Faik Ali Dragaj (15.1.1981 – 9.6.1999)

Faik Ali Dragaj (15.1.1981 – 9.6.1999)

Drenica si gjithnjë i ka prirë proceseve të rëndësisë së madhe në të cilat ka qenë jetik fati i atdheut dhe në të cilat ka marrë kthesë historia kombëtare. Edhe në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës çdo familje e kësaj treve liridashëse i është përgjigjur kushtrimit dhe thirrjes së atdheut. Leçina  dhe bijtë e saj ndër të parët janë mobilizuar për t’i dhënë krahë e fuqi zjarrit të luftës për liri. Në këtë kolonë burrash trima e luftëtarë bashkohet edhe një djalë i ri. Faik Dragaj që i kishte vetëm 17 vjet në verën e vitit 1998 kur forcat gjakatare serbe po ndërmerrnin ofensiva të shkallës së gjerë ndaj pozicioneve të UÇK-së atë nuk e zinte vendi as qetësia shpirtërore. Ai vendos të bashkohet më luftëtarët e lirisë. Ndonëse në fillim hezituan ta pranonin për shkak të moshës së re ngase ai ishte ende nxënës i Shkollës së Mesme Teknike “Anton Çetta” por vendosmëria e tij e bëri  të vetën sepse ai e ndjente vetën borxhli ndaj atdheut dhe pa kursyer asgjë madje as jetën e tij donte të ishte pjesë e luftës dhe betejave bashkë më dalzotësit e tjerë të shqiptarisë.

Prindërit Ali dhe Hana Dragaj linden dhe rritën me përkushtimin më të madh shtatë fëmijë: Mehmetin, Ismetin, Dautin, Ramizin, Lutfijen, Faikun dhe Zymerin. Nga kjo familje tre anëtarë të saj e sakrifikuan jetës e tyre vetëm e vetëm që Kosova të frymojë e lirë.

Kur UÇK po i zgjeronte radhët dhe me theks të veçantë kërkohej freskimi dhe rritja e numrit të ushtarëve nëpër batalione dhe brigada ndjehej dukshëm nevoja për trima të zgjedhur për aksione të specializuara ushtarake, në këtë kohë në Leçinë shfaqet komandanti i Brigadës 112 “Arben Haliti” gjenerali Abedin Rexha “Sandokani”. Ai nuk do të largohej i vetëm nga kjo skuadër trimash pa e marrë me vete të pakën një më të mirin prej tyre më qëllim që ta sistemonte në kuadër të Njësisë Speciale që njihej më emrin “Tigrat e Zi” që vepronte e operonte kryesisht në Zonën Operative të Drenicës. Prandaj pa menduar dy herë luftëtari Faik Dragaj vendos dhe i bënë më shenjë komandantit së është gati për të kaluar menjëherë në njësinë elite të UÇK-së.

Gjatë shërbimit në Brigadën 111 “Adem Jashari” Faiku shquhet për trimëri, vendosmëri, zgjuarsi në përdorimin e armëve por ai dallohet edhe në aksione e beteja si guximtar i pashoq dhe strateg lufte. Për këtë ai ishte vlerësuar vazhdimisht nga eprorët e tij të cilët mahniteshin më cilësitë e tij fisnike të cilat e kishin burrëruar pothuajse para kohe.

Pas fillimit të fushatës ajrore të NATO-s mbi saçet serbe këta të fundit e përjetuan keq më frustrim dhe agresivitet ndaj popullatës civile shqiptare. Ata donin që planin e tokës së djegur ta zbatonin pikërisht në Kosovë. Një ditë para masakrës së Izbicës më 27 mars të vitit 1999 në mes fshatrave Leçinë dhe Izbicë vritet barbarisht nga forcat serbe babai i Faikut, Aliu. Po atë ditë të kobshme në malet e Izbicës vritet edhe vëllai i Faikut, Ismeti që po ashtu ishte pjesëmarrës në luftën për çlirimin e vendit.

Kjo humbje e madhe në familjen Dragaj nuk do ta zmbrapste për asnjë moment birin tyre syshqiponjë Faikun trim e luftëtarë që nuk e njihte frikën. Në këtë periudhë forcat gjakatare po bënin masakra makabre, po bënin spastrim etnik duke i larguar më dhunë shqiptarët prej vatrave të tyre. As këto momente të vështira të kombit nuk e ligështuan atë përkundrazi e kalitën më forcë e trimëri.

Një bashkëluftëtar i tij nga Brigada 111 “Adem Jashari” thotë: “më Faikun ishim njohur edhe me herët në fshatrat e rrethit të Runikut por kur atë e pashë na Abri u gëzova shumë. Kuptova se ishte transferuar këtu ku zakonisht vinin djemtë më të dëshmuar dhe me vullnet të madh. Faiku u tregua shok dhe luftëtar i dalluar në njësinë e aksioneve speciale. Vazhduam se bashku me të tjerët stërvitjet dhe luftimet dhe ai ishte i gatshëm gjithmonë pa hezitim. Me kujtohet shumë mirë në luftimet në fshatin Marinë ku për tri ditë radhazi ai mori pjesë. Një djalë sypatrembur, i stërvitur mirë, i disiplinuar dhe i përgatitur që për atdheun t’i bëjë ballë agresorit të armikut me të gjitha mundësitë që kishim. I tillë kujtohet nga të gjithë shokët e Brigadës 111 nga e cila për lirinë e Kosovës i ka dhenë 13 dëshmorë”.

Faiku tashmë zanatin e aksioneve të specializuara si pjesëtarë i “Tigrave të Zi” në Brigadën 111 “Adem Jashari” do ta zbatonte më shumë saktësi në territorin e operimit të Brigadës 112 “Arben Haliti”. Aksionet e tij janë të panumërta dhe çdoherë rezultonin më fitore. Mbahet mend një betejë në fshatin Pemishtë në mes të rrugës rajonale Mitrovicë – Pejë, në ditën për diell Faiku më bashkëluftëtarë të tij arrin të hedhë në erë një automjet ushtarak në të cilin ishin disa oficerë serb. Ai tashmë e kishte marr hakun për baba dhe vëlla por megjithëkëtë ai nuk ndalej, ai po merrte hak për shokët e tij, ishte sikur rrufeja, i shpejt, i ashpër e guximtar nëpër beteja me armikun.

Kur orët e robërisë shekullore dhe të luftës çlirimtare po i kalonin minutat e fundit para se Kosova ta fitonte lirinë dhe UÇK-ja të triumfonte duke e çliruar përfundimisht atdheun Faiku bie në piedestalin e lirisë, bie aty në fushën e nderit dhe të trimërisë, bie për mos të vdekur kurrë dhe për ta fituar pavdekësinë. Ishte data 9 qershor e vitit 1999 kur Faiku më bashkëluftëtarët e tij Ramadanin, Agimin dhe Avdiun në afërsi të shkollës së fshatit hasin në prit të forcave të shumta policore e ushtarake serbe. Në një luftë të pa barabartë Faiku arrin ta zbraz të gjithë municionin e armës që e kishte në drejtim të pritës së pabesisë sigurisht duke e shpaguar edhe gjakun e tij. Dhe në momentin që e merr anti-tanukun për ta zbrazur predhën e tij ai goditet nga breshëria e plumbave që vinin pa ndal në drejtim të tij.

Ai luftoi deri në momentet e fundit të jetës së tij vetëm që shokët t’i shpëtonte. Ai ra pranë shkollës ku e mësoi abc-n, historinë e kombit shqiptar dhe aty ku u frymëzua më atdhedashuri. Prandaj më çlirimin e vendit shkolla e fshatit Leçinë më shumë krenari e mban emrin Faik Dragaj. Ai nuk ka qenë i martuar por pas vetës ka lenë nënën, vëllezërit dhe motrën. Familja e tij ka marrë mirënjohje nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së dhe Qeveria e Përkohshme e Kosovës. Një lapidar i është ngritur në vendprehjen e ti në varrezat e fshatit Leçinë si dhe një tjetër në oborrin e shkollës. Gjithashtu një rrugë në Leçinë e mban emrin Faik Dragaj. (L. D)

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …