Familja Mustafa nga Skenderaj ka dhuruar 1000 kg miell për familjet në nevojë të komunës së Skenderajt.
Në emër të familjes donacionin e dorëzoi Hajzer Mustafa, zyrtar i Komunës së Skenderajt.
Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, në emrin e tij dhe të gjithë qytetarëve të Skenderajt, i ka falënderuar familjen Mustafa dhe gjithë personat e vullnetit të mirë që po u qëndrojnë afër familjeve nevojtare në këtë kohë pandemie.
Ne si komunë jemi duke u angazhuar që çdo ndihmë që vjen në adresen tonë ta dërgojmë në çdo shtëpi të rasteve sociale me qëllim të shmangies se mundësisë të infektimit me virusin Covid-19, ka thënë kryetari Jashari.