Mbase nuk thuhet kot se poezia është bijë e dhimbjes dhe dashurisë. Këtë sintagmë e ka përforcuar edhe me shumë poetja, Aferdita Bytyqi-Buqaj, nëpërmjet librit te saj me poezi “Buzeqeshja nis me ta”, poezi për të cilat ndjejmë se janë fryte të dashurisë dhe dhimbjes së saj për njerëzit, andej e këtej kufirit, fal kontributit të të cilëve ne sot jetojmë dhe frymojmë lirshëm.
Ndonëse e re kur anë e kënd Kosovës po jehonin krismat e armëve çlirimtare, nëpërmjet poezive të shkruara gjatë e menjëherë pas kësaj lufte, poetja Aferdita Bytyqi- Buqaj, nëpëmjet librit të saj, ato ngjarje na i kthen sërish në kujtesë. Mbase nëpërmjet titullit të librit “Buzëqeshja nis me ta”, poetja, Afërdita Bytyqi-Buqaj na tregon se më meritorët që sot ne buzëqeshin lirshëm, janë heronjtë, dëshmorët dhe martirët tone pa luftën, angazhimin dhe kontributin e tyre ne sot nuk do të ishim të lire e as buzëqeshje nuk do të mbretëronte në jetën tone. Gjatë leximit me vëmendje të poezive, sidomos ato kushtuar dëshmorëve të kombit, njeriu ka përshtypjen se poetja Afërdita Bytyqi-Buqaj nëpërmjet titullit të librit “Buzëqeshja nis me ta” len të nënkuptohet se fjala është për nisjen e buzëqeshjes së dëshmorëve para se ata të kalonin në amshim sepse i besonin plotësisht realizimit të idealit të tyre dhe teksa luftonin nëpër frontet e luftës ku jeta e vdekja qëndronin pranë njëra tjetrës, ata-dëshmorët shihnin diellin që po agonte dhe rrezet e tij teksa ngrohnin tokën që e kishte pushtuar acari mbi njëshekullor. Prandaj ata buzëqeshnin dhe as që donin t’ia dinin për vdekjen që I kërcënonte në çdo çast nëpër istikame sepse e ndjenin se buzëqeshjen që kishin nisur ata, do ta vazhdonin qindra mijëra e miliona bashkëkombas të tyre këtej e andej kufirit dhe ajo buzëqeshje s’do të përfundon më kurrë.
BUZEQESHJA NIS ME TA
Buzëqeshja nis me ta
dhe kurrë s’përfundon
Janë ardhmëria jonë
dhe qofshin përgjithmonë!
, apo nëpërmjet vargjeve të poezisë tjetër me titull; Buzëqeshje e rrallë
…
Buzëqeshja nisi me ju!
Gjithmonë e kam thënë
Ditën ishit Diell
Natën ishit Hënë
Poetja, Aferdita Bytyqi – Buqaj, herë herë na dëfton nëpërmjet ndjenjave dhe brengave që kanë liridashësit për kombin e atdheun dhe shqetësimin e tyre për vendin ku u lindën, u edukuan dhe u rritën dhe brengat e tyre kur e shohin atdheun nën robëri dhe kushtrimin e tyre për kryengritje e luftë të armatosur deri në çlirim.
…
Me pranga e zinxhir
Kush t’i lidhi këmbë e duar?!
Zgjohu Kosovë, këput pranga e zinxhir
Zgjohu Nëna ime se erdhi dita,
Kosovë: Ti do të jesh e lirë
Poetja, Aferdita Bytyqi – Buqaj, ja ka dal që thuaja nëpërmjet çdo poezie të na jap një tablo të ngjarjeve të ndodhura gjatë viteve të luftës çlirimtare dhe nëpërmjet vargjeve të saj, na tregon se sa janë ngulitur ato ngjarje në kujtesën popullore dhe se sa dhimbje shkaktojnë sa herë i kujtojmë, apo më mirë të themi që janë plagë të patrajtuara si e sa duhet dhe çdo prekje e tyre, sado e lehtë qoftë, bënë të ndjehet dhimbja sikur kur janë shkaktuar herën e pare. Apo mbase nëpërmjet vargjeve, strofave e poezive të saj, aj ka trajtuar edhe një aspekt tjetër të luftës dhe pasojave të saj- dhimbjen psikologjike të saj, e cila nuk është trajtuar sa duhet. Nëpërmjet poezisë të saj “Nuk dua”, poetja na dëfton se njerëzit që kanë përjetuar situate traumatike, duan me çdo kusht të ju shmangen ngjarjeve që ua përkujtojnë ato sepse ua kujtojnë tablo që shkaktojnë dhimbje të pafund nga ri përjetimi i dhunës së shumëllojme të shkaktuar nga forcat shqiptar vrasëse të Serbisë, ushtria dhe policia e së cilës për afër dy vite me radhë ishte vënë me tërë arsenalin për të shkatërruar çdo gjë shqiptare! Prandaj dhuna e tillë ka shkaktuar aq plagë të mëdha sa ndonëse kanë kaluar shumë vite, qytetarët e Kosovës iu shmangën çdo ngjarje që ua përkujton ato kohëra të mbushura me dhimbje. Por ja që njeriu duhet të rrojë, të dëgjoj e shohë gjëra që ua përkujton luftën ndonëse nuk duan ta kujtojnë. Për këto përjetime, ajo na dëfton nëpërmjet poezisë së saj “Nuk e dua”.
Nuk e dua
Barin e gjelbër dhe të njomë
e urrej – dhe sot nuk e du
Më kujton turmat e njerëzve
të vrarë, me gjak mbulu
Fryma e dashurisë për dëshmorët, martirët dhe personalitetet e kombit, andej e këtej kufirit dhe dhimbja që ndjenë për jetën e tyre të mbushur me sakrifica, ndjehet edhe në pjesën e dytë të librit “Buzëqeshja nis me ta” e që kapitullin e dytë ajo e quan “Pranvera e madhe në Kosovë erdhi”. Nga leximi i poezive të këtij cikli, lexuesi do t’ndjejë gëzimin që përshkon shpirtin e poetes për fillimin e një epoke të re në Kosovë, një pranverë ardhja e së cilës ishte pritur një shekull. Ndonëse ajo i gëzohet pranverës, ajo ndjen edhe dhimbje sepse është një pranverë e cila Kosovën e gjen të djegur e rrënuar por pa ia zbehur aspak banorëve të saj dashurinë që kanë për atdheun e tyre prej nga i kanë dëbuar.
Ndër gjitha Pranverat,
kjo ndryshon ndër shekuj
Të puthsha Kosovë
Ballin bjeshkë të djegur
Apo nëpërmjet vargjeve të poezisë “Vinte aromë lirie”
Nga avioni pash atdheun
Kish ndryshuar rrënjësisht
Bari i rritur më shumë se zakonisht
Mijëra lulëkuqe kishin mbi
I vinte aroma LIRI, LIRI, LIRI
Refugjatë lufte, po ktheheshin n’atdhe
Pa çati por s’ka rëndësi
Librin e saj me poezi “Buzëqeshja nis me ta” poetja, Afërditë Bytyqi-Buqajm, e prëfundon me një cikël të cilin e emërton me një titull tejet domethënës dhe me një porosi që duhet të troket në ndërgjegjen e të gjithëve “Mos luani me gjakun tim”. Ajo sikur ndjen obligim që të na sjellë porosinë e dëshmorëve për ne që gëzojmë frytet e kontributit të tyre.
Ju lutem, shumë ju lutem:
Me gjakun tim të derdhur
të mos luaj askush
Për një t’ardhme t’ndritshme,
fëmijët i lash prush
Janë këto vargje me një porosi kuptimplote që të mos harrojmë për ansjë moment se janë me mijëra dëshmor e martir që dhanë jetën e tyre që ne sot të jetojmë në liri dhe se kontributi dhe gjaku i tyre për asnjë moment nuk duhet të harrohet në asnjë mënyrë.
Vlen të theksohet gjithashtu se vëllimin me poezi “Buzëqeshja nis me ta” poetja nëpërmjet disa poezive përveç admirimit për dëshmorët, martirët dhe personalitete nga fusha të ndryshme, ajo ngre zërin edhe kundër disa dukurive negative që manifestohet here pas here në shoqërinë d tone si dhe dukurinë e mërgimit e cila here pas here merr përmasa shqetësuese, sikur mori disa vite më parë.
Shpresojmë që ky nuk do të jetë libri i saj i fundit me poezi dhe urojmë që librin e radhës ta kemi në dorë sa më parë.