Të gjithë analistët tonë marrë së bashku nuk njohin politikanët shqiptarë sikur i njeh Gruevski, Jankullovska dhe Mijallkovi! Ka ditë që disa analistë sharlatan e politikan të mjerë po merren me komentimin e betejës së armatosur në Kumanovë duke i dhënë konotacione të ndryshme pa vrarë mendjen mbi pasojat e këtyre keq komentimeve. Pavarësisht se ne kemi me bollëk të ashtuquajtur analist sa që mund edhe të eksportojmë, të gjithë këta marrë së bashku nuk njohin politikanët shqiptar sikur i njehë Gruevski, Jankullovska dhe Mijallkovi. Zaten është zgjuarsia e tyre djallëzore dhe njohja deri në palcë e kastës së politikanëve shqiptar dhe politikës struce të Prishtinës dhe Tiranës zyrtare që e ka trimëruar Gruevskin, Jankullovskën dhe Mijallkovin që të luajnë me dinjitetin e shqiptarëve të Ilirirdës që një kohë të gjatë, duke i diskriminuar, torturturuar, burgosur dhe vrarë pa u shqetësuar nga reagimi i Tiranës dhe Prishtinës zyrtare. Kjo treshe që paraqet majen e ajsbergut të politikës sllavo – maqedonase antishqiptare, ka vërejtur me kohë që kasta politike e Shqipërisë dhe Kosovës janë të zënë në luftën për pushtet, në luftën kundër njëri tjetrit, se janë dhënë pas krijimit të pasurisë përrallore, se janë të zënë në vardisjen ndaj Brukselit e burokratëve ndërkombëtar dhe nuk kanë kohë të merren me popullin shqiptar të Iliridës ashtu sikur i obligon Kushtetuta e Shqipërisë!
Të përkujtojmë se vite më parë, më 26 nëntor të vitit 2012, kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i atëhershëm i Shqipërisë, Sali Berisha krekoseshin se do të jenë gardian të shqiptarëve dhe disa ditë më vonë bënë shurdhmemecin kur xhandarmëria serbe shkuli nga sheshi i Preshevës përmendoren kushtuar pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovcë. E tillë është edhe kasta e sotme politike e Shqipërisë dhe Kosovës. Me të tillë kastë politike që bënë strucin, gjithnjë do të ketë qeveri që do të luaj me dinjitetin e shqiptarëve dhe nuk shqetësohet pse janë 7 milion sepse e di që më parë se ky komb 7 milionësh nuk qeveriset nga burrështetas apo lider por udhëhiqen nga një kastë politikanësh që sa herë flasin mendojnë nëse ajo që deklarojnë do t’i pëlqej Brukselit zyrtar dhe burokratëve ndërkombëtar dhe jo te pjesa tjetër e kombit që ka mbetur në mëshirën e qeverive sllave dhe një tufe të hyzmeqarëve shqiptarë alfa dhe omega e të cilëve është pushteti dhe mirëqenia e tyre e jo e atyre që përfaqësojnë!
Është për keqardhje se ku janë katandisur edhe disa palaqo analistë e politikanë sharlatanë që merren me analiza për konfliktin e armatosur në Kumanovë dhe shkaqet që shkaktuan këtë përleshje të armatosur në mes të disa djemve liridashës shqiptar dhe policisë dhe ushtrisë sllavo – maqedonase. Njëri vajton se kjo nuk do të ndodhte sikur Maqedonia të përfshihej në NATO, tjetri shqetësohet për problemet që ka IRJM-ja me Greqinë dhe Bullgarinë, një tjetër për stabilitetin dhe forcimin e saj dhe asnjë nuk qanë kokën se është Qeveria sllavo maqedonase me puthadorët shqiptar që me vite të tëra ka provokuar, diskriminuar, dhunuar, dënuar dhe vrarë bashkëkombasit tonë atje! Janë me dhjetëra raste kur politikanët nga Tirana dhe Prishtina zyrtare bënë strucin në vend se të reagonin kundër diskriminimit, dënimit dhe vrasjes së shqiptarëve nga Qeveria e ish Republikës Jugosllave Maqedonase me hyzmeqarët e saj shqipfolës sikur ishte rasti i Sopotit, rasti Monstra, vrasjes në prit të ish komandantit të shquar të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Harun Aliu dhe Shaban Zenunit, Kemal Mustafafes dhe Xhafer Shales e shumë raste të tjera. Sikur të mos mjaftonte kjo, disa sharlatan analistë ngritin zërin duke theksuar se Kosova i ka borxh Maqedonisë sepse kjo na e paska njohur Kosovën në moment kritik! Është për keqardhje kur dëgjon njeriu nëpër medie këta tru peshk që kanë harruar se një ndër vendet e para që ka njohur Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë si shtet të pavarur është Shqipëria. Këta harrojnë edhe përfitimet që ka pasur dhe ka Maqedonia nga Kosova të cilën e ka tregun më mirë për eksportimin e prodhimeve të saja. Por jo vetëm kaq, këta tru peshk harrojnë edhe për përfitimet e tjera të Qeverisë sllavo – maqedonase dhe puthadorëve të saj shqiptar nga remitencat e mërgatës shqiptare në këtë vend të cilët për shkak të diskriminimit të vazhdueshëm janë detyruar të marrin rrugën e mërgimit anekënd botës dhe prej atje dërgojnë para të shumta për familjet e tyre duke kontribuar kështu në mbushjen e arkës shtetërore me monedha! Nuk ia vlen të merret njeriu me këta palaqo analistë e as me kasten politike shqiptare drejtuesit e së cilës nuk vrasin mendjen që të marrin një qëndrim në shërbim të humanizmit, kombit e Shqipërisë por që të bëjnë deklarata dhe vlerësime që t’i pëlqejn Brukselit zyrtar dhe burokratëve ndërkombëtare të cilëve ju vardisen sikur adoleshenti ndonjë vajze për të cilën është në gjende të jap gjithçka në këmbim të një mbyllje syri apo fotoje të përbashkët!
Aksioni i armatosur në Kumanovë i pushtetit sllavo -maqedonase që qeverisë vendin me BDI – në e Ali Ahmetit, na përkujtoi politikën makiavelsite dhe thënien e famshme “ Qëllimi arsyeton mjetin”. Shekuj më parë Makiavelli porosiste që armikun duket ta ndëshkosh shpejt dhe ashpër. Shpejt për shkak që të pamundësosh mobilizim për rezistencë ndërsa ashpër që armiku të mos guxoj më kurrë të ngris krye! Mjaftojnë fotot e Lagjes së Trimave për të kuptuar ashpërsinë dhe mobilizimin e shpejt të njësive elitare policore dhe njësive speciale ushtarake. Në librin e tij “Sundimtari” Makiaveli porosiste gjithashtu që kur bëjmë mirë duhet bërë jo shpejt por me ngadalësi që në mendjen e popullit të ngulitet mirë e mirë humanizmi dhe përkujdesi i sundimtarit për popullin! Këtë do ta bëjë në ditët, javët, muajt e mbase edhe vitet në vijim qeveria sllavo – maqedonase me hyzmeqarët e saj shqiptar duke bërë rindertimin e ngadalt të shtëpive të rrënuara deri në themel që të krijoj një imazh të rremë se qeveria ka qasje pozitive dhe humane ndaj shqiptarëve!!!
Ka kohë që po këta politikanë e analistë sharlatan mbajnë ders nëpër mediume duke u stërmunduar të bëjnë Frojdin me analizat e tyre të thella mbi motivet që nxitën disa djem shqiptar për të ua kthyer armët sllavo – maqedonasve që ka dekada që diskriminojnë, vrasin e burgosin, dënojnë e torturojnë shqiptarët e Iliridës. Duke u nisur nga analizat e këtyre palaqo analistëve dhe dezinformatat e nëntokës, një pjesë e qytetarëve të rëndomt ka lajthitur dhe konsideron se motivi kryesor i këtyre djemve ishte arritja e famës, disa të tjerë se kanë qenë viktima të një kurthi të ngritur nga shërbimi i fshehtë sllavo – maqedonas, disa se këta djem kanë rrokë armët pasi më parë kanë marrë shuma të majme parash e dezinformata të tilla. Këto spekulime të përkujtojnë kohën e demonstratave të ’81 kur shqiptarët liridashës që kishin ngritur krye kundër padrejtësive, shtypjes dhe poshtërimit të popullit shqiptar nga Jugosllavia, nga kasta politike e kohës etiketoheshin me terma denigrues duke i quajtur armiq të Jugosllavisë, dorë e zgjatur e Enver Hoxhës, kundër revolucionar, kriminel ordiner, armiq të popullit e etiketime të tjera.
Nuk ia vlen të merret njeriu me etiketuesit e djeshëm dhe pionierët e tyre të sotëm dhe të lihet në harresë heroizmi i disa djemve shqiptar që bënë një qëndresë titanike në Kumanovë. Duhet thënë troç dhe pa ekuivoke se këta djem me luftën e tyre heroike dhe trupat e tyre të bëshëm na përkujtuan luftëtarët spartan që nuk qajnë kokën për forcën e armikut por për realizimin e idealit të tyre deri në rënien heroike. Këta luftëtar të paepur për liri, luftuan në shenjë revolte kundër shtypjes, poshtërimit, burgosjeve, dënimeve dhe vrasjeve të bashkëkombësve të tyre nga sllavo – maqedonasit. Po t’i bënte punët si duhet Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi me kompaninë e tyre ne njërën anë dhe Tirana dhe Prishtina zyrtare në anën tjetër, këta djem sot do të ishin edhe fizikisht në mesin tonë. Lotët e politikanëve për shuarjen e jetës së këtyre djemve nga plumbat e sllavomaqedonasve të ndihmuar edhe nga ndonjë tradhtar, i ngjasojnë lotëve të krokodilit! Pavarësisht se Ali Ahmeti dërdëllisë se si këta djem na e paskan përgjëruar atë për t’i ndihmuar ( ! ), trimat e grupit liridashës që luftuan deri në vetëmohim në Kumanovë të përkujtojnë Akilin i cili në mes të jetës së gjatë dhe të patrazuar por pa lavdi dhe jetës së shkurtër por lavdi plote, kishte zgjedhur të dytën. Këtë jetë deshën edhe këta djem dhe pavarësisht sharlatanëve, politikanëve, palaqove e fundërrinave të tilla të shoqërisë, këta meritojnë respekt dhe lavdi të përjetshme për luftën e tyre të pashembullt dhe rënien heroike në mbrojtje të dinjitetit kombëtar.
Kosova lindore ku bën pjesë edhe Kumanova është vend ku përplasen interesat sllave dhe perëndimore
Pa dashur të rivalizoj me disa palaqo analistët dhe politikan sharlatan, konsiderojë se lufta në Kumanovë më së paku i është dashur botës sllave sepse janë dy projekte me një rëndësi të jashtëzakonshme për sllavët, saktësisht, serbët, të ashtuquajturit maqedonasit, grekët dhe rusët. Realizimi i këtyre projekteve do ta fuqizonte teje mase botën sllave dhe për ta penguar këtë, faktor vendimtar është kombi shqiptar. Njëri është një projekt që ka dekada që qarkullon nëpër qarqet akademike serbe dhe që është ri aktualizuar teje mase pas pavarësimit të Malit të Zi ndërsa tjetri pas fuqizimit të Rusisë dhe rivalitetit të saj ndaj perëndimit. Sa i përket projektit të parë, ka mbi një shekull që qarqet akademike serbe kanë pasur një planë rezervë B për të pasur qasje në deti në rast se iu pamundësohet dalja në detin Adriatik. Pas pavarësimit të Shqipërisë shpresa e tyre për dalje ne deti ka qenë Mali i Zi por pas pavarësimit edhe të këtij vendi, plani B ka marrë përparësi ndonëse me një kosto të papërballueshme për Serbinë. E gjendur në një situatë të pavolitshme ekonomike, pak vite më parë, Qeveria e Serbisë i është drejtuar Republikës së Kinës për të bërë një studim të fizibilitetit të projektit të Serbisë për ndërtimin e një kanali ujor me një gjatësi prej 700 km i cili do të shtrihej përgjatë Serbisë, Kosovës Lindore ( Medvegjë, Bujanovc, Preshevë, Kumanovë ) ish RJM, Greqisë deri në portin e Selanikut. ( shih hartën në këtë link: http://www.tvkoha.tv/fotot/X/20130207111559.jpg )
Nëse analizojmë hartën se cili është terreni i cili mundëson ndërtimin e këtij projekti gjeostrategjik, fare lehtë kuptohet se ky projekt shtrihet nëpër territore të banuara me sllav me përjashtim të territorit të Kosovës lindore që banohet nga shqiptarët.
Përveç këtij projekti, është edhe një projekt transnacional sllav i cili gjithashtu duhet të kaloj domosdoshmërisht nëpër territore shqiptare! Ky është projekt rus. Ky projekt ka për qëllim të rivalizoj projektin tjetër i cili synon dërgimin e gazit natyror të Azerbejxhanit në Evropë nëpërmjet Greqisë, Shqipërisë në drejtim të Italisë e prej atje në Evropën perëndimore. Ndërkohë, Rusia ka filluar angazhimet për realizimin e projektit të saj “Rrjedha e Jugut” ( “South Stream” ) i cili do të mundësonte dërgimin e gazit të Rusisë dhe Iranit në drejtim të Evropës perëndimore por ajo nuk mund ta realizonte këtë pa pajtimin e Bullgarisë nëpër territorin e së cilës do të shtrihej një segment i kët gazsjellësi. Fillimisht Bullgaria ka pranuar të jetë pjesë e këtij projekti por pas reagimit të Komisionit Evropian ajo ka hequr dorë. ( Shih hartën në linkun: http://www.novinite.com/media/images/2008-05/92843.jpg ). Ndërkohë, Rusia është orientuar nga Greqia, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Serbia e cila do të bëhej fuqi rajonale nëpërmjet shpërndarjes së gazit nëpër vende të ndryshme të Bashkimit Evropian. Janë këto vende sllave që kanë dhënë pajtimin për ndërtimin e një projekti të tillë nga i cili do të kishin përfitime ekonomike, politike, gjeostrategjike dhe përfitime nga fusha të ndryshme. Kjo do ta fuqizonte botën sllave në Ballkan dhe prej këtu ndikimin e saj edhe në Evropë. Duhet thënë troç se faktor vendimtar për të pamundësuar këto projekte që do ta fuqizojnë ndikimin e Rusisë në Ballkan e më gjerë është faktori shqiptar pasi këto projekte nuk mund të realizohen pa kaluar më parë nëpër territore shqiptare, saktësisht nëpër Kosovën Lindore ( Kumanovë, Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë )!!! Kur merr njeriu të gjitha këto parasysh, nuk ka se si të mos i shkoi në mendje përpjekjet për përhapjen dhe forcimin e elementeve shiite në mesin myslimanëve në vendin tonë, i dominuar gjatë gjithë kohës nga sunitët kur dihet se shiitët me shtrirjen më të madhe në Iranë kanë qasje pro ruse për dallim nga sunitët që kanë qasje pro amerikane! Në rast se do të kemi forcim të shiitëve nëpër territoret ku është paraparë të ndërtohen dy projektet sllave, ai i kanalit ujor dhe gazsjellësit rus, sllavët e ndihmuar nga Rusia do ta kishin më të lehtë të ndërtonin këto projekte dhe të realizonin ëndërron e tyre shekullore për dalje në ujërat e ngrohta dhe fuqizimin e tyre në Ballkan dhe më gjerë gjë që është në kundërshtim me ambiciet e perëndimit!
Eshtë interesant nëse marrim parasysh deklaratat e zyrtarëve të NATO -s dhe instucioneve tjera ndërkombëtare që djemt që luftuan heroikisht në Kumanovë asnjëherë nuk i kanë quajtur grup terrorist sikur i quante Gruevski dhe Jankullovksa me të cilët ka ndërtuar dhe po qëndron në Qeveri, Ali Ahmeti ( ! ) por gjithnjë iu kanë referuar grup i armatosur!
Dhe për të mos e zgjatur më shumë ia vlenë të përkujtohet një lajm që ka alarmuar opinion serb vite më parë kur kishin vënë re se me çfarë harta po shërbeheshin disa turistë nëpër Serbi. Në ato harta, territori i Kosovës përfshite edhe territorin lindor të saj dhe shtrihej deri ne kufi me Bullgarinë. Zanafilla e kësaj harte është hetuar nga agjencitë turistike në Serbi të cilat kishin konstatuar se harta është shpëndar nga agjencitë turistike të Bashkimit Evropian për nevojat e turistëve në Evropë. Pas reagimit të disa shoqatave joqeveritare serbe, agjencitë turistike në Bruksel kanë bërë të ditur se harta është marrë nga një faqe interneti e Bashkimit Evropian, që jep informacionet për qytetarët evropian që udhëtojnë në vendet e tjera. Pas kërkimit të sqarimeve pranë përfaqësuesit të kësaj faqeje që përfaqëson BE-në, është theksuar se harta është siguruar nga agjencia amerikane e inteligjencies CIA në faqen “Word factbook”. ( shih linkun: https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/wfbExt/region_eur.html ).
Ia vlenë të përkujtojmë reagimet e autoriteteve të larta serbe të sektorit të sigurisë kombëtare pak ditë pas betejës së armatosur në Kumanovë. Më 13 maj, kryetari i Këshillit për Kontroll të Shërbimeve të Sigurimit të Kuvendit serb, Momir Stojanoviq, i ka deklaruar gazetës “Veçernje novosti”, se projekti për krijimin e Shqipërisë së Madhe paraqet rrezik për sigurinë e Serbisë. Ai shtonte më tutje se rajoni i Kumanovës dhe i Luginës së Preshevës është një rajon me pozitë të jashtëzakonshme strategjike. Nëpër të kalon komunikimi kyç rrugor dhe hekurudhor, ndërsa planifikohet edhe gazsjellësi ‘Rrjedha turke’. Është e mundur që fuqitë e mëdha të cilave nuk u konvenon ai projekt të kenë goditur hallkën më të dobët të zinxhirit – Maqedoninë. Serbia duhet të ketë kujdes që të mos e humb Luginën e Preshevës duke luftuar për pjesën veriore të Kosovës, ka tërhequr vërejtjen kryetari i Këshillit për Kontroll të Shërbimeve të Sigurimit të Kuvendit serb, Momir Stojanoviq.