Fatmir Limaj

Famir Limaj ka thënë se sipas numërimit të votave të rregullta, koalicioni, Nisma-AKR-PD, ka 5.5 për qind të votave

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Famir Limaj ka thënë se sipas numërimit të votave të rregullta, koalicioni që ai udhëheq, Nisma-AKR-PD, ka 5.5 për qind të votave. Pas rinumërimit të disa vendvotimeve me vota të rregullta, “koalicioni do të jetë pjesë e Kuvendit”. “Dua t’ju njoftoj se nga numërimi i deritashëm i votave të rregullta që po bëhet në QNR, Nisma-AKR-PD, ka 5.5 për qind të votave që do të thotë se koalicioni ynë  do të jetë pjesë e Kuvendit me numërimin e votave të rregullta”, ka thënë ai.  “Veprimet e sotme që votat e parregullta të procedohen e të numërohen është përpjekje për të deformuar vullnetin e qytetarëve. Votat e ardhura nga Serbia janë vota të parregullta, dhe si të tilla ato vota nuk duhet të procedohen. Janë në kundërshtim me ligjin veprimet e sotme. Apeli im është të mos procedohen votat e parregullta, të mos shkelet ligji sepse deformon procesin zgjedhor, deformon vullnetin e më shumë se 40 mijë njerëzve. Kërkoj nga KQZ urgjentisht të ndalojë këto veprime që përmes votave të parregullta të deformohet procesi zgjedhor”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj

Fatmir Limaj pas dështimit të Haxhiut: Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit bëhet me marrëveshje

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar shkurt pas dështimit të radhës për zgjedhjen …