Familjarët e viktimave të masakrës së Srebrenicës dorëzojnë padi kundër Holandës në Gjykatën e Strasburgut

Familjarët e viktimave të Srebrenicës dorëzojnë padi kundër Holandës në Gjykatën e Strasburgut

Familjarët e viktimave të masakrës së Srebrenicës e kanë dorëzuar një padi kundër Holandës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Kjo padi e sfidon vendimin e Gjykatës Supreme të Holandës dhe paraqet hapin më të ri në betejën e gjatë ligjore, të nisur nga organizata “Nënat e Srebrenicës”, e cila po kërkon llogaridhënie nga qeveria holandeze për vdekjen e 350 myslimanëve boshnjakë. Ata e akuzuan Holandën për mungesë të masave të mjaftueshme për ta mbrojtur popullsinë në kohën e konfliktit të përgjakshëm. Më shumë se tetë mijë burra dhe djem myslimanë u vranë nga forcat serbe të Bosnjës nën komandën e gjeneralit Ratko Mladiq në Srebrenicë në korrik të vitit 1995. Kjo ishte vrasja më e madhe masive në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …