leoni

Fadil Shyti: NJËZETËETETËMIJË!

(Njëzetetetëmijë dëshmorë e mbrojtën Atdheun,


në çdo cep arbëror).


Njëzetetetëmijë, Zambakë e Trëndafile ishin,


Njëzetë e tetëmijë, madhështi mbetën në histori,


Brezintë, me ideale proletare, çlirimtare,


Sot e mot,-shekujve që do vinë,


Do t´i ruajnë në zemra, do t´i duan-PËRJETËSISHT,


Aq sa, -e ruajnë e duam Nënë Shqipërinë!…


Zambakë Trëndafiltë e Shqipërisë.


Ranë heroikisht, për ty Atmëmëdhe!


Breznitë i frymëzuan, e do t´i frymëzojnë,


Ashtu, siç na frymëzuan,- të luftojmë ne!


Me kushtrimin e PKSH-,me zërin burimor-burrëror,


Të Komandantit, gjeniut Enver Hoxhës,


U ngrit e tëra, Shqipëria Partizane,


Të godas tradhtinë, armiqtë okupatorë!


Ashtu, si në ato vite, kundër fashizmit,


U ngrit, Ushtria Çlirimtare e Kosovës,


Në luftë kundër tradhtarëve e armiqve,


Pjella të pista gjakatare, të serbo-titizmit!


Kështu, kjo histori Jona Epike,


Do të ngritet si Vullkane, ndër vite,


Derisa, këmbë tradhtari, as armiku,


Nuk do të guxojë t´i errësojë mëngjeset,


E, Liridones Ribashkime Shqiptare,


Të pengojë, ardhjen e kësaj dite të madhe!


Fitoret tona, nuk shkruajnë lutje mjerane,.


Ato, nuk teshtijnë, pas orekseve-pacifiste,


Fitoret tona, janë të ngjyera me gjak partizanësh,


Fitoret tona të kuqe proletare, SHKËLQEJNË,


Mbi hiena tiranësh,-i mposhtin idetë vrastare,


Të botës fashiste-imperialiste,


Që njerëzimit i sollën dhe po i sjellin…,


Tragjeditë e mëdha planetare!….


17 Nëntor. 2014


 


…ËSHTË E PAMUNDUR!


 


(T´I MOHONI VEPRAT ATDHETARE,-REVOLUCIONARE


TË ENVER HOXHËS).


 


Ay, për gjysmë shekulli,


Në ballë të kombit,


 


E, në ballë të Partisë,


E bëri të pamposhtur,


 


E mbuloi me krenari,


Emrin e bukur,


 


Emrin e shenjtë,


Të Nënë Shqipërisë!


 


-Shqipërinë , sfilitëse,


Shqipërinë,-kryengritëse,


 


E bëri sovrane,


Në rruzullin e botës!


 


-E bënë të lirë,


E, të përparuar,


 


Pena dhe Pushka


E gjeniut, Enver Hoxhës!


 


Është e pamundur,


Të mohohet toka,


 


Është e pamundur ,


Të mohohet qielli,


 


Është e pamundur,


Të mohohet,-det Joni,


 


Është e pamundur,


Të mohohet, Yni,-Enver Dielli!


15 Nëntor. 2014


 


DUAM VETËM FLAMURIN KUQEZI!


 


Kot, e dogjën, e shqyen, e luftuan,


Flamurin tonë kombëtar,


Bajlozë të zinj, xhelatë,-monarkë e krajli,


Perandorë,-me mercenarë mizorë..,


Nga Azia, Ballkani, Evropa, Rusia,


Pasi menduam se, na erdhi liria!…


-Na, shpërblyen, me përçarje…,


Me një “Leckë-Flamur”-laramani, -Ahti Sari,


Kot, u përpoqën të na ndajnë,-me dinakëri!


Në kombe, “kosovarë e shqiptarë” !!!…


O, sa tmerr!…


O, sa turp!…


O, sa zi!…


Disa politikanë kopukë,-disa trutharë,


Kosova, nuk pranon të tilla peshqeshe!


Kosova Jonë, e lindur me Qeleshe,


E rritur , -me Pushkë dhe Abetare,


Nuk pranon në zemrën e saj !


-“Flamuj” dhe ide, që pjellin tradhtitë zuzare!


Kosova me Vise,-për zemër dhe emër ,


Dashuron, përjetëson dhe rinon,


Vetëm me Flamurin Kuqezi!…


Kosovë Jona,-Shqipëri!


Vetëm me shqiponjën krenare,


Në zemrat atdhetare,


-Do të qëndrojë, do të gëzojë!…


Në historinë tonë,-shqiptare,


E stolisur,-kurdoherë me lavdi!…


16. Tetor. 2014


 


MJERIM APO ASIMILIM?!


 


Sonte, në lajme të RTK-së, spikerja thoshte një marrëzi politike,


“Po ikin ilegalisht” !!!


-Ndërsa, në st.shiheshin disa autobusë, duke i shpërngulë shqiptarët nga Kosova!!!!!


Mjerë, shqiptaret dhe shqiptarët,


Veç, po ju ndërrohen krajlitë


Veç, po ju ndërrohen faqezitë,


Të pangopurit, -pashallarët!…


Dikur populli, nga zori këndonte,


Gjendjen e rëndë e pasqyronte:


“Shkoi një Pashë, erdhi tjetri, Më i zi i riu, se i vjetri!


Ndërsa unë,-nga revolta,


Po ju shkruaj, nga kurbeti:


Mjerë , o popull ç´ të gjeti, Borgjezia reaksionare,


Si mos më keq,-të hodhi në hendeqe Dhe, për muresh të mbështeti!


Ndaj, në puse t´pafundme, Përditë e më poshtë, -po bie shteti!!!


Këto janë frytet e premtimeve,


Me dy gishta , si dy bishta dhie,


Që po i shijon, o i miri popull,


Në këtë soj, feudal-demokracie!


E kush o lumë populli,


Ty, do ta bëjë çarin,


Vetë e kërkove, -në vitet 90-ta,


Vetë u mashtrove, -keq u pendove,


Qe besa, -shumë ” ia ke parë hairin”!


Forca o popull, shporri mashtruesit,


Shporri bukëshkalët e zi…,


Deri kur do vuash, kështu,


Moj e uruara, zemërplasura,


E jona, Nënë Shqipëri?!!!


24. Nëntor. 2014


 


PARA NISJES!


 


Para nisjes tek Ty, moj, Nënë Shqipëri,


Një ndjenjë shqetësuese, më trazon!


Me gëzime e hidhërime, më përshkon,


Herë më freskon, herë më bën valë!…


Ndjenjat e nisjes, me gëzime, mallëngjime,


Ndjenjat,-shpresa të kthimit,-me pikëllime,


Zor, me Ty…, -e, kurrsesi s´ mundem pa ty,


Jetën, po e rrokullisi, -me ikje e kthime…


O sa tmerr! Disi, po gjalloj, me tragjikomedi…,


Me ditë numëruara, të paharruara ,-këto takime,


Me Ty! O, të dua më shumë se gjithçka në botë!


Ty, që je dashuria dhe vuajtja,- Ty, je Vetvetja Ime!…


24 Nëntor. 2014


 


DERISA!


 


Derisa, ne po heshtim,


Ata, po forcohen,


Derisa, ne po durojmë,


Ata, po na sundojnë,


Derisa, ne po përulemi,


Ata, po na turpërojnë,


Derisa, ne po shpresojmë,


Ata, po përfitojnë…,


Vetëm zgjimi dhe bashkimi,


Janë forca dhe shpëtimi!…


Janë fitoret proletare,-për ne,


Të eliminojmë;-shtypës dhe gjakpirës,


Kudo qofshin mbi dhe!


17 Nëntor. 2014


 


TË SËMURËT E BOTËS!


 


Janë të sëmurët e botës janë,


Mosmirënjohësit, dhe mosmirënjohëset,


E njerëzve humanistë, që krahët ua dhanë,


Janë të sëmurët e botës:


Të pabesët, e të pabesat,-që si kafshët,


Besnikëve dhe besnikeve,-bukën e kripën ua hanë!


Janë të sëmurët e botës:


Hileçarë e hileçare,


Mohuesit dhe mohueset…,


Janë të sëmurët e botës:


Vjelësit dhe vjelëset,


E idealeve njerëzore dhe shqiptare!


Janë të sëmurët e botës:


Shkelësit dhe shkelëset,


E poshtër dhe të poshtra…,


Me vepra të ulëta…,


Qyqare barbare!


Po, a mund t´më thotë dikush,


Cili është, “ilaç”,-i mordit të tyre?!


Për t´u çliruar njerëzimi,


Nga turpe-krimet e zeza…,


Në këtë botë lakmuse,-shkrumbuese,


Në këtë botë të ligë, prej mynxyre?!


10 Nëntor. 2014


 


JEMI!…


 


(Kushtuar, shokëve dhe shoqeve të idealeve çlirimtare).


 


Jemi kudo, si ajri, në natyrë,


I duam hapësirat, e duam freskinë,


Jemi si shkëmbinjtë, në miniera,


E duam PAKUFISHËM, Shqipërinë!


 


Jemi si diellorët, malësorët dhe malësoret,


E duam lirinë, i luftojmë okupatorët!


E duam përparimin, barazinë, drejtësinë,


Të grabitur, nga borgjezë-agresorët!


 


Jemi vizionarë-revolucionarë,


Na mëson kurdoherë, manifesti proletarë,


 


Si flakë të kuqe çlirimtare,


E duam me ribashkim, ardhmërinë,


 


Të ndritur, për kombin shqiptar,


Dhe, për popujt, që luftojnë skllavërinë!


9 Nëntor.2014

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …