Vështirë se mund të gjejë njeriu te ndonjë komb tjetër sikur te ne, përpjekje për rehabilitimin e vrasësve të popullit të vet. Ka dy vite që nga autoritetet tona më të larta të shtetit, po bëhen përpjekje të tilla, antihumane e anticivilizuese. Fjala është për vrasjen mizore të dhjetëra civilëve në Tiranë, më 4 shkurt të vitit 1944 nga bashkëpunëtori i nazistëve, Xhafer Deva si dhe vrasjen e dhjetëra civilëve shqiptar në pjesën veriore të Mitrovicës dhe dëbimin e dhunshëm të mbi 11 mijë banorëve nga banesat dhe shtëpitë e tyre, më 4 shkurtit të vitit 2 mijë, nga grupet e armatosura serbe të udhëhequra nga Oliver Ivanoviqi.
Sa ndjen njeriu dhembje kur mëson për fundin e dhimbshëm të këtyre njerëzve që ju shua jeta në netët sterrë, dekada më parë, aq keq ndjehet edhe kur sheh autoritetet më të larta të Kosovës dhe disa biqim historianëve e analistëve, duke u munduar t’i rehabilitojnë këta dy vrasës e terrorizues të pamëshirshëm, sikur janë Xhafer Deva dhe Oliver Ivanoviqi. Por jo vetëm kaq. Është shqetësues fakti se për rehabilitimin e tyre është angazhuar edhe kryeministri, Albin Kurti me Qeverinë e tij dhe kryetarja, Vjosa Osmani, ndonëse kjo nuk është se ka ndërmarr ndonjë veprim për rehabilitimin e tyre por po e miraton në heshtje rehabilitimin e shqiptarë-vrasësve. E kemi parasysh faktin se kryeministri ynë, nuk është se ka studiuar në fushën e historisë dhe nuk është e thënë se ai duhet ta dijë çdo zhvillim të ndodhur në të kaluarën e kombit tonë, sikur është 4 shkurti i vitit 1944 në Tiranë, ama për rastin e 3 dhe 4 shkurtit, është i njohur dhe i mirë informuar por është absurde, e padrejtë dhe e pamoralshme përpjekja për ta rehabilituar shqiptar vrasësin, Oliver Ivanoviq, i dënuar në mënyrë simbolike pak vite më parë, nga dy gjykata për veprimtarinë e tij kriminale. Sikur të ishte vetëm përpjekja për rehabilitimin e shqiptarvrasësit, Oliver Ivanoviq mbase mund të shpresonim se fjala është për një shkarje të kryeministrit por kur kujton edhe përpjekjet e Qeverisë së drejtuar nga ai, për rehabilitimin e Xhafer Devës, një vit më parë, kjo të bën të mendosh se nuk është fjala për shkarje por për një zell e përpjekje të qëllimshme për rehabilitimin e tyre.
Kryeministri, Albin Kurti edhe mund të lajthisë, duke e parë figurën e Xhafer Devës vetëm nga këndvështrimi që kanë për të disa miop e egocentrik që besojnë se bota dhe njerëzit janë ashtu dhe vetëm ashtu sikur i shohin ata nga guaska e tyre por ja që ngjarjet dhe njerëzit duhet vlerësuar nga këndvështrime të ndryshme, e jo vetëm nga një dimension, sikur ju pëlqen njerëzve njëdimensional. Xhafer Deva edhe mund të mos ketë vrarë asnjë njeri të pafajshëm në Kosovë por ja që ka vrarë dhjetëra bashkëkombës tonë, më 4 shkurt në Tiranë, pa ua bërë gjyqin por sikur të jenë egërsira, anipse ishin civil të paarmatosur, disa prej të cilëve edhe fëmijë. Ndonëse ai i vrau për shkak se ishte organizuar një atentatit ndaj tij, si mund të përligjet një fushatë e tillë vrastare ndaj dhjetëra personave që ishin arrestuar në natën sterrë të 4 shkurtit në Tiranë, dhe vrarë nëpër oborre në prani të familjarëve të tyre!? Sot bota do të alarmohej dhe reagonte edhe ndaj ndonjë fushate të tillë për vrasjen e qeneve endacak që vërtetë rrezikojnë dhe mbysin njerëz nga kafshimet e lëre më ndaj një fushate të mirë organizuar për vrasjen e dhjetëra qytetarëve meqë dyshohet se një atentat qenka organizuar nga komunistët dhe se të vrarit qenkan komunist. Por edhe nëse qenka organizuar nga komunistët, para se të jenë komunist, ata ishin njerëz, madje edhe nga kombi e gjaku ynë. Po a ka logjikë që për një atentat të arrestohen dhe vriten pa ua bërë gjyqin, rreth 100 civil të paarmatosur, në mesin e të cilëve thuhet se ka pas edhe fëmijë e adoleshent1? Mbase kjo vrasje tregon edhe për mendësinë tipike naziste të Xhafer Deves, 100 për 1! Fundja fundit, me këtë akt çnjerëzor, Xhafer Deva vetëm sa e ka përligj atentatin ndaj tij dhe e ka zhvesh veten e tij nga humanizmi dhe respekti që duhet të kem për te, pas vdekjes së tij. Mendjet mesatare edhe mund ta kenë problem se forcat italo – gjermane me të drejt dhe shumë arsye nuk vlerësoheshin njëjtë në mesin e liridashësve të Kosovës dhe Shqipërisë por nëse hiqemi si mendje ndritur dhe me njohuri mbi mesataren, duhet ditur se përderisa forcat italo – gjermane, në trojet jashtë Shqipërisë londineze perceptoheshin dhe vlerësoheshin si forca çlirimtare, brenda territorit të Shqipërisë, ato me të drejtë vlerësoheshin si forca pushtuese. Dhe në çdo komb dhe shtet të emancipuar e liridashës, dihet se si trajtohen bashkëpunëtorët e armikut, dhe as më pak e as më shumë, nuk është vlerësuar edhe bashkëpunëtori i nazizmit, Xhafer Deva, nga forcat liridashëse të Shqipërisë. Mandej shtrohet edhe një pyetje tjetër. Si do të trajtohej Shqipëria dhe cili do të ishte fati i saj nëse nuk do të kishte rezistencë dhe luftë të armatosur kundër forcave nazi – fashiste!? Ne sot edhe mund ta shajmë komunizmin me javë, muaj dhe vite me radhë por ne nuk mund ta mohojmë se ata morën mbi supe detyrën e rëndë për organizmin e luftës së armatosur për çlirimin e vendit dhe fal kësaj lufte, Shqipëria u rreshtua në mesin e shteteve që luftuan kundër një fuqie që, si atëherë, si sot, gjykohet nga mbarë bota! Nazizmi sot gjykohet edhe nga vet trualli i lindjes së tij, Gjermania, por ja që bashkëpunëtorët e këtij regjimi vrastar, rehabilitohen nga Qeveria Kurti. Kjo është e pafalshme dhe një njollë e zezë në historinë e vendit dhe shtetit tonë. Është anakronike dhe absurde angazhimi i kabinetit të kësaj Qeverie, saktësisht Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, që prioritet për ta ruajtur dhe restauruar i jep shtëpisë së Xhafer Devës dhe duhet reagimi i një ambasadori të një shteti të fuqishëm, sikur është Gjermania që të na mësoi historinë e vendit tonë dhe të na sqaroj se ajo shtëpi është e një bashkëpunëtori të një regjimi vrastar që e gjykon edhe vet Gjermania!?
Kjo edhe mbase mund të dukej si një lajthitje e kryeministrit, Albin Kurti dhe kabinetit të tij, pasi nuk ka pasur njohuri të mjaftueshme dhe është manipuluar nga ndonjë puthador, që figurën e Xhafer Deves ja ka paraqitur sikur të na ishte ai patriot e liridashës por si ta shpjegojmë me lajthitje apo manipulim të kryeministrit Kurti, përpjekjen e tij për ta rehabilituar shqiptarvrasësinë tjetër, Oliver Ivanoviqin!? Nuk është shqetësuese më qëndrimi i kryeministrit Kurti për shqiptar vrasësin Ivanoviq, të cilin pa pike turpi e ndërgjegje të vrare, na e paraqet si hero i multietnicitetit të Kosovës, ani pse Ivanoviqi ka pas rolin kryesor në vrasjen dhe dëbimin e shqiptareve nga pjesa veriore e Mitrovicës por shqetësues është fakti se si nuk reagoi asnjë nga Kryesia apo Këshilli Drejtues i partisë Vetëvendosje!? Nuk reaguan as ish të burgosurit politik, të rreshtuar në partinë Vetëvendosje, të cilën e vlerësojnë si parti më të mirë se sa ato tjerat paraprake, të cilave ju kanë shërbyer vite me radhë, para se të kalojnë dhe rehabilitohen në Vetëvendosje. Ku është humanizmi i tyre, që nuk e thanë as edhe një fjali të vetme për t’u distancuar nga shefi i tyre që i thure elozhe shqiptar vrasësit Ivanoviq!? E drejta themelore e dhe e patjetërsueshme e njeriut, është e drejta për jetë, e në sistemin demokratik edhe e drejta mbi pronën private, e Oliver Ivanoviqi, është dënuar për pjesëmarrje në aksione për privimin e dhjetëra shqiptareve nga e drejta e parë dhe mijëra të tjerëve nga e drejta e dyte! E ta paraqitesh këtë luftëtar të pastrimit etnik si hero të multietnicitetit të Kosovës, është më shumë se sa skandaloze! E themi më shumë se sa skandaloze sepse nuk kemi te bëjmë me një deklaratë apo vlerësim të çastit por me një qëndrim të mirë përgatitur dhe thënë me qetësinë e bindjen maksimale! Por nuk është më e keqja këtu. E keqja qëndron te porosia që po ju lëmë gjeneratave të tashme dhe atyre të ardhshme, që të mos brengosen aspak edhe nëse vrasin njerëz të pafajshëm dhe dëbojnë dhunshëm nga trojet e tyre sepse do të vije ndonjë qeveri që do t’i përligj, dhe vlerëson lart e më lart veprimtarinë e tyre, edhe nëse ajo është djallëzore dhe antihumane, sikur është vrasja e dhjetëra civilëve shqiptar nga Xhafer Deva më 4 shkurt të vitit 1944 në Tiranë, dhe vrasja e dhjetëra shqiptarëve në Mitrovicën e veriut dhe dëbimin e mbi 11 mijë të tjerëve nga pronat e tyre, me 3 e 4 shkurt të vitit dy mijë, nga grupe shqiptar vrasëse serbe, të udhëhequra nga krimineli, Oliver Ivanoviq.