Xhavit Jashari

Familjarët e Dëshmorëve kritikojnë heshtjen e Institucioneve të Kosovës ndaj vendimeve të Gjykatës Speciale

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve Xhavit Jashari,  ka shprehur habi për mungesën e reagimeve nga institucionet e Kosovës ndaj vendimeve të Gjykatës Speciale, të cilat ai i cilëson si të padrejta. Gjykata Speciale po synon të godasë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe jo individët e veçantë. “Është e çuditshme si nuk ka reagime nga faktori politik edhe nga institucionet e Kosovës. Këto institucione e dinë si është krijuar kjo gjykatë.  Ai shtoi se është e papranueshme që një gjykatë, e votuar në Kuvend, të veprojë në mënyrë që, sipas tij, po bën padrejtësi në emër të drejtësisë. Xhavit Jashari nënvizoi se Gjykata Speciale po përpiqet të demonizojë luftën e UÇK-së, duke e paraqitur atë si një organizatë e përbashkët kriminale, dhe jo të ndjekë penalisht individët për veprimet e tyre. Ai përkujtoi protestat e mëparshme kundër krijimit të kësaj gjykate dhe theksoi se gabimet e bëra nga ata që votuan për të po bëhen gjithnjë e më të qarta, përfundoi Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …