Në mesin e librave që ofron të dhëna për propagandën, diskriminimin dhe dhunën e mirë organizuar e sistematike kundër popullit shqiptar të mbetur nën regjimin shqiptar vrasës të Jugosllavisë, lirisht mund të themi se është edhe libri “Frikë & Urrejtje” i autorit, Fatmir Sadiku. Duke përshkruar jetën e tij me sfida të shumta, që nga koha e fëmijërisë e deri në moshën e pjekurisë dhe pjesëmarrjen në luftën çlirimtare, autori, Fatmir Sadiku ja ka dal mbanë që duke dëftuar për jetën e tij, të na tregoj për vështirësitë, keqtrajtimet, diskriminimin dhe dhunën brutale që ushtrohej kundër shqiptarëve liridashës që jetonin në trojet e tyre por të mbetura nën regjimin shqiptar vrasës të Jugosllavisë në përgjithësi dhe posaçërisht Serbisë.
Autori i librit “Frikë & Urrejtje”, duke evokuar kujtimet e nënës së tij, na tregon se qysh në vitet e para të pas Luftës së Dytë Botërore, regjimi Tito & Rankoviq, kishin filluar t’i terrorizonin familjet liridashëse shqiptare. Një fat të tillë, kishte edhe gjyshi i tij, nga nëna, të cilin e vrasin në prani të fëmijëve dhe gruas së tij, pjesëtarët e OZN-ës famëkeqe, në vitin 1946, me pretekst se kjo familje i ka ofruar strehim dhe ushqim, nacionalistit të shquar të kësaj ane, Avdyl Dura. OZN-a nuk ishte mjaftuar me vrasjen e kryefamiljarit, por kishin urdhëruar që kufoma e tij të mbetet për dy ditë ashtu në oborr, e pavarrosur. Ishte kjo një ngjarje sa e rëndë aq edhe e dhimbshme e traumatike, sidomos për gruan dhe fëmijët e vegjël të të ndjerit, trupin e pajetë të të cilit, anëtarët e familjes e shihnin nga dritaret e shtëpisë për një kohë të gjatë, por pa guxuar ta varrosnin sepse ishin kërcënuar se në rast se e varrosnin pa lejuar regjimi i kohës, familja do të ketë pasoja të rënda. Disa vite me pas, regjimi Tito – Rankoviq, me qëllim të shpopullimit të Kosovës nga kombi shqiptar, ndërmarrin aksionin e radhës të njohur në kujtesën popullore si “Aksioni i armëve” gjatë të cilit u torturuan mizorisht shqiptarët me qëllim që jeta e tyre në Kosovë të bëhej e padurueshme dhe të kërkonin shpëtim duke u shpërngulur në shtete tjera. Rrëfimet për jetën e rëndë të shqiptarëve liridashës nën Jugosllavi, të treguar nga nëna, baba, gjyshi e babëgjyshi, krijojnë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e Fatmirit, të cilat ia ofron publikut nëpërmjet librit “Frikë & Urrejtje.
Ai shumë shpejt, do ta ndjej nën lëkurën e tij vazhdimin e kësaj dhune të mirë organizuar nga Serbia kundër popullit shqiptar të mbetur nën regjimin e Jugosllavisë. Autori qysh në fazën e adoleshencës do të habitet se prej nga kjo urrejtje kaq e madhe, e cila manifestohet në të gjitha fushat e jetës, në punësim, arsimim, kulturë, shëndetësi, siguri, dhe aspekte të tjera. Jo rrallë herë edhe ishte fyer, keqtrajtuar, diskriminuar dhe rrahur nga bashkë moshatarët serb qysh gjatë adoleshencës, ndaj disa prej cilëve kishte marrë hak, kur ju kishte dhënë mundësia. Kjo kishte bërë që pezmi i serbëve nacionalist dhe shovenist, të rritej e të shfaqej edhe më shumë kundër tij, ashtu sikur e shfaqnin kundër shqiptarëve liridashës, sa herë ata ngritnin krye kundër padrejtësive të shumta e sistematike. Diskriminimi i shumë anshëm i popullit shqiptar, sidomos ai në punësim, do të lë gjurmë të pashlyeshme gjatë fazës së tij të adoleshencës, kur babai i tij, i shtrënguar nga gjendja e rëndë ekonomike, do të detyrohet te gjej punë mijëra kilometra larg në mërgim, ashku sikur shumë bashkëkombës të tjerë. Kjo i kishte bërë përshtypje Fatmirit, sidomos kur krahasonte me privilegjet që gëzonte pakica etnike serbe, që ishin të punësuar të gjithë, e shumica prej të cilëve në poste të larta e vendimmarrëse. Duke lexuar librin “Frikë & Urrejtje” ku shpalosen brengat, shqetësimet, mllefi dhe pezmi që sa vinte e shtohej brenda autorit të këtij libri, lexuesi do t’i kupton edhe shkaqet e kryengritjes së rinisë shqiptare të vitit 1981 dhe rezistencën e më pastajme në forma dhe mënyra të ndryshme, të rinisë dhe popullit liridashës shqiptar, deri në luftën e armatosur të udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ndonëse i angazhuar qysh në ditët e para në lëvizjen paqësore, Fatmir Sadiku do të fillon të krijoj qëndrim kritik ndaj kësaj lëvizje dhe ngadal dal do të krijon bindje se kjo nuk është as rruga e as politika që do ta çliroj Kosovën nga robëria.
Nga përshkrimi i jetës së tij në librin “Frikë & Urrejtje”, lexuesi do të mësoj për karakterin e çiltër, miqësor e të but të Fatmirit por edhe revoltën dhe karakterin e tij luftarak kur të tjerëve ose edhe atij i bëhej padrejtësi. Por jo vetëm kaq. Në këtë libër, lexuesi do ta ndjej edhe gëzimin e tij kur haste në njerëz të mirë, të cilët ndihmonin atë dhe bashkëkombësit e tij, kur ata kishin nevojë ose përballeshin me padrejtësi. I tillë ishte gëzimi i tij kur mësoi se si një mjek serb kishte ndihmuar fëmijë, burra e gra, që kishin nevojë, në vitet kur mjekët shqiptar ishin dëbuar dhunshëm nga spitalet dhe shtëpitë e shëndetit. Të tillë gëzim Fatmiri ndjente edhe kur ja dilte që të ndryshonte bindjet negative që kishin krijuar njerëz të kombeve të ndryshme kundër popullit shqiptar duke u bazuar në propagandën serbe anti shqiptare. Këto përpjekje dhe suksese të tij, nuk kishin mbetur pa u kuptuar nga shovenistët dhe nacionalistët serb por edhe pjesëtar të sigurimit të Serbisë, që frekuentonin hotelin “Narcis” në malet e Sharrit, hotel ku ishte recepcionist për një kohë, Fatmir Sadiku, prej nga e largojnë në mënyrë djallëzore, gjatë kohës kur po i largonin në mënyra të ndryshme qindra mijëra punëtor shqiptar nga vendet e tyre të punës, anë e kënd Kosovës. Por kjo nuk e kishte ligështuar Fatmirin, por vetëm e kishte çelikosur për të vazhduar më tutje. Tani ai e siguronte ekzistencën duke mbledhur bjeshkëve të Sharrit, këpurdha, qajra, pemë e perime të ndryshme, me gruan, motrat, vëllanë e fëmijët si dhe duke dhënë kontributin e tij në arsimimin e gjeneratave të reja, me një pagë mujore simbolike prej dhjetëra markash gjermane, aq sa një punëtor në mërgim merrte brenda një dite. Libri “Frikë &Urrejtje” flet edhe për një kategori tjetër të shoqërisë sonë, të cilët me çdo kusht duan të jetë në ballë të proceseve të rëndësishme por jo edhe të japin kontribut paraprak për ta merituar këtë pozitë por çka është më e keqja, as nuk e japin këtë kontribut kur vendosen në ballë të tyre, por ikin, posa nuhasin rrezikun. Një kategori e njerëzve të tillë zen vend në librin e tij por jo për të nxitur urrejtje ndaj tyre por për të treguar se sa e kanë dëmtuar të tillët luftën çlirimtare që me çdo kusht kërkonin pozitën e komandantit por edhe pse ju falej kjo pozitë, në momentin kritik, kur duhej ta dëshmonin këtë pozitë, ia mbathnin nga sytë, këmbët.
Librin “Frikë &Urrejtje”, autori, Fatmir Sadiku e përmbyll me zhgënjimin e tij personal por edhe të bashkëkombësve të tij, të cilët kishin shfaqur zhgënjimin e tyre pas lufte ndaj njerëzve që pushtetin nuk e kishin përdorur për mirëqenien e kombit e të atdheut por për interesa personale, familjare e klanore. Ai ishte habitur dhe zhgënjyer tej mase kur shumë bashkëkombësve ju kish treguar për planin e tij për t’u kthyer nga Kanadaja dhe insvetuar në Kosovë ndërsa këta i kishin thënë se sikur të kishin mundësi, do ti iknin nga Kosova sepse aq gjatë dhe aq shumë janë të zhgënjyer sa më nuk shohin të ardhme në Kosovë. Duke folur për këta njerëz, autori, Fatmir Sadiku, në fund të librit shkruan:
“Edhe ata ishin të zhgënjyer në shumë aspekte, si me klasën politike në pushtet, e cila pushtetin e përdorte për pasurim personal, familjar e klanor, si me faktorin ndërkombëtar, i cili kishte ardhur të ndihmonte ndërtimin e shtetit të ri, por me gjithë kompetencat që kishin, po lejonin korrupsionin, nepotizmin dhe pasurimin e tyre në mënyrë të paligjshme. Të gjitha faktet ishin tregues se perspektivë për një jetë me dinjitet për shumicën e qytetarëve nuk kishte”
Libri “Frikë &Urrejtje”, autori, Fatmir Sadiku sikur është shkruar duke kujtuar urtësinë latine “Fjalët i merr era, shkrimet mbesin”. Mbase autori ka dashur që padrejtësitë e shumta dhe përvojat e hidhura personale, familjare dhe të kombit që i përket, të mos mbesin vetëm histori gojore, që barten me fjalë nga njëra gjeneratë tek tjetra, dhe të zbehen e treten me kalimin e kohës por të shkruhen e përjetësohen përgjithmonë nëpër libra dhe gjeneratat e tashme dhe të ardhshme, ta kuptojnë se sa e vështirë ishte jeta nën robëri dhe se sa mund, djers e gjak u derdhën për ta fituar lirinë e merituar, por të munguar për dy mijë vite me radhë!