leoni

Fatmir Graiqevci

Fatmir Graiçevci: Arsyetimi banal i kryeministrit, Albin Kurti, që na hiqet patriot, humanist e udhëheqës shembullor!

Se deri ku arrin pandjeshmëria e njeriut pas veshjes me pushtet për tjetrin të burgosur prapa grilave, më së miri e mësojmë nga kryehipokriti, Albin Kurti, i cili për fatin tonë të keq, ka fituar besimin e shumicës se elektoratit për ta udhëhequr Kosovën!

Duke u munduar me arsyetuar ( ! ) mos vizitën e tij të udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që padrejtësisht po mbahen në Hagë, ai na paskësh dërdëllisur se nuk ka mundur t’i vizitoj ata për shkak të procedurës së plotësimit të shumë formularëve! Arsyetim banal, neveritës e pa pikë morali!

Athua ku do të ishim ne sot nëse sikur po si ky kryeministër hipokrit, të rezononin këta që po na mbahen në Hagë!?

I pari që të vije në mendje është liridashësi i pathyeshëm, Jakup Krasniqi. Ku do të ishim ne si komb nëse edhe baca ynë, Jakup Krasniqi do të rezononte si kryemanipuluesi, Albin Kurti!? Nuk po i kontribuoj çështjes kombëtare sepse mandej mund te burgosem! Ose pas daljes nga burgu: nuk po bëhem zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sepse mandej mund te vritem!

Ku do te ishim sot si komb nëse edhe të tjerët që po mbahen padrejtësisht prapa grilave në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Pjeter Shala, Salih Mustafa, e shumë të tjerë do të rezononin si i panjerëzishmi, Albin Kurti!? Nuk po bartim armë nga Shqipëria sepse është rruge shumë e gjatë, qindra kilometra rrugëtim për t’i sjelle ato nëpër vendet e duhura!

Ku do të ishim ne sot si komb e si shtet nëse sipas arsyetimit banal të kryepushtetarit tonë, Albin Kurti, do të vepronin edhe të burgosurit politik!? Nuk po merremi me aktivitete për çlirim kombëtar sepse mandej mund të burgosemi e familjet tona do të pësojnë si mos më keq nga regjimi shqiptar vrasës titist – rankoviqist e millosheviqian!?

Ku do te ishim ne sot, nëse sikur kryemanipuluesi që s’ka nge me plotësuar formulat të shumtë, të mendonin e të vepronin invalidët e luftës!? Nuk po i bashkëngjitëm luftës çlirimtare sepse mundem me humb gjymtyrë e mandej do të më duhet shumë kohë, vite e dekada me radhë me prit nëpër spitale me i trajtuar plagët!?

Sa me fat jemi që kombit tonë nuk i kanë munguar në asnjë etapë të historisë së tij bijë e bija, burra e gra, që janë antipod i kryeministrit, Albin Kurti! Këta liridashës shembullor, as që kanë dashur t’ia dinë për formular, jo se jo, por as për mirëqenien personale apo të familjeve të tyre kur është kanë në pyetje kombi e vatani! Fal këtyre, kryeministri Albin Kurti së bashku me sejmenët e tij, rrinë në kolltuqet e buta!

Të thuash se nuk kam shkuar me i vizituar drejtuesit e luftës çlirimtare për shkak të procedurave të plotësimit të formularëve të shumtë, është më shumë se hipokrizi, më shumë se papërgjegjësi, më shumë se sa nënvlerësim! Është treguesi më i mirë se të tillët nuk meritojnë asnjë minutë me qëndruar në krye të institucioneve më të larta të shtetit, pa çka se shumica e elektoratit janë të verbuar nga aktrimi i tij!

Nëse para katër viteve njerëzit kanë pasur 100 arsye me anë të votës me i larguar njerëzit nga pushtetit për shkak të keqqeverisjes, sot janë mbi 1 mijë arsye që po me anë të votës, me ia tregu vendin këtij megalomani arrogant, këtij nihilisti që mohon çdo sukses të arritur që nuk ndërlidhet me emrin dhe partinë e tij!

Kryepushtetari Albin Kurti dhe sejmenet e puthadorët e tij, mund të shembin gur pa ia nda ndaj rivaleve të tyre politik, mund të qojnë pluhur sa të duan, djathtas e majtas, poshtë e përpjetë por roli i Jakup Krasniqit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Pjetër Shalës, Salih Mustafës e qindra e mijëra bashkëluftëtarëve të tyre në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, do të çmohet dhe vlerësohet përjetë! Këtë e din shumë mirë kryepushtetari Albin Kurti sikur që e din se në këtë histori të lavdishme, ai nuk mund të marrë asnjë grimë pjesë!!!

Kontrolloni gjithashtu

Xhevat Aliu: Po marrin hov sulmet përplot shpifje, etiketime, akuza, pikërisht ndaj atyre që e bënë luftën e pastër çlirimtare

Xhevat Aliu: Radio Kosova e Lirë,  jetofshi me shekuj bashkë me kujtimet për luftëtarët e UÇK-së

Pas shpërthimit të Demostratave gjithëpopullore në muajt Mars dhe Prill 1981,RADIO TIRANA ishte ai radiostacion …