Fadil Shyti: Protestë kundër sulmeve që po i bëhen simbolit të rezistencës shqiptare, Adem Demaçi

 


A SULMOHET DRITJONI ORE?!


 


“Se goditet ari prej gurit,


Mos u çudit aspak,


Vleftë e gurit, nuk iu shtua,


Edhe arit, nuk iu mpak”


(Poezi perisane).


 


Çfarë janë këto zhurma,


Nga të shkretat turma,


Çfarë janë, këto fyerje,


Këto mallkime,-dështime?!……


 


Ndaj heroit tonë,


Dritjon Demaçit?!


Që vinë, e thyejnë qetësinë,


Nga zëra huliganësh,-tiranësh,


 


Andej nga lagje e anarkistëve,


Keq, u kanë marrë kokat erë…


Miqve, të serbëve,


Miqve, të titistëve!…


 


Çfarë janë, këto hakërrime,


Këto turpe, trillime?!


Ndaj “Plakut”, të burgjeve,


Ndaj heroit, të maleve,


 


Jetën e tij e peshoi me guxim,


Ndë vitet,-stuhi,…


Më të dashura për të ishin:


Furtuna, ferri, tmerri,


 


Sesa rehatia, pasuria, qetësia,


Atdheu, kur vuante në robëri!


Mos u shqetësoni, o të gjorë,


Pse Bac Ademi,-e tha të VËRTETËN,


 


Kjo qe dhe mbeti margaritare,-shqiptare,


Për të,-kurdoherë, baras me jetën!


Ju, mor kaq të pacipë,


Krejt,-pa arsye jeni trazuar,


 


Kur burri Vigan, e foli,


Për Ibron,-të VËRTETËN,


Jo! Aspak,-Baci ynë,


Nuk ka gabuar!..


 


Kur turpe-ligësitë e tij…,


Fort me guxim, i ka pasqyruar…


Nga një kundër-hero, me famë…


Nuk bëhet dot heroi,-me nam!…


 


Nga ligësia, nuk lind trimëria,


Nga frika,-nuk vjen liria!…


Shekujve, kështu,


-Tutje e tëhu…


 


Si në dritën e diellit,


Na mësoi historia!


 


Mos u lodhni, o të çartur,


Pluhur, mos çoni kot,


Bacën Adem,-e kemi


Mandelën Shqiptar,


 


Të gjallë, vital, të pathyeshëm,


Gati kurdoherë,-sot e mot!…


Me të, krenohemi,-përherë,


Me të mobilizohemi,-kudo nëpër botë!


 


Mos harroni ju,-o të pabesë,


Kur vërshonim rrugëve, në demonstrata,


Bacin, përballë egërsirave ,


Përballë tytave serbe…


 


Me grushtet lart,-menduam qartë,


Thirrëm me guxim,


O gjakpirës,-lirojeni,


Nga burgjet fashiste,


 


Yllin tonë, Demaçin Trim!


 


E, dridheshin hienat serbe,


E, zgërdhiheshin spiunët,


Më të egër se bishat,


Më të zinj se nata!…


 


Filluan, t´u binin dhëmbët,


Regjimeve dinake titiste!


 


Tani, ju ndiheni mirë,


Me pushtetin shqiptar,


Baci ynë, digjet si qiriri,


-Ju, o faqezi,-e quani,-“të poshtër”,


 


-Edhe,-sa s´ka më zi…


Dritjonin, e quani,-tradhtar?!!!!


O, sa tmerr! A ka logjikë kështu,


O, mendje-zezuar, të etur për sherr…


 


A jeni ju, spiunë serbësh,


Apo, jeni të mashtruar?!


Do të ndihesha ca i qetë,


Sikur t´ishte, kjo,-marrëzi,-dyta,


 


Se, ndofta, për pendime,


O të gjorë, do të vijë dita!…


Për disa, është ide–zezë,


E para,-egërsi,-tradhti…


 


Po kujtojnë, e kaluam lumin,


Të sulmojmë, Flori Njeri!


Jo, mor të pabesë,


Kot, mos shpresoni…


 


Plot Shqipo e Shqiponja,


E kemi Flakadan Atdheun,


Përpara kurdoherë,


Si në motet e mëdha,


 


Ngritet përsëri uragan, Joni,


-Po ecën krenar,


Jo,-kurrë nuk mbytet,


Madhështori, REVOLUCIONI!…


 


Shqipërinë, do ta bëjmë,


TË RIBASHKUAR,


Kalanë e qëndresës shekullore,


-Me besën e nderit,


 


Jo!…


Nuk tradhtohen PËRJETË,


Idealet e Bacë Ademit!


Më 11 Dhjetor. 2013 .


 


 


Fadil Shyti: Meditime me rastin e 15-vjetorit të rënies heroike  së mësuesit tim atdhetar, Mustafë Shyti


 


Sonte, mbi supet e mia, sikur po pushon “Kodra E Vogël” e vendlindjes sime, e Gurbardhit- ish-Ashlanit të Vushtrrisë.


Sonte, në zemrën time, sikur po ngriten zjarret e 22-23 shtatorit 1998, në stuhitë e lirisë!


Sonte, sikur në gjoks më ka rënë Guri i Bardhë i mallëngjimit, të kujtimeve, që po flakërojnë si fishekzjarret e ribashkimit!…


Sonte, nuk po qetësohem dot me “Verën e Kuqe” të Kosovës, por po qetësohem disi,-vetëm me poemën madhështore të D. Agollit, “Nënë Shqipëri”, Nënës Shqipëri,- së cilës ia fali jetën, Mustafai ynë, ashtu si qindra e mijëra flakadanë të tjerë, që në altarin e lirisë ranë me guxim e nder!Ah! Një jetë të tërë e respektova, si roje nderi i shkova pas; -unë, ish- nxënësi i tij.


Ah! Vetëm një ndarje aksidentale jetësore, kur më rrëmbeu si dallgë deti mërgimi.


Ah! Mërgimi i zi na “ndau” fizikisht, anipse Ty mësuesi im, më kishe dhënë leje ”të mungoja nga ora e mësimit”, -por megjithatë, as sot e sot, -kurrë vetes nuk ia fali gabimin që e bëra, -atë mungesë në detyrat jetësore!…


Me ty, o vëlla, nuk u ndamë asnjëherë shpirtërisht!


Një ditë kur po shkruaja një tufë me poezi, e përjetova, sikur e ndejva thellë këtë ndjenjë-dhuntie dhe mendova:


Vallë, në shkrimet e mia, sikur jeton e më frymëzon shpirti i tij, sepse e ndiej thellë frymën e tij të atdhedashurisë, e ndiej fort, frymën bukurinë dhe qëndresën e vendlindjes sonë shqiptare.


Unë, kurrë nuk mendoj që i kapi majat e artit letrar , atij poetik, ndonëse, pandërprerje rropatem shkrepave të shpatijeve patriotike, duke i shijuar lulet dhe burimet autoktone artistike.


Jo! Kurrë se mendoj që e zotëroj talentin e tënd shpërthyes dhe ngadhnjyes;-sa bukur me figura letrare dhe fuqishëm me idetë tua proletare-kombëtare luftarake e ke skalitur veprën tënde poetike, ”Pranverë Gjaku”, ndërsa, unë ikam ecur pas teje me veprën poetike, ”Në kërkim drite”- duke përjetuar plagën e shekujve, që e përcolli popullin tonë në shekuj, duke e luftuar me vendosmëri mashtrimin që i bëhej popullit në vitet 90-ta ngha pacifistët kokëshretë apo ish-titistët dinakë rugovistë se, me durim turpin që i bëhej sllavo-barbarisë okupatore, Kosova jonë dhe Viset tjera shqiptare, do ta fitojnë lirinë.


Mbase, nuk kanë shumë rëndësi, talenti e stilizimet letrare në kohët stuhi,-por edhe sikur ta arrija këtë, e di padyshim se, Ty zemra jote bujare do të gëzohej, fytyra jote madhështore shqiptare do të qeshej!…


Ah, sa mirë do të të vinte, kur unë ish- nxënësi yt besnik idealesh çlirimtare, do të ecja më tej me poezi,- ashtu siç dëshiroje Ty!


-Kur dikur ashtu e parashikove kur më shkrove, në vitet e para kur e fillova rrugën e letrave të kësaj fushëbeteje të rëndë:


” Poezia jote premton shumë, poezia jote është opitimiste,


-nuk është poezi e brishtë, as nihiliste”…!


(Mustafë Shyti)


-Mësa më kujtohet ishte viti i lavdishëm 1978, kur po festohej 100 vjetori i Lidhjes së Prizrenit, (LSHP).


Epo, a s´është krejt e natyrshme që,- kur ish- nxënësi arrinë suksese edhe mësuesin e devotshëm e nderon!…


Sonte, pikërisht kur po i shkruaj këto radhë, po dëgjoj në manjetofon, poemën e madhe “Nënë Shqipëri”.


Eh, vëlla i dashur!…


Tani, “Arritëm në Muzeqe”, -Ismail Qemaili po ecën drejt Vlorës…,


-Vinte Bajrami shtigjeve…


-Andej, kaluan çeta, brigada…


-Atje, tek ”Uji i Sokolave”,-, në malet tona, sikur dëgjova krisma lirie, sikur e pashë Mustafain, duke i hedhur bombat mbi armiqtë gjakatarë, që me çizme të përgjakura, kishin ardhur në trojet tona të bëra shkrumb e hi, me pemët të plagosura nga mortajat, me lisat pa degë, por jo të shtrirë përdhe!…


 


E, ushtritë armike, tani shumë prej tyre për t´mos u kthyer kurrë në tokat e Shkinisë, ndërsa të tjerë “të mbetur” gjallë, po i vajtojnë humbjet e luftës reaksionare, të zhytyr e të mbytur në varfëri e çmendi, të vetmuar pranë gotave të ”Shlivovicë”, rakisë!…


Horrat disfatistë, mezi gjallërojnë pas mbeturinave, po mbledhin kanaqe të kapitulluar, të pistë kafeneve, rrugëve pakrye dhe vet nga populli i tyre janë të nënçmuar, po gjallojnë si zvarranikët, janë të përçudnuar!…


Ndërsa, Ty me shokë jeni të rinj, të pastër, të paharruar, kurdoherë dhe kudo, shumë të nderuar.


 


Im vëlla, Mustafa!


Më fal nëse gjatë kësaj persiatje meditimesh e përkujtimesh, u ligshtova herë-herë…


Më fal vëlla, nëse ndonjë dromcë jete me ty, që mund të ishte tepër me rëndësi, -i rënduar nga vuajtjet tona jetësore, nuk e shkrova apo thënë sinqerisht,-padashje e harrova!


-Por, dije mirë im vëlla ideali se, rrugën tonë kurrë se devijova, në rrugën tonë, kurrë nuk u theva, as u dorëzova përballë vështirësive të mërgimit, të punës e të jetës!


Mbase, kjo më mbanë krenar, kjo më ngushëllon,–kur po shkruaj në këtë natë të errët e të vonë!…


-Tani sikur jam shpirtërisht, ballëpërballë me Ty!


E ndiej frymën tënde të atdhedashurisë dhe të vëllazërisë shqiptare!


Vëlla i dashur, Dëshmor!


-A mund të përshkruhen kujtimet , vuajtjet, gëzimet, këngët, punët e jetës në shërbim të së vërtetës në një persiatje si kjo?!


Mendoj, se jo! Kjo s´ka ngjarë ndonjëherë, me asnjë shkronjës tjetër!


Gjaku juaj, Atmëmëdheut iu bëftë dritë!


Prehu i qetë o vëlla, se ditë të mira do të vinë për Kosovë-Shqipërinë,- do të shpresonte kështu, Naimi ynë i madh!


Rroftë Shqipëria!


Lavdi dëshmorëve!


Më 23 Shtator 2013


 


 


Fadil SHYTI: POPULLI SHQIPTAR NUK PËRULET!


 


Populli ynë, nuk dorëzohet,


Populli ynë, nuk përulet!


 


Shekujve, i nderon,


Stuhive i mbron,


Rrezoret…


Pesë Yjet i lartëson!


 


Abetaren,


Pushkën,


Flamurin,


Plisin


dhe Lulet!…


 


Mitrovicë, 1982


 


MIRËMËNGJESI!


 


Mirëmëngjesi, më thërret zemra,


Buzët, puthjet i dëshirojnë…


 


Me bukuritë tua, sytë dua t´i freskoj,


Nga këto stuhi jetësore,-prore,


 


Mendjen dhe zemrën, më qetësojnë!


Idetë përparimtare, moj Shqiponjë proletare,…


 


-Përherë, përpara po marshojnë-sfidojnë,


Botën e keqe vrastare,-pamëshirë po e qëllojnë!


 


Mirëmëngjesi në agimet tona,-me diellin e kuq,


Atmëmëdheu, përditë po rilindet,-nga djersët,


 


Atmëmëdheu, përnatë po rilindet,-nga gjaku,


Jo! Përpjekjet kurrë s´i ndalojmë,


 


Për ta bërë të ribashkuar, me aromë trëndafile,


Nënë Shqipërinë,-Heroiken tonë!


 


Jeta, mbase i ka sulmet, i ka dhe sfidat e veta…


Ato, nuk na thyejnë,-jo, vetëm na forcojnë…


 


Jemi betuar para Flamurit me Yll,-për Shqipërinë,


Betimin do ta realizojmë,-betejat po vazhdojnë!…


 


Jemi betuar para Skënderit, Ismail Qemailit,


Heroit emblematik,-para komandant, Enverit!…


 


Armiqtë, nuk na mashtrojnë…


Armiqtë, nuk na frikësojnë!


 


Mirëmëngjesi, lumenjtë e Atmëmëdheut,


Bashkohuni si kurdoherë, me besë e nder,


 


Breznitë tona, në këto kohëra epike,


Janë dallguese, vërshuese,-si Adriatiku e Joni,


 


O sot, o kurrë,-të veprojmë,


Na thërrasin Drejtësia dhe Revolucioni!


Më 20 shtator 2013


 


       ZËRI YT OSHTIMË MALORE!


      (Kushtuar rapsodit, Dervish Shaqa).


 


Ujëvarat e maleve, mbase një ditë shterojnë,


Krejt natyrshëm, -rrjedhat i ndërrojnë…


 


Kënga jote, -zëri yt, stuhi dhe oshtima,


Kurrë nuk shteron gurrat, as rrjedhat s´ i ndërron!


 


Në telat e çiftelisë,- n´ato tehe të historisë mizore, …


Baladat i hapin krahët, si shqiponjat…


 


Vërshon gjaku, hapen plagët,-heroizmat,


Në qëndresën arbërore-shekullore!…


 


Ah! Zëri yt, zëri i Kosovë – Shqipërisë,


Shekujve, do të flakërojë si vetëtima!…


 


Kreshtave të Kaçanikut e Buletinit,


Në ballë me Seferin e Buletinin …


 


U rezistonin netëve, hienave të osmanllisë,


U rezistonin ditëve, çakejve të shkinisë,


 


Titanikët e pamposhtur në beteja,


Titanikët e tradhtuar,-të shqiptarisë!


 


Me sy kah Shqipëria e Ribashkuar,


Për jetë a vdekje,-për Fitore të Reja!…


 


Jo!…


 


Për ne shekujt s´kishin, as kanë mëshirë,


Shqipot e shqipet, -s´pyetën kurrë,


 


Për kthetrat vrastare të tyre!…


 


Në hartat ballkanike-evropiane, -na ricopëtuan,


-Dhe, o sa tmerr! Edhe po na ricoptojnë, -me dëlirë!


 


Me politikat dinake, gjakatare,


Po rrokulliset diplomacia, lavire-zuzare!


 


Dervish Shaqa, -përjetësisht i këndoi idealit,


I këndoi Bacë Enverit, i këndoi Bacë Bajramit!


 


I këndoi Azem Galicës, Heroinë Shotës,


Zëri tij malësor e preku madhështinë!


 


-Gjëmimin e tij se ka askush,-ndë anë të botës!


 


Zëri i Dervish Shaqës, është krenaria, ekzaltimi,


Breznive u jep forca dhe vrulle kushtrimi,


 


-Si duhet të mbrohet, të përparohet,


-Si duhet të Ribashkohet,-me gjak e zemra,


 


Nëna Jonë Shqipëria!…


Më 15 shtator 2013


 


             ZGJOHU!


 


Zgjohu me urimin, për një ditë më t´mirë,


Se jeta nuk është pa një kufi!…


 


Zgjohu me një dëshirë të pastër,-të lirë,


Malet dhe fushat tona,-duan qetësi dhe begati!


 


Zgjohu me dëshirat për Fitore të reja,


Vetëm ashtu,-siç ta donë zemra ty!………


 


Zgjohu me objektivat, me hapat përpara,


Në vendin e Shqiponjave dhe kudo që je:


 


Mos i harro amanetet, -e të parëve-atdhetarëve!


 


Ta bëjmë Atmëdheun të RIBASHKUAR,


Ta bëjmë të barabartë,-e të lulëzuar!


 


Ah! Të dashurin e të dhembshurin,


-Më të shtrenjtin tonë,-mbi dhe!…


 


Ta bëjmë Shqipërinë, o sot, o kurrë!


Të zgjohemi,-plak e ri, grua, fëmijë e burrë!..


 


Ta gëzojmë e përparojmë!…


 


Ashtu siç e deshën ata,


Ashtu siç e duam,-jo vetëm ne!…


 


-Oh! -Edhe për breznitë që do vinë,


Kurdoherë krenare,-ta kemi Shqipërinë!


Më 13 shtator 2013


 


       PO NA THONË!…


 


Disa, po na thonë:


Ju, me shkrime, nuk e ndryshoni situatën,


 


E, ku e dëgjojnë zërin e arsyes,-e, të drejtësisë,


Kur e sulmojnë një Viktimën Shqiptare, banditët-natën?!


 


Kjo, neve s´duhet t´na bëj përshtypje,


Jo, jo ! -aspak nuk na ndalon,…


 


Gjer në fund ta përhapim shkrimin,


E ta japim kushtrimin:


 


Heeeeeeej! Një Viktimë Shqiptare,


Pamëshirë, po sulmohet!


 


Ajo, me guxim, me çdo çmim,


Me të gjitha format, kërkohet të mbrohet!


 


Kur me shkrime, kurrsesi; -nuk i ndryshuakam situatat,


Zgjohemi, o trima e trimëresha,


 


Si dikur moteve të mëdha,


Të gatitemi, si vetëtima,


 


T´i zhveshim shpatat.


Më 13 shtator 2013


 


       POLLI MALI, BËRI MI!


(Sot në Tiranë, ndërrohet qeveri).


 


Polli mali, bëri mi, se´ç´na iku një, Salo Babëzi!


Pa të shohim kësaj herë,- a po pjellë minj të tjerë?!!!………


 


Në këtë feudo-nudo,-demokraci,


Jo, jo, -s´po mbajnë besë!


 


Secili, për qejf, në stilin e tij,


Poo bën ndonjë faqe të zezë???!…


 


-Të shohim kësaj herë, çfarë po sjellë “Rilindja”, ramiste,


Uroj, të mos i ngjajë për beter, -për kuku e medet, haj, haj…


 


Ndryshimeve, të paskajë…, -apo më saktë;


Prapakthimeve, me turpe e krime, -saloviqe!…


Më 9 Shtator 2013


 


        NUK JANË!


 


Nuk janë dhimbjet fizike,


Nga zjarri apo litari,


 


Më të tmerrshme,


Kur sulmon armiku,


 


Çfarë janë goditjet e pabesa,


Kur tradhton, SHQIPFOLËSI,-i keqi i ligu!……


 


Nuk janë fyerjet, as nxirjet,


Nga fshikullimat e kamxhikëve,


 


Netëve, qelive të burgjeve,


Kur djeg apo përgjaket trupi,


 


-Çfarë janë akuzat, shpifjet,-përlyerjet,


Nga agjentë, apo torollakë,


 


Me cinizma fashiste,


Me ambicie -halldupi!


 


Nuk janë më të rënda,


As tragjeditë epike…


 


Çfarë janë të rënda,


Ligësitë, e faqezive,-babëzive…


 


Në këtë Botë të poshtër,


Tejet, tejet, e,-tejet, stihike!…


 


Po, këto të djegin e të përdhosin,


Të godasin, e të plagosin shpirtin ore!!!…


Më 6 shtator 2013


 


          IDILA JOTE!


(Mikut tim të nderuar, Xhemajl Rudi)


 


Ty, po shkëlqen…


Me poezinë epiko-lirike-IDILIKE!


 


Ah!


Kur lexoj poezitë tua:



Sikur notoj në dete,


Thyej rrebeshe,-rrëmete!


 


Sikur fluturoj në qiell,,


Sikur rrezitem në diell!


 


Sikur shtrihem në livadhe,


Sikur vrapoj lart në male!


 


Sikur freskohem në burime,


Sikur dehem nga lulet!


 


Poezia jote -margaritare,


Buron e gurgullon…


 


Nga zemra proletare,


-Atdhetare, revolucionare,-SHQIPTARE!


 


Kurrë nuk thyhet,


Kurrë nuk përkulet!…


 


Më 4 shtator 2013


 

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …