Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, në zyrën e tij, ka pritur familjen e veprimtarit të ’68-ës, Haxhi Bajraktari, nga Suhareka, i cili në atë kohë ka ngritur flamurin kombëtar në Suharekë. Kryetari Muharremaj, ka vlerësuar lartë veprën e Haxhi Bajraktarit, (tani i ndjerë), dhe e ka falënderuar familjen Bajraktari, për konrtibutin e dhënë për çështjen kombëtare, në kohë të vështira kur gjindej vendi. Ndërkaç familja Bajraktari e kanë falënderuar kryetarin Muharremaj për pritjen dhe për respektin ndaj tyre. Vlen të theksohet se familja Bajraktari, kishin marrur me vete Flamurin origjinal të ngritur më 08.10.1968, në Suharekë.