Fatmir Abaz Sezairi (1.9.1975 – 28.3.1999)

Fatmir Abaz Sezairi (1.9.1975 – 28.3.1999)

Dëshmori i kombit,  Fatmir Abaz Sezairi u lind më 1 shtator të vitit 1975 në fshatin Qendrës ish Randobravë. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje kurse shkollimin e mesëm nuk e vazhdoi për shkak të kushteve të rënda në familje të vinte si rezultat i pushtimit dhe nëpërkëmbjes së popullit shqiptar dhe u detyra që të punonte punë të ndryshme private për të mbajtur familjen. Ai i takonte një familje ekonomikisht mesatare por të ndershme atdhetare dhe me ide e vizione patriotike. Fatmiri veprimtarinë atdhetare filloi në disa protesta në Prizren ku ishte i pranishëm fizikisht dhe përkrahës i fuqishëm i tyre pasi gjendja politike dhe sociale në Kosovë ishte shumë e rënduar nga Serbia pushtuese.

 Kur kjo gjendje a vinte e tensionohej edhe me shumë Fatmiri frymëzohej  dhe motivohej nga ndjenjat e larta patriotike dhe kështu që ai vendosi që të luftonte për çlirimin e vendit dhe shpesh herë i thoshte nipit të tij Leotrimit së axha i tij do të lufton që ai të jetë i lirë të jetojë në Kosovë.

Më ndezjen e shkëndijave të para të luftës ai i realizon ne kontakt e para me luftëtarët e lirisë të UÇK-së por këto kontakte fillimisht i mbante të fshehura më qëllim të kujdesit dhe mos zbuloheshin grupet e luftëtarëve të lirisë. Kontaktet e para në mënyrë të hapur ai i bëri në vendlindje me luftëtarët: Shaip Rexhepin Shefqet Bajramin vëllezërit Besim dhe Avdyl Behlulin, Driton Feratin, Idriz Behlulin, Masar Feratin dhe Besnik Feratin.

 Fatmiri për herë të parë u kyç në radhët e UCK-së në Shtabin lokal të Zaqishtit dhe ne Retijë kurse për herë të parë ai mori pjesë në luftimet në vijën e frontit në Randobravë dhe në Fshatin Retijë me shumë bashkëluftëtar tjerë e që ishin Bashkim Elezi, Hasan Ferati, Vait Uka, Orhan Uka, Faik Hoxha, Alush Hoxha, Besim Behluli, Masar Ferati, Avdyl Behluli, Bekim Popaj, Besnik Ferati dhe Idriz Behluli.

Gjatë rrugëtimit për bartjen e armatimit në Pashtrik më datën 28 mars të vitit 1999 bie në pritë të okupatorit serb nga një luftë e ashpër së bashku me shumë bashkëluftëtar të  tjerë si Bashkim Elezi, Idriz Behluli, Masar Ferati, Alush Hoxha, Faik Hoxha, Besnik Ferati etj. Fatmiri i përkiste Kompanisë të Katër të Brigadës 124 “Gani Paçarizi”. Fatmiri ishte pjesëmarrës i shumë betejave te UÇK-së. Në betejën e Apterushes në korrik të vitit 1998. Në ketë betejë fatmiri kishte marr detyrë të bëjë tërheqjen e një dëshmori te vrarë te UÇK-së në pikën e Zaqishtit. Ai si një trim që ishte kishte arritur ta kryente ketë detyrë edhe pse nën breshrin e plumbave dhe granatave të pa rreshtuara të armikut

Fatmir ishte edhe ne Gllogjan gjatë janarit të vitit 1999 në strategjinë taktike ushtarake të UÇK-së bashkë me shumë djem të fshatit Qendrës. Trupi i tij është gjetur në fund të vitit 2019 më saktësisht më 5 shtator. Fatmiri ra dëshmor në Has ne fshatin Planejë me shumë bashkëluftëtar tjerë gjatë bartjen e armatimit me Masar Feratin dhe shumë tjerë. Luftëtari i lirisë kishte për detyrë që të mbante armatimin dhe të luftonte për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Fatmiri është varrosur në varrezat e dëshmorëve në Landovicë me datën 05 shtator 2019.

Në familjen Sezairi kishte qenë edhe Sezairi gjyshi i Fatmirit ose babai i Abazit dëshmor në luftën e Tivarit ku u vra aty në vitin 1945 dhe nuk është gjetur kurrë trupi i tij. Fatmiri ka qenë i fejuar dhe më plotë ëndrra për jetën dhe rininë por që iu ndërprenë sepse për të më e rëndësishme ishte liria e atdheut. Dëshmorit të kombit Fatmir Sezari i është ngritur përmendorja në fshatin e tij të lindjes me shumë dëshmor tjerë dhe në Prizren të Posta e Madhe si dhe një rrugë në Ortakoll të Prizrenit e mban më shumë krenari emrin e tij. Familja Sezari është graduar me mirënjohje nga ish-komandanti i Përgjigjëm i UÇK-së, gjenerali Agim Çeku, Kuvendi Komunal dhe institucione të tjera lokale e qendrore.

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …