Familja e Faton Hajrizit sot do të dorëzojë padi dhe kallëzim penal kundër, Albin Kurtit, Besnik Bislimit e Albulena Haxhiut

Familja e Faton Hajrizit sot do të dorëzojë padi dhe kallëzim penal kundër, Albin Kurtit, Besnik Bislimit e Albulena Haxhiut

Familja e Faton Hajrizit sot  do të dorëzojë padi dhe kallëzim penal ndaj kryeministrit Albin Kurtit, zëvendësit të tij, Besnik Bislimi dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu për deklaratat ndaj Hajrizit, i cili është vrarë në Serbi para disa muajsh. Lajmin e ka me dije avokati i familjes, Gent Gjini, i cili ka thënë sot në pallatin e drejtësisë do t’i dorëzojmë paditë dhe kallëzimet penale në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj zyrtarëve publikë të cilët kanë përdorur ofendime dhe gjuhë urrejtje për Faton Hajrizin, me shprehje si ‘kriminel, e pikërisht fjala kriminel na ka shtyrë t’i procedojmë paditë për shpifje dhe ofendim. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, kryeministri po ashtu, deputeti Arbër Rexha e po ashtu ministrja e Drejtësisë, kanë përdorur shprehje joetike dhe fyese ndaj familjes Hajrizi”, ka thënë avokati Gjini.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …