Eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon ka vizituar Serbinë dhe ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryetarit të saj, Aleksander Vuçiq. Gjatë intervistës për gazetën serbe “Danas” ajo ka thënë se kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq është duke e ngulfatur demokracinë. Ndësa duke folur për idetë për ndryshimin e kufijve, eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon ka thënë se çdo ndryshim kufiri është çështje shumë e ndjeshme nuk mbeshtet një ide të tillë. Frikësohem se do të ketë efekt negativ në gjithë rajonin duke shkaktuar destabilizim. Kjo më brengos mua dhe shumë shtete brenda BE-së. Shpesh po dëgjoj që çdo ditë e më shumë autoritetet e Bashkimit Evropian po e kritikojnë qëndrimin e Mogherinit sepse ka edhe udhëheqës tjerë në Ballkan që duan ndryshimin e kufijve, ka theksuar eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …