Me rastin e 10 vjetorit të protestës së 10 shkurtit të vitit 2007, familjar dhe aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje bënë homazhe te vendi i vrasjes në këtë protestë të Arben Xheladinit dhe Mon Balajt. Përveç homazheve në vendin e rënies së tyre në sheshin “Nëna Terezë” ku edhe për nder të tyre është ngritur një pllakë përkujtimore, Arben Xheladinit dhe Mon Balajt ju bënë homazhe edhe te varrezat e tyre në Prishtinë dhe Besjanë. Duke përkujtuar rënien e tyre, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se Arben Xheladini dhe Mon Balaj janë dëshmorë të Vetëvendosjes së protestës së para dhjetë viteve. Lëvizja Vetëvendosje asnjëherë nuk do të ndalet së kërkuari të drejtën për vetëvendojse, theksoi në mes tjerash deputeti, Glauk Konjufca.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …