Fatmir Grajçevci: Asnjë njeri i vetëm, sado i kompletuar të jetë, nuk mund ta njohë as përafërsisht opusin krijues të Bacës!!!

Për disa ditë me radhë, njerëz të shumtë e personalitete nga fusha të ndryshme të bënë vlerësime në superlativ, Bacë!

Por kjo ishte tepër pak krahasuar me veprimtarinë tënde mbi gjysmë shekullore për komb, atdhe dhe vlerat më të larta njerëzore!

Ndonëse fjalët e fjalitë e tyre ishin të zgjedhura e të renditura me shumë kujdes, sërish ishin të zbehta krahasuar me virtytet e tua të shumta dhe përkushtimin tënd!

Thanë se Baca ishte një veprimtar i palodhur, gjë që nuk pajtohem aspak kur marr parasysh kontributin e tij kolosal në fusha të shumta! Qindra audio-dokumentarë, qindra video-dokumentarë, qindra biografi për dëshmorë dhe dëshmorët e kombit, dhjetëra libra, mijëra artikuj nga fusha të ndryshme, qindra recensione, përkthime të romaneve – mandej autor i shumë prej tyre – mandej dhjetëra mijëra lajme të përgatitura për Radio e TV, dhjetëra intervista të realizuara, e shumë kontribute të tjera!

E si mund të mos lodhet njeriu pas një angazhimi të tillë të përkushtuar!? Si!?

Nuk është fare e vërtetë se Baca ishte punëtor i palodhshëm, por ishte dashuria e tij e përshkrueshme për kombin, vatanin, heronjtë e dëshmorët përgjatë gjithë historisë, si dhe dashuria e tij për realizimin e idealeve më të larta njerëzore që e bënin të mos ndalojë së kontribuari edhe kur ishte i sfilitur e i dërrmuar nga angazhimi i pandërprerë për mbi gjysmë shekulli!!!

Prandaj, them se Baca është personalitet unik në botën shqiptare dhe se është personalitet i pakompensueshëm!

Asnjë njeri i vetëm, sado i kompletuar të jetë, nuk mund ta njohë as përafërsisht opusin krijues të Bacës!!!

Mirë është që flitet për Bacën, ndokush edhe mund të fascinohet nga fjalitë vlerësuese në superlativ për Bacën, por unë nuk fascinohem aspak!

Përse!?

Sepse Baca është një xhevahir, ndërsa vlerësimet në superlativ për Bacën më ngjajnë në penelatat e piktorëve që mundohen ta zbukurojnë xhevahirin!!!

P.S.
Gjatë një bisede me Bacën, lidhur me romanin e tij “Guri i Betimit” (i përkthyer dhe vlerësuar tejet lart nga kritika letrare gjermane, por jo edhe ajo shqiptare!), ai më tregon se për përgatitjen e këtij romani ka studiuar 10 mijë faqe literaturë në gjuhë shqipe, angleze, gjermane, turke, greke, hungareze, serbokroate, por edhe gjuhë të tjera!!!

Mund të jetë një imazh i ‎1 person dhe ‎teksti që thotë "‎20:10 riiRadioK Radio Kosova o 44% Lire Ahmet AhmetQeriqt. Qeriqi perjetshem <eshemkurimiperveprenekon kontbu kujtimi pervepren סס AHMET AHMETQERIQI QERIOI 1946- 1946-2025 2025 Komento Dergo <‎"‎‎

Kontrolloni gjithashtu

Agron Xhemajli: BESIM AHMETI – BESIM PËR FITORET!

Përmes këtij shkrimi të shkurtër biografik, e kujtojmë Besimin e paharruar, në katër vjetorin e …