(Kushtuar gazetares, Zenepe Luka, me rastin e ditëlindjes)
Sa vështirë në ditë të veçanta,
Të kujtohet që duhet uruar,
Merr celularin dhe ndalesh,
Dora humb fuqinë për të shkruar.
Fjalët mbesin të ngrira në gojë,
Çdo gjë ngjan se u zhurit,
Ndoshta në ëndërr do të shikoj,
T’ma shërosh pak këtë shpirt!
Se ti nuk ishe vetëm motër për mua,
Ishe vatra, malli, butësia,
Humaniteti, ngrohtësia,
Ishe për ne dhuratë nga Perëndia.
U rritëm bashkë në një shtëpi,
Motër dhe shoqe ishe për mua,
Por ti dalloje që fëmi,
Se për farefis e shoqëri u bëre perëndi.
Më mungon prehëri yt,
Ku kokën kam mbështet,
Kur qanim të dyja për nënën,
E kisha shumë më të lehtë.
Me ikjen tënde si të pajtohem?!
Oh, sa më dhemb ky shpirt,
Por, krenari e të gjithe brezave do të mbetesh,
SE SI TY NUK KA TË DYTË.