Prindërit e Astrit Deharit, Avni dhe Xhemile Dehari, kanë bërë të ditur se është përzgjedhur ekipi i ekspertëve nga Zvicra për të hetuar rastin e vdekjes së djalit të tyre. Nëna e Astritit edhe një herë tha se djali i tyre është vrarë. Babai i Astritit, Avni Dehari në një konferencë për media, deklaroi se ekspertët e përzgjedhur janë nga Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore në Zvicrën Franceze, Romandi. Sipas tij, janë përcaktuar ekspertët ndërkombëtarë nga Zvicra, pasi që ata nuk janë pajtuar me konkludimet dhe deklaratat kontradiktore për vdekjen e Astritit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …