e djallosur dhe ithtarët e tyre të mashtruar, frikacakë dhe të matufosur, i lamë në “shejtëninë” e tyre,-siç do të thoshte poeti ynë kombëtar, Migjeni.
Kushtrimit të lirisë me pushkë e penë iu përgjigjën bijtë dhe bijat më të devotshme të atdheut.
Prandaj, habitemi dhe revoltohemi pse nga institucionet asnjë mirënjohje, për ata që e bën historinë e çlirimit të Kosovës?!
Përkundrazi, kanë kaluar njëzetë vite që dyzina, “trimash” e “trimëre-
shash”, krekosen si gjelat dhe pulat mbi plehra, duke u lëvdruar zhurmshëm, madje, edhe ata/ato që, me të gjitha format dhe mjetet e penguan (sabotuan) luftën.
Historia duhet të shkruhet e bazuar në me fakte, jo e zhytur në urrejtje ndaj çlirimtarëve të vërtetë, në veçanti, ndaj Komandant, “Shpëtim Golemit”, Kolonel, Dilaver Goxhaj, Dritan Goxhaj, Adem Shehun (ish Komandanti i Br.153 zonës Operative te Llapit), Bardhyl Tahiri, (ish shefi i inxhinierise (xhenjos) në Shtabin e Pëgjithshëm të UCK-së, Genci Sef Lushnja i dënuar me 40 vite në MV etj. Fatmirësisht janë në mesin tonë, të cilët askund në RTV apo në shtypin e kohës nuk e humbin kohën e tyre të art së koti, me rrahje-
gjoksesh, duke u lëvduar, siç po bëjnë disa “ushtarakë të famshëm” nga shkollat e Kumrovcit.
Dritero Agollit:
Ja, sesi e anatemonj këtë mosmirënjohje ndaj heronjve poeti kombëtar Dritero Agolli:
S’ka heronj. Heronjtë i përzumë,
me lavdi përditë i nanuritëm
dhe me lajka dalngadal i vumë
një nga një në prehje dhe në gjumë.
S’ka heronj. Heronjtë u merzitën,
prisnin ëndrat, ëndrat u vonuan
duke pritur heshtjen, e dremitën,
dhe ne nina-nana u kënduam.
Ç’digjeni nga malli për heronjtë?
Kushedi kur kthehen nga kjo anë.
Ç’i kërkoni? Pritja është e kotë.
S’ka heronj, tani, ka pelivanë!
Dëshmorëve të atdheut po iu ngriten përmendore, po iu jepen dekorata, atyre populli po iu këndon këngë epike-historike po iu kushtohen poezi, po shkruhen vepra me kujtime nga jeta dhe lufta nga qëndresa e tyre në beteja dhe heroizmat e tyre.
Kjo, vërtet është veprimtari shumë madhështore!…
Mbi të gjitha se, kjo e ngritë më tej moralin dhe edukatën luftarake të popullit tanë, kjo gjithashtu, heronjtë dhe heroinat, dëshmorët dhe dëshmoret i bën të pavdekshëm meteorë dhe meteore, i bëjnë dritë Atmëmëdheut me gjakun e tyre liridashës.
Por, politika cinike sipas motos udbeske nga titistët dhe pasuesit e tyre të hapur e të maskuar, duhet të merr fund sa më parë!…
Meritokracia, duhet të ekzistojë e barabartë, jo, me kutet e mashtrimeve dhe gënjeshtrave të pacipa, të pafundme të titisto-udbashëve që, sipas objektivës ideore të tyre: vetëm shqiptarët e vdekur, janë të mirë.
Lavdi dëshmorëve të atdheut!