Pas emërimit në rolin e raportueses për liberalizimin e vizave për Kosovë, euro-deputetja Tanja Fajon ka thënë se mezi pret që t’ia mundësojë popullit të Kosovës lëvizjen e lirë. Në një postim të afishuar në Twitter, ajo ka shprehur kënaqësinë që është emëruar në këtë rol. “Më vjen mirë që jam emëruar Raportuese e Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave për Kosovën. Mezi po pres që t’ia bëjë të mundur poipullit të Kosovës që të udhëtojnë lirshëm”, thuhet në shkrimin e euro-deputetes, Fajon.
