Të nderuar qytetarë, miq e dashamirë,
Në emër të Familjes Veseli, shprehim mirënjohjen më të thellë për të gjithë ju që na u gjendët në krah në këto momente pikëllimi për vdekjen e kryefamiljarit tonë, Fazli Veselit.
Të gjithë ju që na vizituat dhe na shkruat për të na ngushëlluar për humbjen e prindit dhe gjyshit tonë, keni marrë një copë pikëllimi nga pikëllimi ynë dhe na e keni lehtësuar dhimbjen.
Faleminderit përfaqësuesve institucionalë e politikë, bashkëluftëtarëve të Kadriut që na mallëngjyen me nderimin e tyre, miqve dhe secilit qytetar nga Kosova, viset tjera shqiptare e diaspora.
Një falënderim të veçantë për personelin shëndetësor, të Klinikës Infektive në SHSKUK dhe të Spitalit në Mitrovicë, të cilët u kujdesën për babanë dhe gjyshin tonë, si dhe për Policinë e Kosovës që ndihmoi në mbarëvajtjen e ceremonisë mortore.
Të gjithë ju na bëtë të ndjehemi krenarë për babanë dhe gjyshin tonë, Fazli Veselin, i cili na la trashëgim respektin e shqiptarëve bujarë.
Fazli Veseli na la trashëgim krenarinë për të dhe për edukatën patriotike e moralin njerëzor që na mësoi neve – fëmijëve, nipërve e mbesave të tij.
Përjetësisht mirënjohës!