Kosova dhe Kroacia i kërkojnë që Serbia t'i hap arkivat detajuara që mund të zbardhin fatin e personave të pagjetur

Familjarët e 1647 personave të zhdukur presin që Qeveria e re ta ketë prioritet zbardhjen e fatit të familjarëve të tyre

Familjarë dhe përfaqësues të shoqatave të personave të zhdukur presin që Qeveria e re ta ketë prioritet zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Zgjidhja e vetme, sipas tyre, është që kjo temë të diskutohet në Bruksel. Thonë se është për keqardhje që 20 vjet pas luftës nuk ka asnjë informatë për fatin e 1647 personave. Anëtari i Kryesisë së Këshillit të Familjarëve të të Zhdukurve, Haki Kasumi, ka deklaruar se tash e dy dekada asnjë qeveri nuk e mori seriozisht fatin e personave të pagjetur. “Kemi pritur e përcjellë qeveri të shumta të cilat na kanë premtuar se do ta kenë këtë çështje prioritet, por kjo nuk ka ndodhur. Na mban shpresa që Vetëvendosje, e cila nuk ka qenë asnjëherë në pushtet, do ta ketë prioritet këtë temë të dhimbshme. Ka kaluar kohë shumë gjatë, familjarët e kanë humbur durimin. Është plaga e vetme që ka mbetur e hapur që nga përfundimi i luftës”, ka theksuar ai. Kasumi ka kërkuar që kjo temë të diskutohet në Bruksel por, sipas tij, pa ndihmën e faktorit ndërkombëtar një gjë e tillë është vështirë e realizueshme. Sipas tij, nuk ka asnjë arsye të neglizhohet kjo temë derisa është e drejtë legjitime e një qeverie të sigurojë informacion zyrtar për fatin dhe statusin e qytetarëve të zhdukur nga lufta e fundit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …