Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Fatmir Gashi gjatë fushatës elektorale, sot ka vizituar Kompaninë “Comodita”, ku ka theksuar se beson në shpirtin sipërmarrës pejan. Garantojë që në mandatit tim të parë 5 mijë vende pune për pejanët.
“Kur Peja flet për biznes, qytetet tjera duhet vetëm të mbajnë shënime. Vizitë tek storia e suksesit ‘Comodita’. Vizituam stafin punues, u pritëm nga drejtori z.Ismet Bojku. Nga këtu e ritheksojë: Unë besojë në shpirtin sipërmarrës pejan. Peja, qytet i sportit dhe i kulturës, është qytet edhe i biznesit. Është Peja e esnafit. Garantojë që në mandatit tim të parë 5 mijë vende pune për pejanët. Formula ekziston: Kemi bizneset e guximshme, kemi popullin e shquar për punë, kemi kuadro të shkolluar. Kemi rini të gatshme. Komuna ka mjete, veç nuk duhet keqpërdorë. Unë kam vënë në dispozicion tërë energjinë, dije, rrjetin dhe bagazhin profesional e ekonomik. Pranë zyrës së kryetarit të komunës do të kemi inkubatorin e biznesit dhe zyrën për projekte. Askush nuk investon në një qytet që identifikohet nga tenderomania. Peja humbi 4 vite jetë dhe zhvillim, si pasojë e korrupsionit”, ka shkruar Gashi.