Sot, para 51 viteve, lindi njëri prej ideologëve më të shquar të çështjes kombëtare shqiptare, Heroi i Kombit, Bahri Fazliu. Njerëzit e mëdhenj nuk vdesin kurrë, ata vetëm datëlindje kanë! Kosovës po i mungon shumë vizioni dhe penda e mprehtë e Bahriut. Bahriu ra heroikisht në altarin e lirisë më 07.05.1998, në Bjeshkët e Bogiqes, në trekëndëshin kufitar shqiptar Mali i Zi – Kosovë – Shqipëri! Ra për të mos vdekur kurrë. Bahri Fazliu është vëllai i heroit Fahri Fazliut, i cili më 2 nëntor të vitit 1989 bashkë me Afrim Zhitinë bien heroikisht në një betejë me policinë serbe në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë.
Kontrolloni gjithashtu
Ka ndërruar jetë Lulzim Cara, babai i Heroit të Kosovës, Indrit Cara
Ka ndërruar jetë, Lulzim Cara, babai i Heroit të Kosovës, Indrit Cara. Lulzimi ishte një …