“Si mundet një vend me 1.5 milion banorë, t’ia ndryshojë taktikat komunitetit transatlantik”.
(Gabriel Eskobar).
-Ne, i themi Eskobarit, Borellit dhe Lajçakut:
Mblidheni mendjen, LËRENI TRADHËTINË dhe -NJËANSHMËRINË, ndaj Kosovës dhe ndaj kombit shqiptar?!
Mos ia mbani ison, Serbisë të Aleksandër Vuçiqit, nxënësit besnik të Sllobodan Millosheviqit.
-Ishin kohë më të rënda për ne, kur kemi ditur të zgjohemi, të organizohemi për LANÇ-re ishim aleatë besnikë të LB me forcat çlirimtare anti-fashiste.
Bota, pas LANÇ-re na tradhtoi.
Na e ricopëtojë Shqipërinë si në vitet FAMËKËQIJA, në Berlin (1878) dhe në Londër (1913) edhe në Jaltë (1945) më shumë se gjysmën e territoreve fuqitë e mëdha imperialiste, i grabitën në dobi të pushtuesve sllavo-mizorë.
Për të qenë të lirë, të Ribashkuar si komb e atdhe, siç jemi u organizuam, u ngritëm në Luftën Çlirimtare dhe në vitin 1998/99.
Bota “demokratike” shtetet nga presioni i popujve liridashës dhe interesat e tyre të vendeve lindore dhe perëndimore, Amerika dhe Europa, mezi u bindën se çfarë bishash me surrate njerëzore janë pushtuesit serbë, maqedonë e malazezë. Fillimisht e penguan LÇ-re, në Kosovë, në Maqedoni dhe në Kosovën Lindore,-më në fund, sikur u bindën që ne kishim dhe kurdoherë kemi drejt.
Me gjakun tonë liridashës, po edhe me ndihmën e NATO-s, ne kujtuam që, ja erdhën ditët e çlirimit dhe të ribashkimit, për Shqipërinë Etnike dhe kombin shqiptar.
Jo, kjo ditë nuk erdhi, jo për fajin tonë.
Ju, euro-atlantikëtpërsëri Shqipërinë dhe kombin tonë, e keni lënë në duart e pista gjakatare sllavo-pushtuese!…
Për Kosovën keni vënë 1001 kushte për, kinse të fitojë Pavarësinë.
Vallë, mos i duhej Kosovës, emri Pavarësi, për dekorimi për ta RICOPËTUAR përsëri si dikur në vitet e krajlive të shteteve të huaja?!
Ende kjo lojë djalli po vazhdon?!!!
-Po, shqiptarët në MV, mos janë diç më mirë?!
Po, ata në Kosovën Lindore, a nuk po përjetojnë padrejtësi të mëdha nga Serbia Fashiste?!
Po, shqiptarët në Mal të Zi, çfarë të drejtash kanë?!
Po, shqiptarëve të Çamërisë, nga shovinistët grekë, të Greqisë “demokratike” pse nuk iu lejohet as ta vizitojnë vendlindjen e tyre, as nuk merren nisma të mbara për kthimin e pronave të tyre që stërgjyshërit e tyre ua kanë lënë duke jetuar autoktonë, në trojet e veta den baba den.
Kur jemi te kthimi i trojeve të tyre, pse askush nuk e merr nismën për kthimin e pronave të shqiptarëve “muhaxhirëve” të ndjekur nga vatrat e tyre nga serbo-pushtuesit në “Sanxhakun” të viseve të shenjta të gjakut shqiptar të Nishit?!
Këto vise të atdheut tonë, ishin e janë të lënë krejt në mëshirën e pushtuesve serbo-maqedonë-grekë e malazezë.
Ne, ju themi fuqive të mëdha, nëse jeni miq tanë të sinqertë, reflektoni pozitivisht.
Mos ua mprihni brirët demave të zi sllavë,
-sepse, duke bërë këtë ju, në emër të dialogut për paqe në Ilirik, (Ballkan), që po mbahen më shumë se një decenie, në Vjenë, Vashington, në Ohër dhe në Bruksel, i keni konsumuar mashtrimet, po e rrezikoni paqen, e keni mbushur kupën, në Ilirik (Ballkan) ju, ztr, euro-atlantik me apo pa vetëdijen tuaj, duke i bërë lajka Serbisë dhe qejfin Rusisë Cariste të Putinit, po nxisni luftëra të reja: të drejta dhe të padrejta, në rajonin tonë.
Ne, duam të ribashkohemi.
Ne, nuk lejojmë të ricopëtohemi përsëri, në emër të njëfar “Asociacioni”-njëetnik, në favore të ardhacakëve të përtej Karpateve, të minoritetit serbë që përbën vetëm 3% në Kosovë.
Të pranohet kjo gjëmë, ky ricopëtim brenda Kosovës për hir të orekseve të sllavëve pushtues që nga Beogradi gjer në Moskë.
“Ju shovinistë jugosllavë, mos luani me zjarrin, sepse do të digjeni vet në të.
Ne dimë të luftojmë dhe të fitojmë mbi çdo armik”.
(Enver Hoxha, -1982)
Lavdi!21 shtator, 2023