Ministrja e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Nancy Faeser ka deklaruar se Gjermania më mirë ka reaguar për refugjatët nga Ukraina sesa ata nga Siria. “Ne kemi bërë shumë gjëra shumë më mirë se sa kemi bërë gjatë lëvizjes së fundit të refugjatëve më 2015,” ka theksuar ajo duke iu referuar pritjes së refugjatëve nga Siria gjatë vitit 2015. Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser se tani janë përfshirë në dhënien e ndihmës një numër i madh i qytetarëve në mënyrë vullnetare dhe ka theksuar se kjo ishte një arritje e madhe dhe unanime gjithashtu. Ishte e vështirë për t’u arritur. “Ne jemi duke përmbushur përgjegjësinë tonë humanitare. Në Gjermani, kjo përfshin dhënien e qasjes të të gjithë të ardhurve të rinj në kurset e integrimit” ka theksuar ministrja gjermane, Nancy Faeser. Deri më tani, Gjermania ka pranuar rreth 850 mijë refugjat nga Ukraina, shumica prej të cilëve fëmijë dhe gra.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …