Farid Zakaria: Alternativa e Kinës për një rend të ri botëror

Kina ka kohë që e ka kuptuar se si mund të ngjitet në majë të botës, ekonomikisht më shumë se politikisht. Nëse ajo vazhdon që të përdorë rritjen e saj të jashtëzakonshme ekonomike, duke u kërkuar vendeve të ndryshme që të zgjedhin mes marrëveshjeve të deritanishme dhe atyre të reja, atëherë do të krijohen kushte për një si tip Lufte të Ftohtë në Azi. Kjo do të bënte që rendi i tanishëm botëror të tronditej apo të shkonte drejt shkatërrimit, gjë që do t’i lejonte Kinës të përcaktonte diçka më shumë se thjesht disa rregulla lojeNdërkohë që Moska vazhdon të dërgojë forca ushtarake në Ukrainë, duket qartë se Rusia e Vladimir Putinit përfaqëson një sfidë frontale për SHBA-të dhe Perëndimit. Por në planin afatgjatë, nuk janë veprimet e Moskës ato që përbëjnë sfidën më madhore për Perëndimin, por qetësia dhe veprimet joushtarake të Kinës. Rusia tani është një superfuqi në rënie. Ekonomia e saj përbën vetëm 3.4 % të prodhimit global. Nga ana tjetër, ekonomia e Kinës përbën 16 % të prodhimit global dhe është në rritje, duke prodhuar katër herë më shumë se Japonia dhe pesë herë më shumë se Gjermania, sipas Bankës Botërore. Presidenti amerikan, Obama dhe ai kinez Xi Jiping, i meritojnë nderimet që po marrin për arritjen e marrëveshjes historike lidhur me ndryshimet klimatike. Marrëveshja do të thotë se SHBA-të dhe Kina po lëvizin drejt një marrëdhënieje të re dhe produktive. Përveç kësaj, duhet shtuar se gjatë negociatave për marrëveshjen historike, qeveria e Kinës ka bërë plane krejt të ndryshme për politikën e jashtme. Vlen të përmendet se Kina po kërkon që të zëvendësojë sistemin i marrëdhënieve ndërkombëtare post-1945 që ndërtuan SHBA-të me atë të sajin.


 


Ka një debat shumë të gjerë në Pekin për këtë çështje, por nëse Kina nuk tundet nga rruga saj, atëherë do të jetë shumë pranë konstituimit të një politike të re botërore në 25 vjetët e ardhshme. Është thënë shpesh se lideri kinez ka kryesuar një linjë me retorikë nacionaliste, e cila më së shumti është antiamerikane. Kjo ndoshta mund të jetë e vërtetë, por mbetet për t’u parë. Megjithatë, duhet edhe të themi se Kina e tillë është. Edhe në vitet më të qeta të saj, në kohën e Hu Jintaos, kishte të tillë retorikë. Kujtomë librin e famshëm “Ëndrra e Kinës: Superfuqi e mendimit dhe qëndrimit strategjik në epokën post-amerikane”. Ky libër sigurisht që e frymëzoi Pekinin që të kërkonte majën e politikave globale dhe të zëvendësonte SHBA-të në rendin e ri botëror. Ndërkohë që retorika nacionaliste qarkullonte vrullshëm në Kinë për disa kohë, duket se kinezët po shkojnë më tepër drejt konsumerizmit. Më e rëndësishme është se Kina kohët e fundit është shndërruar në aktore mjaft të matur dhe mjaft aktive, e cila nuk ka ndrojtje aspak që të propozojë alternativa të reja për strukturën e marrëveshjeve ndërkombëtare, në Azi edhe më tej. Në Kinë po qeverisin njerëz, të cilët duan ta ndryshojnë atë vend, nga të qenit antiamerikan në post-amerikan, pra të marrë rolin e SHBA-ve. Këtë verë, Kina firmosi marrëveshje me Brazilin, Rusinë, Indinë dhe Afrikën e Jugut për të krijuar një organizatë financiare, e cila do të jetë konkurrente direkte e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Po kështu, në tetor, Pekini zyrtarizoi çeljen e Bankës Aziatike të Investime Infrastrukturore, e cila shihet si një alternative tjetër krahas Bankës Botërore dhe që u kushtoi kinezëve 50 miliardë dollarë. Ndërsa javën që shkoi, lideri kinez, Xi deklaroi se, Kina do të shpenzojë plot 40 miliardë dollarë për rilindjen e “Rrugës së Mëndafshit”, në mënyrë që të promovohet dhe zhvillohet rajoni. Ndërkohë që Kina vazhdon të forcohet dhe të pësojë rritje ekonomike, ajo do të jetë në gjendje dhe e vendosur që të investojë më shumë në të mirat publike të Azisë, Paqësorit, si edhe të Botës.


 


Investimi i Kinës në të “mirat publike”, që janë produkte për të cilat njerëzit kanë nevojë, por që nuk mund të paguajnë për to, si parqet kombëtare, infrastruktura apo ajri i pastër, do të ishte një hap gjigand për fuqizimin e mëtejshëm të saj. Por duket qartë se Pekini është i vendosur që të investojë në të mirat publike në atë mënyrë që të zëvendësojë sistemin e tanishëm ndërkombëtar, në vend që ta forcojë më tepër atë. Dhe, në vitet e fundit, Kina ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme që të përjashtojë nga planet e saj investuese vetëm një vend, SHBA-të. Ajo ka përkrahur një samit të Azisë Lindore, forum i cili supozohej që të vepronte jashtë çdo influence amerikane, por që në fakt nuk funksionoi. Në muajin maj, lideri kinez, Xi mbajti një fjalim mjaft të rëndësishëm për sigurinë e Azisë në Konferencën e Ndërveprimit dhe Besimit mes vendeve aziatike. Në atë fjalim, Xi tha ndër të tjera se “u takon popujve aziatikë që të merren me çështjet e Azisë, si edhe të rritin sigurinë e saj”. Dhe nuk është e vështirë të kuptosh se ka vetëm një vend që ndodhet jashtë Azisë dhe që interesohet shumë për çështjet e sigurisë së saj, SHBA-të. Kina e ka të pamundur të integrohet në sistemin e tanishëm ndërkombëtar, pasi kjo do të binte ndesh me traditat e saj historike. Në librin e tij më të fundit “Rendi Botëror”, Henri Kisinger vëren se Kina nuk ka qenë asnjëherë e qetë me idenë e një rendi global me shtete të barabartë. Historikisht, Kina e ka konsideruar veten, në një farë mënyrë, si qeveri sovrane e botës. Dhe Kina ka kohë që e ka kuptuar se si mund të ngjitet në majë të botës, ekonomikisht më shumë se politikisht. Nëse ajo vazhdon që të përdorë rritjen e saj të jashtëzakonshme ekonomike, duke u kërkuar vendeve të ndryshme që të zgjedhin mes marrëveshjeve të deritanishme dhe atyre të reja, atëherë do të krijohen kushte për një si tip Lufte të Ftohtë në Azi. Kjo do të bënte që rendi i tanishëm botëror të tronditej apo të shkonte drejt shkatërrimit, gjë që do t’i lejonte Kinës të përcaktonte diçka më shumë se thjesht disa rregulla loje.


( Washington Post)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …