leoni

Familja e heroit të kombit, Avni Shabani reagon ndaj OVL-UÇK-së në Mitrovicë për haresë të dëshmorëve dhe ditëve të luftës

Familja e heroit të kombit, Avni Shabani reagon ndaj OVL-UÇK-së në Mitrovicë për harresë të dëshmorëve dhe ditëve të luftës

Sot është shënuar 22 vjetori i rënies heroike të kombit Avni Shabani – Dedia. bëhen Janë bërë homazhe tek lapidari i heroit në Mitrovicë si dhe tek varrezat e dëshmorëve në Shipol si dhe tek vendi i rënies ne fshatin Mazhiq. Ai ishte dëshmori i parë i UÇK-së në Zonën Operative të Shalës. Avniu ka renë në betejën e përgjakshme të Mazhiqit më 15 shtator të vitit 1998, betejë në të cilës janë plagosur edhe 14 luftëtarë të tjerë të lirisë. Por sot familja Shabani ka reaguar ashpër ndaj OVL-UÇK-së në Mitrovicë e cila nuk e ka kujtuar këtë betejë, as dëshmorin e kombit Avni Shabani por për me tepër as nuk kanë marrë pjesë në nderime e homazhe.

Reagimi plotë:

“Pa dëshirën time e të familjes sime por nuk mund t’i mbylli sytë e veshët e të bëhem sikur nuk shohim e nuk dëgjojmë. Reagoi ashpër ndaj organizatave të luftës në Mitrovicë. A thua a u ka mbet një pikë ndërgjegjeje juve si organizata a thua keni ndonjë qellim apo hatër mbetje tek ne si familje apo kundër gjakut te këtij njeriu?!. Po qysh nuk u kujtuat të paktën ju si organizata një njoftim për epopenë e Mazhiqit dhe rënien e 1 dëshmori dhe plagosjen e 14 te tjerëve që ishin në ato beteja edhe sa për sy e faqe në qoftë edhe një njoftim dhe histori të shkurtër ta kishit postuar. Shpresoi të vetëdijesoheni e mos t’i harroni të paktën këto data sepse fal gjakut të tyre jeni në ato pozita Duhet të keni turp sepse ne nuk heshtim më para këtyre gjërave”, thuhet në reagimin e familjes së dëshmorit Avni Shabani.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …