Organizatat që përfaqësojnë familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, veteranët dhe të pagjeturit e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë bërë thirrje publike për një protestë masive që do të mbahet më 4 prill, 2025 në orën 14:00 në Prishtinë. Protesta ka si qëllim të kërkojë drejtësi për ata që dhanë jetën dhe luftuan për lirinë e Kosovës, duke kundërshtuar padrejtësitë që po i bëhen këtyre grupeve të prekur nga lufta. Aktivistët dhe organizatat ftojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë institucionet e Republikës së Kosovës, komunat dhe institucionet shtetërore, si dhe popullin shqiptar në përgjithësi të bashkohen në këtë protestë për të shprehur mbështetje dhe solidaritet. Na vjen keq që heronjtë e kombit po përballen me padrejtësi. Ne ftojmë çdo qytetar, çdo organizatë dhe çdo institucione të na bashkohen dhe të kërkojmë ndihmën dhe mbështetje për ata që meritojnë të nderohen për sakrificat e tyre. Në këtë protestë do të kërkohet gjithashtu që institucionet e Kosovës të mbajnë përgjegjësi dhe të sigurojnë, që të drejtat e të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës të respektohen dhe të vlerësohen.