leoni

Gjykata Speciale

“Familja dhe Shpresa”: Ne nuk do të ndalemi, Ligji gjysmak për gjykatën speciale DUHET patjetër që të plotësohet

Sot një delegacion i shoqatës « Familja dhe Shpresa » ka pasur një takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Zotëri Ramush Haradinaj.

 Kryetarja e shoqatës, Zonja Bytyqi-Geci në takim ia ka dorëzuar me shkrim krejt kërkesat që shoqata “Familja dhe Shpresa” ua ka dërguar krejt krerëve të institucioneve të vendit, deputetëve e kryetarëve të partive politike vendore që nga 13 Nëntori 2016 për plotësimin e ligjit selektiv i cili u miratua nga parlamenti i Kosovës në gusht 2015 dhe me të cilin e krijua gjykata speciale selektive për krimet e luftës në vendin tonë.

Ky ligj dhe kjo gjykatë i amnistoi Serbinë dhe kriminelët e saj për krimet që i kanë bërë ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës 1998-1999 për liri dhe pavarësi.

Në takimin me Kryeministrin Haradinaj, Zonja Bytyqi-Geci i ka ritheksuar kërkesat e shoqatës « Familja dhe Shpresa » që ky ligj të plotësohet sa më shpejt në mënyrë që atje në këtë gjykatë, në Hagë të Holandës, të zbatohet drejtësia për të gjithë, pra që atje të gjykohen së pari kriminelët e ndërmarrjes vrastare të Serbisë për masakrat dhe vrasjen e 13,000 civilëve shqiptarë, përdhunimin e 20,000 grave e vajzave, e dëmet e tjera ndaj pronës private të qytetarëve shqiptarë të Kosovës dhe pronës shoqërore gjatë luftës.

 “Ky ligj DUHET që të plotësohet në mënyrë që të ketë drejtësi për të gjithë,”  ka ritheksuar Kryetarja e shoqatës “Familja dhe Shpresa”, Zana Bytyqi-geci në takimin me Kryeministrin Ramush Haradinaj.

Në të njëjtën kohë ajo ia ka përcjellë fuqishëm dhe zëshëm zotëri Haradinajt edhe porosinë se familjarët e viktimave të Kralanit nuk do të ndalen së insistuari për plotësimin e këtij ligji nga parlamenti i Kosovës, deri sa atje në Hagë të gjykohen krejt kriminelët e Serbisë për krimet ndaj më të dashurve të cilët u ekzekutuan me 4 prill 1999 dhe për krejt krimet e tjera të luftës që i bëri Serbia dhe kriminelët e saj ndaj civilëve shqiptarë anekënd Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …