Familja e Remzi Gashit në Skenderaj bëhet me shtëpi të re

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku dhe bashkëpunëtorë kanë dorëzuar çelësat e shtëpisë familjës së Remzi Gashit, ku donatorë i kësaj shtëpie është Arben Dauti i cili jeton në Zvicër. Kryetari Jashari, në emër të komunës së Skenderajt e ka falënderuar donatorin e kësaj shtëpie. “Kisha kënaqësinë që t’ia dorëzojë çelësat e shtëpisë familjës së Remzi Gashit në lagjën III, në Skenderaj. Donatorë i kësaj shtëpie është bashkatdhetari ynë që jeton në Zvicër, Arben Dauti, të cilin e falënderoj në emër të komunës, për ndihmën që i ka ofruar kësaj familje. Falë ndihmës së njerëzve vullnetmirë çdo ditë e më shumë familjet nevojtare po bëhen me shtëpi” ka shkruar kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …