Remzi Hoxha

Familja e Remzi Hoxhës, i zhdukur 24 vjet më parë, ndihet e zhgënjyer nga Qeveria Rama për mos zbardhjen e rastit

Familja e Remzi Hoxhës, i zhdukur në rrethana ende të paqarta  në një konferencë për mediat, ka shprehur zhgënjim ndaj qeverisë Rama, për mos zbardhjen e rastit. Djali i Remziut, Ardian Hoxha, tha sot se i implikuari kryesor i vrasjes së babait të tij, Budjon Meçe, nuk është më gjallë. “Kur ishte në opozitë, Edi Rama fliste për këtë çështje, por duket se e bëri për të goditur palën tjetër që ishte e implikuar në krim. E kam takuar personalisht kryeministrin, Edi Rama. Fillimisht më tha se i duhej kohë. Në vitin 2015 e takova sërish Ramën dhe i ofrova një zgjidhje dhe ai më orientoi tek Saimir Tahiri. Budjon Meçe është i përfshirë direkt në krim, por tani nuk jeton më. Tahirit ja kam nënvizuar që Budion Meçeja ka qenë i implikuar, në email shihet edhe përgjigja e tij, se do ja kalonte policisë, por që nuk është bërë asgjë. Tashmë kam informacionin se Meçeja nuk është i gjallë më. Kemi humbur një rast për të zbardhur drejtësinë. Kjo është shumë zhgënjyese për ne familjarët, pasi kishim shpresa të mëdha se do na ndihmonte të gjenim eshtrat. Kjo tregon se edhe kjo qeveri nuk ka qenë e interesuar të zbardhë rastin e babit tonë. Babi im, si shumë njerëz të tjerë, jetën e ka humbur për kombin shqiptar. Është shumë zhgënjyese për ne dhe shumë familje të tjera. Kjo qeveri nuk ka qenë e interesuar për të zbardhur këtë çështje”, deklaroi djali i Remzi Hoxhës, Ardiani.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …