Fatmir Graiçevci

Fatmir Graiçevci: Kur kontributi minimal shpërblehet maksimalisht, ndërsa ai maksimal vlerësohet si të jetë i rëndomtë

Janë të shumta rastet në botën shqiptare kur për kontribut minimal njerëzit janë shpërblyer në mënyrë maksimale dhe për kontributin maksimal janë shpërblyer në mënyrë minimale!

Një anomali e tillë e tillë u përsëritë edhe nga kryetarja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, kur e para e emëroi gjeneralmajor, Bashkim Jasharin komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa i dyti na e paraqiti këtë emërim sikur i nderuari, gjeneral major, Bashkim Jashari është vendosur në pozitën që e meriton.

E vërteta është krejt ndryshe.

Ai meriton më shumë se kaq!

Por përderisa anomalitë paraprake janë vërejtur thuaja nga të gjithë që kanë sadopak të zhvilluar mendimin kritik, kjo anomali e kryetares, Vjosa Osmani dhe kryeministrit, Albin Kurti po vlerësohet si një veprim që dëshmon se kjo dyshe po bënë diferencën, sepse është duke i vlerësuar vlerat!

Në shikim të parë, duket kështu por nëse e analizojmë më thellë, e shohim se sërish kemi të bëjmë me një nënvlerësim por të paraqitur e të trajtuar si vlerësim!!! Dhe kur analizon vendimin e kryetares, Vjosa Osmani e cila ka emëruar gjeneralmajor, Bashkim Jasharin komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe vlerësimin maksimal që po ja bënë këtij vendimi kryeministri, Albin Kurti, nuk kanë se si të mos vijnë në mendje disa pyetje!

 Nëse vërtetë këta dy drejtues të institucioneve më të larta të vendit duan ta çmojmë kontributin e atyre që dhanë më së shumti për komb e atdhe, sikur është familja Jashari, pse nuk i vendosim të tillët në pozitat më të rëndësishme të vendit – në pozitën e kryetarit të vendit!?

Nëse vërtetë e  vlerësojnë kontributin e familjes Jashari, atëherë pse nuk e kemi sot në krye të shtetit ndonjë anëtar të kësaj familje!?

Ku ishte strukur kjo gatishmëri për vlerësim të kontributit të familjes Jashari kur ngarendnin për sigurimin e votave për kryetaren aktuale, Vjosa Osmanin!?

Por fatkeqësisht, shpërputhja mes deklaratave dhe veprave, nuk ka filluar tani!!!

  Kjo i ka karakterizuar edhe pushtetet paraprake. Të gjithë kanë folur në superlativ për simbolin e rezistencës sonë kombëtare, bac Adem Demaçin por as edhe njëherë nuk u bë asnjë veprim konkret për ta vendosur të gjallin më meritor për rezistencë dhe lufte çlirimtare, në krye të institucioneve më të larta, madje as edhe këshilltar i ndonjë ministri, jo më kryeministri!!!

Uroj të këndellemi ndonjëherë dhe të mos lejojmë askënd të ndjehet komod kur kontributi i jashtëzakonshëm vlerësohet sikur të jetë kontribut i rëndomtë!

Edhe një fakt tjetër është me rëndësi të vihet në pah!

Cila pozitë është më e lartë, ajo e komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës apo ajo e Ministrit të Mbrojtjes!

Të mos harrojmë se derisa i nderuari, komandanti i tashëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral major, Bashkim Jashari,  ka qenë duke dhënë kontributin në Trupat Mbrojtëse të Kosovës ( paraardhësen e FSK-së ), ministri i sotëm i Mbrojtjes ishte duke bërë përkthyesin e KFOR-it dhe duke qortuar qytetarët se pse dëgjonin Radion Kosova e Lirë dhe pse dokumentarët e kësaj radioje për dëshmorët e kombit, i dëgjonin me zë të lart!

Nuk duhet ndonjë analizë e thellë për ta kuptuar tani se emërimi i gjeneralmajor, Bashkim Jasharin në pozitën e komandantit të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës a është vlerësim apo nënvlerësim, kur kihet parasysh se ai do të jetë vartës i një ministri që nuk dihet se cili ka qenë kontributi i tij për çlirimin e Kosovës!!!

Por një gjë dihet, sa ishte në pozitën e përkthyesit të KFOR-it, ministri i sotëm i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka qortuar dhe është munduar t’i disiplinoj qytetarët se pse po e dëgjojnë Radion Kosova e Lirë dhe pse po ia ngritin zërin emisioneve të kësaj radioje kushtuar Dëshmorëve të Kombit e pa kontributin, luftën dhe gjakun e kësaj kategorie më meritore të kombit, ne sot nuk do jetonin e frymonim lirshëm.

Dhe ja ku vije puna, pjesëtari dhe eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjari i familjes emblematike të kombit, nipi i komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharit, Bashkim Jashari që kontributin për komb e atdhe e nisi në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e vazhdoi në pasuesen e saj, Trupat Mbrojtëse të Kosovës emërohet në një pozitë që për epror do ta ketë ministrin, Armend Mehaj kur përderisa ky bënte përkthyesin e KFOR-it dhe disiplinimin e qytetarëve se cilat medie duhet t’i bojkotojnë e cilëve dokumentar t’ua ulin zërin deri në pëshpëritje,  gjeneral major, Bashkim Jashari merrej me konsolidimin e pasardhëses së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe paraardhëses së Forcës së Sigurisë së Kosovës – Trupave Mbrojtëse të Kosovës.

Duhet të jesh tejet naiv për t’i besuar propagandës së kryetares, Vjosa Osmani dhe kryeministrit, Albin Kurti se këta dy na e paskan vlerësuar në mënyrë meritore, gjeneral major, Bashkim Jasharin. Ari nuk ka nevojë as për lavde e as për reklamë sikur as xhevahiri nuk ka nevojë për zbukurim! Kushdo që përpiqet ta bëjë këtë, para së gjithash, shfaq bindjen e tij absurde e naive se vetëm fal vlerësimit të tij, tani edhe ari edhe margaritari po vlerësohen nga shoqëria!!!

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …