Familja e profesor Ahmet Qeriqit shpreh Mirënjohje për të gjithë që ishin në nguhëllime

Familja e profesor Ahmet Qeriqit shpreh Mirënjohje për të gjithë që ishin në ngushëllime

Me përfundimin e ditëve të ngushëllimit, familja e profesor Ahmet Qeriqit shpreh mirënjohjen më të thellë dhe falënderon nga zemra të gjithë ata që qëndruan pranë nesh në këto momente të rënda, duke ndarë dhimbjen për ndarjen nga jeta të njeriut tonë të dashur. Përkrahja, fjalët e ngrohta, ngushëllimet dhe prania juaj ishin një ngushëllim i çmuar dhe një dëshmi e respektit dhe vlerësimit për jetën dhe veprën e profesor Ahmet Qeriqit. Në këto ditë të vështira, mbështetja juaj na ka lehtësuar dhimbjen dhe na ka dhënë forcë për ta përballuar shkuarjen në amshim të Babit. Jemi thellësisht mirënjohës për të gjithë familjarët, miqtë, bashkëluftëtarët, kolegët, institucionet dhe të gjithë ata që ndanë dhembjen tonë, duke na nderuar me praninë dhe fjalët e tyre të sinqerta. Kujtimi dhe vepra e profesor Ahmet Qeriqit do të mbeten të paharruara dhe ne do të ruajmë gjithmonë me krenari trashëgiminë e tij të çmuar. U kthefshim për të mira e gëzime! Me mirënjohje të përjetshme: bashkëshortja Zymrytja, bijat dhe bijtë  Antigona, Arbana, Labëria, Rrezarta, Epiri, Zamiri. Motra Bahrija, vëllezërit Osmani, Hasani, rejat Vezirja dhe Krenarja, nipat dhe mbesat.

Kontrolloni gjithashtu

Moto Klubi “Veteranet e UÇK-së”: Vepra kolosale e profesor Ahmetit, ka lënë gjurmë të pashlyera të kohës së luftës çlirimtare dhe të Liris së Kosovës

Moto Klubi Veteranet e UÇK-së, ishin për ngushëllime tek familja e profesor Ahmet Qeriqit. Vepra …