leoni

Familja skamnore e Mehmet Jasharit do të bëhet me shtëpi të re

Falë bashkëpunimit të Komunës së Skenderajt dhe OJQ “Ndihmo edhe ti”, familja e Mehmet Jasharit do të bëhet me shtëpi të re. Kjo familje për shkak të pamundësive ekonomike deri më tani ka jetuar në kushtet aspak të mira të banimit.

Më qëllim të vazhdimit të bashkëpunimit në fushën e përkrahjes së familjeve nevojtare, Komuna e Skenderajt dhe OJQ “Ndihmo edhe ti” kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshja e nënshkruar ka për qëllim bashkëpunimin në fushën e këmbimit të informatave dhe ndihmës për familjet e varfra që kanë probleme me strehimin.

Nënshkruesit e marrëveshjes Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura dhe drejtori ekzekutiv i OJQ “Ndihmo edhe ti” Liridon Llapashtica u shprehen shumë të kënaqur me nënshkrimin e saj.

Nënkryetar Nura u shpreh i kënaqur me mundësinë që qytetarët nevojtarë të Skenderajt do të ndihmohen në strehim në të ardhmen.

Ai siguroj se obligimet e Komunës në bazë të marrëveshjeje do të realizohen, pasi përkrahja e familjeve skamnore është prioritet i Komunës së Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …