leoni

UCK

Familja e veteranit të luftës së UÇK-së, Sabit Dobruna, është bërë me shtëpi banimi

Falë ndihmës dhe kontributit të mërgimtarëve tanë që punojnë dhe jetojnë në botën e jashtme, si dhe kontributit të Komunës së Malishevës, nga sot, familja e veteranit të luftës së UÇK-së, Sabit Dobruna, është bërë me shtëpi banimi dhe përfundimisht e ka zgjidhur problemin e strehimit. Për ndërtimin e shtëpisë për veteranin Dobruna, truallin e ka dhuruar mërgimtari Fatmir Gashi, ndërsa për ndërtimin e shtëpisë kanë ndihmuar edhe Arbnor Bashota, Adrian Dobruna, Faik Zogaj dhe Komuna e Malishevës. Sot, me rastin e përurimit të shtëpisë dhe dhënies së çelësave të shtëpisë, në vigjilje të shënimit të 28 Nëntorit, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka falënderuar të gjithë donatorët, në veçanti Fatmir Gashin, për dhënien e truallit për Sabit Dobrunën, si dhe e ka uruar veteranin, për shtëpinë e re. “Ju jam mirënjohës të gjithëve për këtë gjest human që ju keni bërë dhe i keni siguruar edhe truallin, edhe keni ndihmuar në ndërtimin e shtëpisë”, tha kryetari Begaj, duke i falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në ndërtimin e shtëpisë.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …