Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Fatbardh Kadilli, duke folur për Kuvendin e Rithemelimit të Partisë, organizuar një ditë më parë, ku u promovua bija e Sali Berishës, Argita Berisha-Malltezi, tregon më së miri se kemi të bëjmë me një projekt politik familjar. Ashtu si sjellja e Berishës, si hapësira dhe promovimi i vajzës së tij, provojnë në mënyrë krejt të qartë se kemi të bëjmë me një projekt familjar, me njerëz që merren me politikë, por që nuk prodhojnë politikë, vetëm mbrojtje të interesave të Berishës dhe familjes së tij. Në 3 dekada Berisha e ka përdorur PD-në për interesat e veta dhe të familjes dhe sot kjo u bë e dukshme për këdo, s’ka më nevojë për shpjegime. As Enver Hoxha nuk e bëri këtë veprim që t i vinte në krye të partisë, bijtë e bijat e tij. Kemi të bëjmë qartë me një projekt politik familjar interesat familjare që mbrohen përmes mekanizmave politikë, tha anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Fatbardh Kadilli.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …