Fasil Shyti: PSE PO HARROHET MASAKRA NË KATUNDIN ASHLAN NË RRETHIN E VUSHTRRISË DARDANI E SHQIPËRISË?!!! 

Fadil Shyti: PSE PO HARROHET MASAKRA NË KATUNDIN ASHLAN NË RRETHIN E VUSHTRRISË DARDANI E SHQIPËRISË?!!! 

PSE PO HARROHET MASAKRA NË KATUNDIN ASHLAN NË RRETHIN E VUSHTRRISË DARDANI E SHQIPËRISË?!!!

Nga individë dhe nga institucionalistë të Republikës sê Kosovës, nga “analistë të pagabuar” dhe nga e ashtuquajtura, “Shoqëria Civile,” me apo pa dijeninē e tyre; (dua të besoj që, qëndron kjo e dyta);-
me rastin e ngjarjeve të hidhura, por, edhe krenare, tē përkujtimit të dëshmorëve tē atdheut dhe të masakrave gjenocidale, që Serbia Fashiste pushtuese e trojeve tona etnike pellazgo-iliro-arbërore, që gjatë LÇ-re i ka bërë nē Dardani tē Shqipërisē, në Akademi shkencore historike në Prishtinë e gjetkë, gjatë kētyre 23 viteve të pasluftës nga UÇK-ja Heroike; shpesh më ka rastisur të dëgjoj dhe të lexoj fjalime dhe
e debate nga personalitete të pushtetit dhe të opozitës, për çudi; pothuajse, të gjithë e kanë harruar njëren nga masakrat më të tmerrshme që ka ngjarë në historinë e vendlindjes sime, në  Ashlani e shumēvuajtur gjatë këtyre 122 viteve në luftërat e Ilirikut (Ballkanit) të luftêrave çlirimtare, për të flakur robërinë nga pushtuesit turq, serbë, malazezë, grekē francezë, austriakë, gjermanë, italianë; qē nga vitet e qëndresês heroike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (LSHP), të çetave kryengritëse të Azem e Shote Galicës, të LANÇ-re, në krye me tribunin popullor, Shaban Palluzha; Ashlani luftoi në rrethet; Skënderaj, Drenas, Vushtrri, Mitrovicë, -e, gjer në Tregun e Ri (ish-Novi Pazar), poashtu, me bijtē dhe bijat më të devotshme u radhit në fronte përkrah UÇK-së Heroike nē ZOSH-142.
 Ashtu siç e dëshmon historia, Ashlani kurdoherë ishte vigjilentë; shpatën, pushkën dhe penën; i kishte vetëtima mbi ushtritë e huaja armike.
Për masakrën gjenocidale të Ashlanit këtu, në këtë shkrim modest, jam përpjekur t’i paraqes tri fakte:
1.
    Shkrimin tim-përkujtim.
2.
    Një video në ytube
3.
    Një letër që sot ma dërgoi (pas kërkesës sime)-kushëriri im i nderuar, vēllai i ish-të burgosurit politik, Jakup Shyti; luftëtari i devotshëm që nga fillimi i LÇ-re, njëri nga organizatorët e celulave të para të UÇK-së në Ashlan, Veterani i UÇK-sē, Abaz Shyti.
-Po i paraqes këto dëshmi, këtu në fzb për t’ua bërë me dije të apostrofuarve, edhe me rastin e masakrës së Reçakut më 15 Janar, 2022 në fjalimet te memorali i dëshmorëve të Reçakut,
nga Presidentja, znj, Vjosa Osmani,
as në Akademinë e fjalimit nga Kryeministri, Albin Kurti,-kushtuar kësaj masakre gjenocidale nga Serbia Fashiste; përsëri u harrua masakra e Ashlanit?!!!
-Solidarizohem pa pa rezerva, i bashkohem dhimbjes dhe krenarisë me popullin tim dhe me tē gjithë ata dhe ato që i përkujtojnë golgotat e tmerrshme shqiptare, të heroizmave të dashnorëve në çdo cep të atdheut, përballë shovinistëve reaksionarë të Serbisë Fashiste dhe tradhtarëve të vendit,  njëkohësisht, befasohem dhe indinjohem për faktin e hidhur; që, kur pasqyrohen masakrat e armiqve në Dardani, pse nuk flitet, as nuk shkruhet edhe për masakrën e Ashlanit Heroik, i cili nën emblemën e famshme  UÇK-së, ka bërë luftë heroike, përballë policisë dhe ushtrisë gjakatare serbe të krajlit satrap, Sllobodan Millosheviqi dhe tradhëtarëve tē vendit?!
Ashlani, i dha bijtë mirë atdheut, mësuesin dhe poetin, Mustafë Shytin, Adnan Shytin, punëtorin atdhetar, Hamit Hysenin, studentin, Sheremet Sheremetin, punëtorin, Xhevat Azemin, Bislim Imerin, (nga katundi Kçiq, mirëpo, familja e tij prej shumë vitesh ishte shpërngulë në Ashlan, Hamdi Sheremetin, e të tjerë; ndërsa,  në atë betejë dhe në beteja të tjera u plagosën dhe Vesel Shyti, Hamdi Shyti, Bekim Shyti, Ilir Shyti, Bislim Shyti,  Sefer Shyti, Nezir Sheremeti, Jeton Azemi, Sabri Hyseni e të tjerë; të cilët me armë në dorë, luftuan në llogore, në betejat e UÇK-së; dua të kujtoj në këtë shkrim që, në ofensivën e vitit 1999; Ashlani me rrethinë 24 ditë me radhë sulmohej nga tē gjitha anët, me granatime nga armë të rënda,-mirëpo, këmba çetnike nuk mundi të fikte në vullkanin e lirisë të “Ashlanit tē Kuq”-siç e quante historiani i anëve tona, Vaganicas, Ajet Haxhiu,-mē 1979 me rastin e vizitës sime në RPSSH.
Le të shërbejë ky shkrim-evokim modest ndaj tē gjithë atyre që e harruan dhe po harrojnë që ta theksojnë, këtë masakër në përkujtime përvjetorësh të dëshmorëve në Dardani e gjetkë, kudo në trojet shqiptare.
-Në katundin Ashlan, mësa flitet nga bashkëkatundarët e mi, dhe në bisedat me veteranët e vendlindjes sime; (këtu në mërgim dokumente autentike nuk kam; për numrin e saktë,-pra, më është thënë: janë vrarë mbi 33 dëshmorë; ushtarë të UÇK-së dhe civilë, të gjithë të pafajshëm.
Me këtë rast po e kujtoj ofensivën e 22 shtatorit, 1998 në malet tona, kur ishin strehuar burra, gra, fëmijë, të rinj e të reja, pleq dhe plaka, nga sytë errësues të bishave armike serbe, janë zbuluar ku gjenden dhe ashtu, si në Abri, familja Deliaj; edhe në Ashlan janë maskaruar rreth 15 civilë të pambrojtur.
Në mesin e tyre është vrarë,-prerë me thikë në fyt, Kada Zajmi plakë mbi 75 vj, është vrarë xha Idriz Mehmeti, plak 90 vjeçar.
-Atë ditë të kobshme, janë djegur shtëpitë e katundit mbi 80%-por, nga duart kriminale  janë djegur  xha Lutfi Hyseni nga zjarri; ndërsa, Musë Sheremetit, armiqtë, pasi i kanë hedhur benzinë trupit, ia kanë vënë zjarrin, po atë ditë, derisa UÇK-ja jonë luftonte heroikisht, policia dhe ushtria serbe granatonte shtëpitë pandalshëm, me ç’rast vrau shumë civilë të pafajshëm në oborre dhe brenda në shtëpitë e tyre, si Rrahim  Islamin, Asllan Sheremetin e të tjerë. Kërkoj ndjesë që nuk po i ceku të gjithë.
Për ta parë këtë tmerr të gjenocidit të Serbisë Fashiste, shikoni videon në ytube:
Lufta në Ashlan
Lavdi dëshmorēve të atdheut!
17 Janar, 2022
Shënim:
Shkrimin e kam botuar  në fzb, sot më datë 17 Janar, 2024 po e dërgoj për botim edhe në shtypin e kohës. Ngeli me shpresë që  në gazetat tona, do ta sheh dritën e botimit.
Ngeli me shpresë që këtë shkrim do ta ribotoj dhe do ta pasuroj me faktografi  të tjera, sepse jam i bindur që, kam lënë mangësi argumentesh të tjera…
Kërkoj ndjesë!
Njëkohësisht e mirëpres çdo ndihmesë të bashkkatundarëve dhe më gjerë të bashkatdhetarëve të mi për ta çuar më tej të vërtetën tonë historike…
Nderime atdhetare shqiptare!
Autori.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …