Faik Smajli: Shqiptarëzinjtë dhe çlirimtarët

Çdo popull në gjirin e vet ka pasur dhe mbase mund të ketë pjesëtarë, që  në kontinuitet e, sidomos në gjendje të jashtëzakonshme, kanë vepruar e mund të veprojnë në dëm të popullit të tyre. Të tillët, u kanë sjellur shumë të zeza e tragjedi bashkëkombasëve të tyre. Për shkaqe, gjithënjë të liga e personale, që i dinë vetëm ata, janë vu në sherbim të pushtuesve, që shumë prej tyre kanë qenë në gjendje të shkelin edhe mbi kufomat e çlirimtarëve, për qëllimet e tyre ogurzeza, që  si emërues të përbashkët kanë tradhtinë kombëtare! Shembuj të tillë kemi plotë…!? As populli ynë nuk bën përjashtim! Bile, kam bindjen se populli ynë ka më shumë se të tjerët pjesëtarë të tillë. Këtë bindje ma forcon, e kaluara dhe gjendja e tanishme, në të cilen ndodhemi. Për të tillët që kanë bërë dhe akoma po bëjnë, kush më shumë e kush më pak të zeza, në rrugëtimin tonë si popull, termi më gjithëpërfshirës, më i drejtë dhe më i saktë për emërimin e tyre të përbashkët, mbase do të ishte: “Shqiptarëzinjë”.


 


Shqiptarzinjtë na kanë penguar e na kanë luftuar në mënyra të ndryshme, gjatë gjithë historisë sonë të gjatë e të dhimbshme. Na kanë mohuar, vjedhur, plaçkitur, shantazhuar, dezinformuar, spiunuar e bile na e kanë kthyer edhe pushkën. Secili prej nesh mund të gjejë plotë shembuj të tillë.  Janë shkruar libra e libra, historike e publicistike e, shumë shkrime tjera në të cilat janë dëshmuar me fakte të zezat e shqiptarëzinjëve. Por prapëseprapë nuk janë thënë të gjitha, e nga një herë edhe janë mbuluar e manipuluar të zezat e tyre. Disa prej tyre që janë dëshmuar botërisht si antikombëtarë me damkë, po mundohen prej disave të na paraqiten si kombëtarë, të cilët na paskan dhënë kontribut në çështjen tonë! Sikur, që ka të atillë që me të vërtetë u është bërë e padrejtë e madhe historike në mohimin dhe akuzimet e ndryshme ndaj


tyre, sipas interesit të politikës ditore! Historia jonë ka shumë punë për të bërë në këtë drejtim.


 


Është e pamundur që në një shkrim të shkurtër si ky, të përmbledhen të gjitha të zezat e shqiptarëzinjëve, por në mënyrë fare kalimthi, pa ndonjë strukturim, në mënyrë përgjithësuese dhe pa cituar emra, t’i përkujtojmë vetëm disa të zeza të tyre gjatë historisë sonë më të re:


Gjatë gjithë kohës, por sidomos gjatë kohës së fundit nën Perandorinë Osmane,  popullit tonë. Dihet mirëfilli veprimtaria e tyre kundër Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë (1912). Detyrimi i Kryeministrit të parë dhe të fundit të të gjithë shqiptarëve – Ismail Qemalit, të japë dorëheqje.


Pastaj, në kontinuitet, me çdo Qeveri që arrinte në pushtet. Pothuaj se të gjitha qeveritë vinin në pushtet duke e rrëzuar qeverinë paraprake, dhe qeverisnin fare shkurt, deri në rrëzimin e tyre të radhës. Në këto kohë turbullirash dhe luftërash për pushtet, janë vrarë edhe shumë figura të mëdha të kombit tonë. Dhe jo edhe pa ndihmën e shqiptarëzinjëve, Shqipëria- atdheu i të gjithë shqiptarëve, u coptua kaq keq, për interesat e të tjerëve. Gjatë gjithë kohës janë shitur e janë shkelur interesat e Shqipërisë. Shqiptarëzinjtë kanë bashkëpunuar dhe e kanë ndihmuar çdo pushtues që vinte në tokën tonë, të cilëve ua


kanë bërë më të lehtë pushtimin dhe ua kanë zgjatur qëndrimin. Ka edhe sot  shqiptarëzinjë të shumtë, bile edhe në pushtet, që zakonisht,  janë në shërbim të djallit e kundër inetresave tona!


 


Por, shumë herë më e madhe është tragjedia e shqiptarëve të mbetur jashtë shtetit administrativ shqiptar. Kjo gjë është e kuptueshme, sepse mbetëm nën sundimin e egër sllav. Për ta bërë edhe më të madhe këtë tragjedi të shqiptarëve të mbetur nën çizmën fashiste sllave, janë kujdesur si gjithmonë shqiptarëzinjtë, të cilët ishin dora e djathtë e


pushtuesit, që nga koha e Krajlëve të Serbisë, e deri më sot. S`ka munguar veprimtaria oguzezë e shqiptarëzinjve, kundër përpjekjeve tona për t’u çliruar.


 


T’i përmendim fare shkurt vetëm disa nga ngjarjet historike, në të cilat edhe shqiptarëzinjtë kanë luajtur rolin e tyre si antikombëtarë: Gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, shumë çlirimtarë shqiptarë u vranë me ndihmën e tradhtarëve, e shpeshëherë edhe nga vetë ata. Ta kujtojmë “Masakren e Tivarit”, pastaj pushkatimet e shumta me gjyq e pa gjyq, anekënd trojeve shqiptare, luftën e madhe kundër brigadave të Heroit Shaban Polluzha, në Drenicë etj.


 


Propaganda e trysnia e madhe për shpërnguljen e sa më shumë shqiptarëve


për në Turqi. Spiunimet dhe denoncimet kundër bashkëkombasëve të vet në të ashtuquajturin  „Aksioni  për mbledhjen e armëve“, në kohën e Rankoviçit.


Vijmë me radhë deri te protestat e shqiptarëve brenda ish-Jugosllavisë, që kërkonin Liri dhe Bashkim Kombëtar. Zbulimet dhe përsekutimet e panumërta të grupeve ilegale, që zhvillonin aktivitet çlirimtar, duke filluar nga Adem Demaçi, Metush Krasniqi e mijëra të


tjerë. Shqiptarzinjtë ishin shumë të zellshëm në denoncimet, torturimet dhe dënimet me burg të çlirimtarëve dhe, e kryenin punën e pushtuesit, në shumë raste, madje edhe më mire se ata. Disa shqiptarëzinjë votuan pro, edhe për heqjen e asaj pak autonomie që kishte Kosova.


Kjo gjendje pra, pandërprerë, vazhdoi edhe me fillimet e veprimtarisë dhe Luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të gjithë e dime faktin se në Tiranë burgoseshin ata shqiptarë që bënin përpjekje të formonin grupe të armatosura e që më vonë u shndërruan në UÇK.


Edhe Adem Jashari – Komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është burgosur në Tiranë, sikurse edhe Zahir Pajaziti e disa të tjerë!


Në këtë kohë të lavdishme, në Shqipëri ishte instaluar një regjim i rreptë në kërkim të atyre që nuk ishin në një vijë me politikën mjerane “institucionaliste” që zhvillohej në Kosovë.


Në Shqipëri, vepronte edhe e ashtuquajtura “Zyra e përfaqësisë së Kosovës”, e cila ishte në dijeni dhe kishte emrat e shumë çlirimtarëve që stërviteshin e organizoheshin për luftë të armatosur. Shërbimi Informativ Shtetëror i Shqipërisë, në krye të të cilit ishte


Bashkim Gazidede, Zyra e përfaqësisë së Kosovës në Tiranë, në bashkëpunim edhe me Shërbimin Sekret Informativ në Prishtinë, kanë shumë faje në ndjekjen, burgosjen  e ushtarëve të lirisë e, si rezultat i kësaj, disa çlirimtarë të devotshëm pak më vonë ranë heroikisht në pritat e UDB-së.


 


Pastaj furnizimi i makinerisë vrasëse serbe, gjatë luftës me karburante, nga njerëzit e Sali Ziut edhe, megjithë embargon e rreptë që kishte Serbia, nga bashkësia ndërkombëtare etj. etj. Por, siç  thamë më lart, edhe në Prishtinë tashmë ekzistonin Shërbime të fshehta informative shqiptare, të cilat bashkëpunonin me Shërbimi informative serb, për ndjekjen dhe likuidimin e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Edhe LDK- ja, thuhet, të ketë pasur Shërbimin e saj informativ (sekret) që ishte ngritur nga kuadrot e mëhershme jugosllaviste, (që kurrë nuk i kishin shkëputur lidhjet e tyre) të cilës shumë i interesonte që në Kosovë të mos kishte veprimtari kombëtare, sepse ata ishin për ruajtjen e status-cuos, që ishte bërë e padurueshme.


 


Nuk ishte e rastësishme dhe nuk mund të ishte bërë e mundur arrestimi i disa figurave të rëndësishme të luftës si: Besim Rama, Avni Nura, Besnik Restelica, Nait Hasani e shumë të tjerë, pa ndihmën e shqiptarëzinjëve, pa të cilët as sot nuk do të bëhej e gjithë kjo fushatë „ Parazgjedhore“, kundër ish-ushtarëve të lirisë. Sikurse nuk ishte e rastësishme rënia heroike e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut edhe e Edmond Hoxhës, në Pestovë të


Vushtrrisë (Janar – 1997), e shumë raste tjera, që nuk do të ishin bërë pa ndihmën e shqiptarzinjëve atëherë as sot. UDB-ja serbe, e cila ishte e shtrirë deri në Shqipëri dhe jashtë saj, edhe me ndihmën e shërbimeve informative të shqiptarëzinjëve, shumë herë kishte informata të sakta mbi aktivitetin e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, së cilës në disa raste i shkaktoi dëme të mëdha…!


 


UDB-ja, edhe me ndihmen e Shërbimit sekret shqiptar të Kosovës, nuk e kishte të vështirë, që t`i infiltronte njerëzit e saj ( shqiptarëzinjë) edhe në radhet e UÇK-së. Pastaj edhe grupi politik që ishte dërguar nga LDK-ja në fshatrat e Drenicës (në fillim të luftës) kishte për mision denigrimin e çlirimtarëve, duke bërë thirrje në popull që të mos i përkrahnin „ Grupet terroriste“ siç u thonin,  të mos u ofronin bukë e strehim! Me këtë qëllim ishin nisur një grup prej tyre, por si shpërblim e moren një dajak të mirë nga çlirimtarët (në Qirez) dhe u kthyen mbrapshtë me bishtin ndër shalë!


 


Të kujtojmë me këtë rast edhe grupin e formuara nga LDK – ja, pas luftës në mbledhjën e gjoja “fakteve” kundër çlirimtarëve, të cilin e udhëhiqte lëdëkeisti Eqrem Kryeziu). Dihen mirë kualifikimet dhe etiketimet e tyre kundër çlirimtarëve, duke i quajtur herë si dorë e zgjatur e Serbisë, njerëz të frustruar, herë grupe katundarësh, të pashkolluar etj. etj. Në Kosovë, ndiqej politika pasive e nështrimit ndaj okupatorit, sepse të ashtuquajturat “elita politike” nuk kishin asnjë besim në asgjë, pothuajse kishte humbur ideja e të vepruarit ndryshe, mbjellnin frikë kudo e, dinjiteti gati ishte shtrirë përdhe!


 


Kjo “elitë politike” edhe, në këto rrethana jetonte për mrekulli me paratë e shqiptarëve të derdhura në 3% ( që sot e asaj dite nuk u muar vesh se çka u bë me to), hanin, pinin, shetisnin, ndërtonin shtëpi e vila, makina të mira etj. etj. Por falë çlirimtarëve trima dhe të paepur edhe kjo gjendje e mjerë u përmbys dhe filloi rruga e vetme e duhur, për t’ia hequr frikën populit, për t’ia kthyer besimin dhe dinjitetin popullit, që gati kishte humbur çdo shpresë. Shumë mallkime, sharje, përbuzje, përçmime, kundërshtime, shantazhe e mosmirënjohje kanë përjetuar e duruar çlirimtarët gjatë gjithë kohës nga


shqiptarëzinjtë, të cilët ishin nënshtruar e adaptuar me kohë nën çizmen e pushtuesit, dhe përmes kanaleve të ndryshme kriminale, ata i kishin bashkuar ineteresat e tyre.


Moto e tyre ishte bërë: “Le të digjet e gjithë bota, vetëm unë të jem mirë”!


 


Që në fillim, por sidomos pak para mbarimit të luftës, kur e panë se lufta po mbaronte edhe po fitohej, UÇK-në e vërshuan me të madhe edhe shumë shqiptarëzinjë, që deri dje ishin kundër! Duke e ditur se lufta çlirimtare bëhej në mënyrë vullnetare dhe nuk kishte ndonjë kriter për përzgjedhjen e tyre, por secili mund të inkuadrohej në UÇK, ata me të


“drejtë” vlerësonin se kohët po ndryshonin dhe ishte momenti më i duhur për t’i “larë” mundësisht mëkatet e tyre të mëparshme. E ani, shiten si “patriotë e çlirimtarë” në sytë e të tjerëve!


 


Lirisht, mund të themi se UÇK-ja ishte e përbërë nga dy kategori ose grupe të interesit:


 


Grupi i parë: – Ishin ata çlirimtarë, që kishin një preokupim dhe interes të vetëm; çlirimin e plotë dhe bashkimin e trojeve shqiptare. Për këtë ideal dhe synim, i kishin rrokur armët dhe ishin të gatshëm ta sakrifikonin edhe jetën.


 


Grupi i dytë: – Ishin ata njerëz, që kujdeseshin për mbijetesën e tyreindividuale dhe vepronin vetëm pë të përfituar nga lufta.


 


Që të gjithë ishin betuar mbi flamurin „Kuq e Zi“ ( e dimë se çfarë thuhet në Betimin e UÇK-së), por këtë betim e quan në vend vetëm ata që nuk e ndalen luftën deri në rënien e tyre, ndërsa shumë të tjerë e kishin në rend të parë mbijetesën dhe përfitimet e kësaj lufte, (pas luftës) e lanë përgjysmë këtë betim të shenjtë. Pas mbarimit të kësaj lufte të lënë përgjysmë, shumica e shqiptarëzinjëve vrapuan pas përfitimeve materiale e pozitave, duke uzurpuar çdo gjë që mund të uzurpohej, në emër të luftës! Duke uzurpuar e marrë merita të paqena, tash na shesin “patriotizëm” nga pozitat e tyre në hierarkinë politike e shoqërore dhe janë më të zëshmit!


 


Për të qenë paradoksi edhe më i madh, shumë shqiptarëzinjë që s’kanë asnjë meritë të luftës, që s`kanë shkrepuar as edhe një fishek të vetëm, janë bërë përfituesit e të qenit “veteran i luftës”, ndërsa shumë t` atillë që kanë luftuar e kanë rënë në fushën e nderit (edhe ata që kanë rënë para luftës së UÇK-së), kanë mbetur jashtë këtij rregulli!


 


Shumë familje e fëmijë dëshmorësh, kanë mbetur pa asnjë përkujdesje shtetërore etj. etj.! Disa shqiptarëzinjë të historisë së Kosovës, por edhe të viseve tjera shqiptare na janë shpallur në mënyrë zyrtare e shtetërore “heronj”! Të shumta janë sjelljet dhe keqpërdorimet që janë bërë e, po bëhen në dëm të vlerave të luftës nga shumë shqiptarëzinjë (profiterë të luftës dhe gjendjes kaotike), sa që nga një herë nuk po dallohen qartë vlerat e mirëfillta me antivlerat e shoqërisë sonë…!


 


Të gjithë e dimë dhe pajtohemi (përpos shqiptarëzinjëve) se çështja shqiptare ende nuk është zgjidhur plotësisht. Ende kemi copa të mëdha tokash shqiptare, të banuara me shumicë dërmuese nga shqiptarët, që vazhdojnë të jenë nën pushtuesit sllavo-grekë.


 


Qëllimi ynë gjithmonë ka qenë dhe duhet të jetë një shtet i vetëm për shqiptarët, sikurse e kanë të gjitha kombet tjera në Ballkan e Europë. Për këtë qëllim, të gjitha brezat janë përpjekur e kanë bërë sakrifica të shumta…! Asnjë luftë, asnjë përpjekje, asnjë sakrificë gjatë gjithë historisë sonë nuk është bërë për gjë tjetër, pos për Shqipërinë Etnike– për atdheun e të gjithë shqiptarëve! Në këtë rrugëtim të gjatë, për bërjen e Shqipërisë, të cilen ende s’e kemi bërë, përpos armiqve të jashtëm që dihen historikisht, na kanë e penguar e luftuar edhe shqiptarëzinjtë edhe do ta bëjnë edhe në të ardhmen. Do të kemi çimka, ndëskamca, e pengesa të shumta prej tyre, dhe mund të na vonojnë, por nuk do të mund të na ndalin në bërjen e Shqipërisë!


 


Ata, atëherë, po të njejtit edhe sot zhvillojnë fushatë parazgjedhore, që duke e sharë disa udhëheqës  politikë, shajnë edhe vlerat e luftës së UÇK-së edhe përditë i akuzojnë ish-ushtarët e lirisë, që disa në Hagë e, disa në burgjet e Kosovës vuajnë për shkak të denoncimeve të tyre. Por e kotë është, se korbat nuk mund të fluturojnë në lartësitë e shqipeve.


Londer, 14.02. 2012

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …