Familjarët e të rrëmbyerve në Kosovë nga forcat serbe, kanë lajmëruar se po përgatiten ta padisin Serbinë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, në momentin që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës. Lutfije Ademi Vokshi, së cilës forcat serbe ia kanë rrëmbyer vëlluan, Adem Ademi, ka thënë se që 25 vite jetojmë me shpresë se do t’i gjejmë familjarët tonë. “Ne familjarët e presim me padurim rezultatin pozitiv që Kosova të pranohet në KiE dhe besoj që çdo familjar sikur unë, do të bëjnë padinë edhe individualisht, por kisha pas dëshirë që edhe institucionet e Kosovës të bëjnë padi, që të jemi sa më të fuqishëm, të ngrisim zërin sa më lartë që Serbia të marrë dënimin e merituar për krimet që i ka bërë në Kosovë” ka thënë mes tjerash, Lutfije Ademi Vokshi motra e Adem Ademi, i cili është rrëmbyer nga forcat serbe dhe asgjë më nuk dihet për fatin e tij.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …