leoni

Fatmir Arifi: Tri lëvizje për një unifikimin evropian

Fatmir Arifi: Tri lëvizje për një unifikim evropian

Viteve të fundit po vihet re se Komisioni Evropian po sillet si një byro politike në raport me shtetet shqiptare. Bashkimi Evropian është një bashkim i shteteve sovrane, të cilat janë bashkuar me vullnetin e tyre. Këto shtete askush nuk i detyron të qëndrojnë brenda këtij Unioni.

Bashkimi Evropian nuk duhet të sillet me kaq papërgjegjësi kundrejt shteteve që aspirojnë integrimin, siç janë dy shtetet shqiptare. BE duhet të nxjerrë mësim nga e kaluara e saj, e cila doli si rezultat i luftërave të përgjakshme të shekullit XX. Për lexuesit po i theksoj tri përpjekje për një Bashkim Evropian:

Evropianizmi (Bashkimi Evropian), si mendim sociopolitik nuk ka nisur me fundin e Luftës së Dytë Botërore. Lëvizja evropianiste ka historinë e vet. Nga kjo histori Bashkimi Evropian duhet të nxjerrë mësimet e duhura. Historia e këtij vizioni, për dekada është shoqëruar me ulje-ngritje, lulëzime e kriza, përparime dhe kthime prapa. Vështruar nga prizmi historik botëkuptimin për një Evropë të bashkuar mund ta ndajmë në disa periudha.

Së pari, periudha e parë e evropianizmit, si një përpjekje për të ndërtuar një Evropë në paqe, ka zanafillën në periudhën e sistemit ndërkombëtar të Koncertit të Evropës në vitin 1815, që zgjati deri në fillim të shekullit XX. Kjo është periudha ku fuqitë evropiane arritën në mirëkuptim për një formulë politike në menaxhimin e sistemit nga lartë. Mirëpo, meqë krizat fillojnë nga poshtë, ky sistem u shpërbë e bashk me të edhe idea e një Evrope të Bashkuar.

Së dyti, periudha e dytë për një lëvizje evropianiste nisi gjatë periudhës së sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare të Versajës. Kjo është periudha kur në pah dolën ideologë të mëdhenj, siç ishte Kalergi, të cilët hodhën idenë për tejkalimin e situatës problematike që përjetonte Evropa. Në shoqërinë evropiane kjo ishte periudha e paragjykimeve, racizmit, intolerancës e rivaliteteve nacionale, që brenin nga brenda vet kontinentin. Në këtë periudhë, mendimtarët si Kalergi, qëndronin të izoluar në Evropën e asaj kohe.

Së treti, periudha midis dy luftërave botërore solli edhe përpjekjen tjetër për evropianizim: lëvizjeve ideologjike, të cilat synonin dhe mendonin të krijonin një Evropë ku do të duhej të dominonte gjeni biologjik i racës. Kjo lëvizje evropianiste u synua të sendërtohej përmes forcës dhe mjeteve ushtarake. Si e tillë, më shumë ishte përjashtuese sesa inkluzive. Kjo ishte periudha kur parlamentarizmi liberal ishte duke dështuar.

Nga këto tri lëvizje, çfarë mësime duhet të nxjerrë Bashkimi Evropian? Pra, për një ide, paskemi historikisht tri lloje lëvizjesh evropianiste: lëvizje politike nga lart-Koncerti i Evropës; lëvizje ideologësh e intelektualësh-në sistemin e Versajës; dhe lëvizje ushtarake. Tri lëvizje, nga mënyra të ndryshme, me mjete të ndryshme dhe mbi bazë vizionesh të ndryshme. Historikisht, që të tri këto lëvizje kanë dështuar. Përvoja e këtyre tri proceseve negative sidoqoftë do i vlente evropianistëve për një mësim në mos dështimin e një lëvizjeje të katërt evropianiste.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …