Kaluan gati plot 15 muaj nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, dhe se me njohjen e saj nga Arabia Saudite u bënë 58 shtete që e njohën gjer tani pavarësinë e Kosovës nga gjithsej 192 shtete anëtare fuqiplotë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Janë dy faktorë kryesor që po ndikojnë në vonesat për njohjen e pavarësisë së Kosovës, faktori i jashtëm si dhe faktori i brendshëm.
Faktori i jashtëm i cili ndikon në vonesën e njohjes së pavarësisë së Kosovës përfshin shtetet që kanë ndikim kryesor politik vendimarrës në arenën ndërkombëtare sikurse janë SH.B.A.-ja, Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Kina, të cilët me të madhe në mënyrë direkte apo indirekte ndikojnë në vonesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Këtë kur po them, e kam parasysh pikësëpari në qëndrimin e SH.B.A-ve të cilët kanë ndikim kryesor sidomos në një varg shtetesh në Amerikën Qendrore, Azi si dhe shteteve arabe-islamike, dhe se kur në momentin e caktuar shtypin butonin pason njohja me radhë e pavarësisë së Kosovës, siç ishte rasti i fundit me njohjen nga Arabia Saudite pas akimit të emisarit të posaçëm amerikan me mbretin saudit Abdullah.
Kjo argumentohet me frikën e SH.B.A-ve nga depërtimi i “terrorizmit”nga qarqet e caktuara arabe-islamike, dhe se më parë duhet kaluar një periudhë kohore gjersa të konsolidohen institucionet shtetërore të Kosovës dhe të vihen nën kontroll të plotë amerikan, për të “parandaluar” ndonjë kërcënim eventual për sigurinë amerikane apo edhe evropiane. Pas shtypjes së butonave nga amerikanët, tani e tutje me siguri do të pasojnë edhe njohjet tjera nga shtetet arabe-islame, që janë aleat apo partner të ngushtë amerikan siç janë: Jordania, Kuvajti, Omani, Bahreini, Pakistani, Egjypti e kështu me rrallë.Britania e Madhe e cila akoma ka ndikim të madh politik në shtetet që kanë qenë ish kolonitë e saja, i njohur si Komonvelti Britanik, me shtypjen e butonave të saja mund të lëviz dhe të përshpejtojë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Njashtu mund të veprojë edhe Franca me ndikim të saj të fortë në Afrikë në shtetet e ashtuquajtura frankofone sikurse që janë Tunisi, Algjeria, Maroko, Mauritania, Çadi, Kameruni, Kongoja e kështu me radhë.
Në anën tjetër Rusia si kundërshtare e fortë e pavarësisë së Kosovës me të madhe po ndikon në parandalimin e njohjeve, e cila ka ndikim të madh në ish shtetet përbërëse të ish federatës sovjetike, sikurse që janë:Azerbejxhani, Kazakistani, Turkmenistani, Uzbekistani, Kirgistani, Taxhikistani, Bellorusia, Armenia, Gjorgjia, Moldavia e Ukraina, të cilët nuk guxojnë të rrezikojnë interesat e veta nacionale pasi që janë ende nën influencë dhe ndikim të drejtpërdrejte rus. Edhe Kina për shkak të interesave nacionale, pikësëparri duke pasur të pazgjidhura akoma politikisht Tibetin, Tajvanin, Sinkjanin, kundërshton dhe po ndikon në shtetet ku ka influencë, sidomos në Azi sikurse që janë: Koreja Veriore, Laosi, Kamboxha, Vijetnami, Nepali e kështu me rrallë.
Serbia duke marrë parasysh trashëgiminë e diplomacisë dhe lidhjeve të forta nga koha e ish Jugosllavisë dhe Titos, si themeluese e Konferencës së shteteve të pa inkuadruara së bashku me Indinë dhe Egjiptin, po ka akoma ndikim të caktuar në shtetet e botës së tretë, dhe se në saje të “shatëll diplomacisë” fluturuese të ministrit të punëve të jashtme Vuk Jeremiç po lobon me të madhe kundër pavarësisë së Kosovës e cila me të madhe po ndikon në vonesën e njohjes së Kosovës. Vuk Jeremiçi bile bile në takimet me diplomatët e shteteve islamike fare nuk po nguron të theksojë se rrjedh nga gjyshja e vet myslimane dhe se është nip i vëllezërve të Hamdija dhe Haki Pozdercit, udhëheqës të lartë boshnjak gjatë periudhës komuniste të ish Jugosllavisë së dikurshme.
Këtu nuk duhet harruar edhe rolin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, e cila pritet që gjatë vitit 2010 të shpall verdiktin përfundimtar lidhur me ankesën e Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës, i cili verdikt edhe pse jo obligues do të ketë ndikim në përshpejtimin apo vonesën e mëtejme të njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Faktori i brendshëm i cili po ndikon në vonesën e njohjes së pavarësisë së Kosovës përfshin krerët e institucioneve shtetërore të Kosovës, kryetari, kryeministri dhe ministri i punëve të jashtme, të cilët nuk po tregojnë pjekuri diplomatike dhe nuk po kan sens diplomatik për mënyrën e arritjes së njohjeve dhe vendosjes së plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore. Gjersa ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiç kohën më të madhe e kalon në aeroplan duke fluturuar prej një këndi në këndin tjetër të globit duke lobuar kundër pavarësisë së Kosovës, SkenderHyseni preferon që kohën më të madhe të kalojë në zyrën e vet në Prishtinë. Punën e ministrit të punëve të jashtme në njohje është duke kryer lideri i AKR-së z.Behxhet Pacolli i cili falë kontakteve dhe raporteve në botën e biznesit duke vizituar shtetet e ndryshme anekënd botës po jep kontribut të çmuar edhe në lobim për njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe se në vend që të përshëndetet kjo inicijativë e tij, ajo anashkalohet duke marrë parasysh se shoqëria shqiptare akoma po vuan nga sindromi i “bajraktarizmit” të trashëguar nga e kaluara e saj.
Kryeministri Hashim Thaqi ka treguar papjekuri diplomatike me deklaratat e tija të pamatura “rreth njohjeve kualitative dhe kuantitative” apo”jemi më shumë të interesuar të kemi marrëdhënie me Izraelin, sesa me vendet e botës arabe” të cilët kanë sjell dëme të mëdha diplomacisë kosovare .Në vend se të përdorin realitetin aktual të përbërjes fetare muslimane absolute të Kosovës me mbi 90% si shtesë në bashkëbisedime me shtetet arabe-islame, ata më tepër ngurojnë të theksojnë përkatësinë e tyre fetare , edhe pse nuk mund të ikin nga realiteti me të cilin përballen. Për dallim nga ish kryetari i ndjerë Ibrahim Rugova i cili tërë filozofin e tij politike e ka bazuar në afërsi dhe marrëdhënie me Vatikanin, kryeministri i Thaçi filozofinë e tij politike e bazon në afërsi dhe marrëdhënie me Izraelin, por është indikative se Vatikani e as Izraeli nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, bile bile nuk e kanë as në agjendë një gjë të tillë.
Për Kosovën do të jetë me rëndësi çdo votë dhe çdo njohje nga shtetet e ndryshme për pranim në OKB, dhe se vota si e Katarit apo e Gjermanisë do të kenë peshë të njëjtë, dhe se para nesh do të jetë rrugë e gjatë me plot zik-zake për pranimin e pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizmat e ndryshme ndërkombëtare dhe se ne duhet përdor të gjitha mekanizmat e mundshëm për të përshpejtuar njohjen sa më gjithëpërfshirëse të pavarësisë së Kosovës, bile bile, pse jo, edhe nga shtetet që janë cilësuar të ashtuquajtura “boshti i së keqes”siç janë:Irani, Iraku, Siria, Libani, Libia etj, të cilët do të paraqesin një hap më tutje drejt shtimit të numrit sa më të madh të njohjeve kuantitative, e jo vetëm atyre kualitative, pasi që në këtë rast, për pranimin e Kosovës në OKB- rol kyç ka sasia e jo cilësia e shteteve anëtare të OKB-së.