Ish-kryetar i Ulqinit, tani deputet i koalicionit “Njëzëri” në Kuvendin e Malit të Zi dhe kryetar i Partisë Demokratike, Fatmir Gjeka i pyetur për një bashkëpunim të mundshëm me koalicionin që po qeveris Malin e Zi, ku bën pjesë edhe zëvendëskryeministri shqiptar, gjithashtu nga Ulqini, Dritan Abazoviq, ka deklaruar se nuk bëhet pjesë e një qeverie, e cila pretendon që të kthehet ushtria e Serbisë në Kosovë. “Nuk kam dëshirë, vullnet as hapësirë për njëfarë bashkëpunimi të mundshëm me ata që flasin e keq për pakicat, ëndërrojnë për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë dhe fantazojnë për ‘Botën Serbe’ në territoret e huaja”, ka saktësuar Fatmir Gjeka.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …