Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve nga zyra e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj është mbajtur një marsh të cilit i janë bashkuar edhe shumë familjarët, e më pas janë bërë edhe homazhe tek obelisku i të zhdukurve në Prishtinë. Familjarët e personave të zhdukur janë shprehur të zhgënjyer me punën që deri tani e kanë bërë institucionet vendore dhe ndërkombëtare për të ndriçuar fatin e të pagjeturve në Kosovë. Bajram Çerkini nga Qendra Burimore për Persona të Zhdukur ka fajësuar institucionet vendore dhe ndërkombëtare që ende nuk është ndriçuar fati i personave të pagjetur në Kosovës. Sipas tij, adresa ku ndodhen familjarët tash e sa kohë dihet se është Serbia. Kryetari i Këshillit Koordinues të familjarëve të personave të zhdukur, Ahmet Grajqevci ka kërkuar nga institucionet ndërkombëtare që të bëjnë më shumë presion nga palës serbe me qëllim të ndriçimit të personave të zhdukur. Nusrete Kumnova kryetare e shoqatës ”Thirje të nënave”, tha se është mëkat për institucionet vendore që lejuan Serbinë të ndikojë tek ndërkombëtarët për të mos zbardhur fatin e personave të pagjetur në Kosovë. Me dhimbje të thellë ajo thotë se familjarët e të zhdukurve e kanë edhe më të vështirë kur kujtojnë që edhe pas shumë viteve pavarësi Serbia po i mban pengë fëmijët e tyre. Kjo nënë ka apeluar tek institucionet vendore dhe ndërkombëtare t’i vënë kushte Serbisë që tu kthehen trupat e familjarët të tyre. Për 20 vite pareshtur thotë se po kërkojnë trupi i vëllaut të saj, Myrvete Hoti-Kasumi e cila është motra e veprimtarit të shquar Ukshin Hotit./KP/
Kontrolloni gjithashtu
ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro
Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …