Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë, Fatbardh Kadilli, ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë pas rezultateve në zgjedhjet e 25 prillit, ku PD-ja ka arritur të marrë vetëm 59 mandate. Ai thotë se rezultati negativ është i pamohueshëm, prandaj kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Lulzim Bashës. Ai shton më tej se shpall sot kandidimin për detyrën e Kryetarit të Partisë Demokratike. Duke ndjerë keqardhje dhe solidarizim të plotë me sakrificën e demokratëve dhe strukturave të partisë gjatë një opozite 8 vjeçare, jo pak here edhe të pa busull, kërkoj largimin e menjëhershëm nga funksionet drejtuese dhe dorëheqjen e Lulzim Bashës. Jo vetëm për faktin se partia gjendet sot përballë humbjes së tretë, por më shumë se kaq, ky është një model që ka shteruar ka thënë mes tjerash, Fatbardh Kadilli.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …