Janë shumta rastet e përngjasimit mes njerëzve në fusha të ndryshme por vështirë se mund të gjejë njeriu një përngjasim sikur kanë mes vete, ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha të cilit thuaja ju ka venitur krejt autoriteti që kishte dikur dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili është në kulmin e pushtetit të tij, mu sikur Sali Berisha, dekada me parë.
Nga tiparet kryesore të tyre është nihilizmi. Të dy kanë qasje nihiliste ndaj të arriturave të shtetit që drejtojnë në kohën sa këta nuk ishin në krye të pushtetit. Që të dy, duan me çdo kusht të përhapet dhe etablohet narracioni se patriotizmi, përparimi, shtet bërja e shtet ndërtimi nis me këta dy!
Është Sali Berisha që përdori i pari këtë marifet. Sipas mendësisë së tij dhe bashkëveprimtarëve, përgjatë gjysmë shekulli me radhë, në Shqipëri nuk ishte bërë asgjë dhe se veprat gjigande do të fillojnë dhe mbarojnë vetëm me Partinë Demokratike të udhëhequr nga Sali Berisha. Ky mohoi faktin se përgjatë gjysmë shekulli, Shqipëria ishte ndriçuar dhe kishte shporrur errësirën ndërsa ky e ktheu atë me të marrë pushtetin, në fillim të viteve të ’90-ta! Po ky nihilist e mohoi faktin se në Shqipërisë socialiste ishte zhdukur analfabetizmin, ishte krijuar ushtria, kishte flotën detare dhe ajrore, kishte 1 mijë e 200 mjete të blinduara, 176 mijë bunkerë si qendra zjarri mbrojtës dhe shumë të tjerë për strehimin e popullatës në rast sulmi. Përjashto bunkerët që nuk kanë mundur t’i shesin, thuaja se të gjitha të tjerat, mjetet e blinduara, flota ajrore e detare gjatë kohës kur Shqipëria udhëhiqej nga Sali Berisha, u shiten për skrap. Se ku kanë përfunduar leket nga kjo tregti, është histori tjetër, e dhimbshme e dëshpëruese. Vlen të theksojmë se fal këtyre bunkerëve, Shqipëria sot llogaritet në mesin e tri shteteve më të sigurta në botë, në rast lufte me armë konvencionale. Të gjitha këto e shumë të tjera, i ka mohuar dekada me radhë, Sali Berisha dhe ka ndërtuar një narracion sipas të cilit, në Shqipëri ka pasur përparim vetëm me ardhjen e Partisë Demokratike dhe vendosjen e tij në krye të saj. Se si ka përparuar Shqipëria, më së miri tregon sistemi piramidal që u krijua në kohën kur Shqipëria drejtohej nga Sali Berisha. Ishte ky sistem që i varfëroi si mos më keq, mijëra familje shqiptare duke zhvatur qindra miliona e mbase miliarda dollar nga kursimet e tyre. Por e keqja nuk përfundon këtu por vazhdon tutje me trazirat e pranverës së vitit 1997, që shkaktuan vrasjen e afër 4 mijë civilëve, të cilat u pasuan edhe me shumë vrasje tjera nga aktivizimi i gjakmarrjes, zakon ky që ishte shuar në Shqipërinë socialiste. Por jo vetëm kaq. Gjatë Shqipërisë socialiste edhe moçalet, djerrina, brigjet e kodrat ishin kthyer në toka pjellore e fitimprurëse ndërsa gjatë kohës së Sali Berishës, tokat pjellore u kthyen në djerrina, serrat moderne në objekte sikur kur kalon stuhia e tornado mbi to, uzinat e fabrikat e vendpunishtet u shndërruan në gërmadha sepse Sala me shpurën e tij, të motivuar nga kënga e internacionales socialiste, i vënë qëllim vetes për shkatërrimin me themel të botës së vjetër për ta ndërtuar më pastaj botën e re në vend të saj! Dhe dihet se si e ndërtoi ky nihilist e puthador i Enver Hoxhës, Shqipërinë, të cilën e deshti vetëm kur mund ta sundonte, përndryshe shumë herë tregoi se ishte i gatshëm t’ia vë flaken!!! A nuk e bëri Sali Berisha këtë në ’97 kur qytetarët e vjedhur nga sistemi piramidal, jo që nuk e donin më Sali Berishën e PD-në e tij por i urrenin që të dy! Sali Berisha e dëshmoi edhe njëherë tjetër që është i gatshëm t’ia vë flaken Shqipërisë në ’98-tën, mu gjatë kohës kur Serbia po zhvillonte fushatës shqiptarvrasëse dhe duke bërë shkrumb e hi shumë vendbanime shqiptare anekënd Kosovës.
Fatkeqësisht, këto nuk janë të gjitha të ligat që i kanë ardhur shqiptarëve dhe Shqipërisë nga Sali Berisha, që u desh të kalojnë dekada për ta kuptuar nihilizmin, sofizmin dhe mashtrimin e tij. Dhe është për t’u habitur me shqiptarët e Kosovës që ende janë të dashuruar në demagogjinë e tij. Mjafton të kuptojmë kontributin e Sali Berishës për mos ndërtimin e linjës 400 kilovatëshe mes Kosovës dhe Shqipërisë për ta kuptuar se sa i ka dashtë me të vërtetë ky shqiptarët e Kosovës. Kjo linjë 400 kilovotëshe, kishte për qëllim shkëputjen e Kosovës nga varësia e rrymës prej Serbisë dhe ndërlidhjen e saj me Shqipërinë por ishte Sali Berisha që gjatë gjithë kohës ka pamundësuar ndërtimin e këtij projekti me elemente të bashkimit kombëtar. Por ja që ky dinte që punët në dëm të shtetit e kombit, t’i bënte natën, në errësirë, ndërsa propagandën e demagogjinë për ditën me diell dhe njerëzit mbanin mend atë që premtonte ditën por nuk shihnin atë që bënte natën!!!
Përderisa Sali Berisha tani më nuk po shkëlqen si më parë dhe do të përballet me drejtësinë, në Kosovë kemi një politikan tjetër që i ngjanë atij. Është ky kryeministri, Albin Kurti me partinë Vetëvendosje por që e paraqet si Lëvizje, ani pse më nuk ka asnjë tipar të Lëvizjes, nëse ka pasur me të vërtetë ndonjëherë.
Edhe Albini, mu sikur Sala, bënë propagandë nihiliste. Sala thoshte se Shqipëria ka stagnuar për 50 vjet, Albini bënë edhe një hap tjetër me nihilizmin e tij. Ky me shpurën e tij për vite me radhë propagandon se Kosova është shkatërruar për 20 vjet! Ama ja që ky nihilist ekstrem, kurrë nuk na tregoi se kush na e paska ndërtuar Kosovën kaq shumë sa na u paskan dashtë 20 vjet për shkatërrimin e saj!!! Bën mirë të na tregon ky kryehipokrit, nihilist e mashtrues se kush na e paska ndërtuar Kosovën, kryekrimineli i Ballkanit, Millosheviqi, kryetorturuesi i shqiptarëve në Jugosllavi, Rankoviqi, shqiptar vrasësi Tito, shqiptar dëbuesi, Nikolla Pashiqi apo ndonjë pushtues tjetër!?
Por pavarësisht propagandës së tij dhe shpurës puthadore që si në kor e imiton, për 3 vite qeverisje, projekti më i famshëm që ka realizuar qeveria e drejtuar prej tij, është një urë tri metra në fshatin Saradran, në promovimin e së cilës mori pjesë thuaja e tërë qeveria!!!
Por jo vetëm kaq. Sali Berishën dhe Albin Kurtin, i karakterizon edhe megalomania. Të dy e shohin veten si lider me një fuqi të jashtëzakonshme. Edhe Sales, njëherë e një kohë, administrata amerikane ia tërhiqte vërejtjen që të mos flirton me Iranin, sikur që së bashku me ekspert të Fondit Monetar Ndërkombëtar e paralajmëronin mbi rrezikun që vije nga skemat piramidale por ja që Sala ua kthente se është lider i një shteti sovran dhe se të hollat e shqiptarëve janë të hollat më të pastërta. Nuk kaluan as dy vite, dhe për fatin e keq të Shqipërisë dhe shqiptarëve u vërtetua e kundërta, u deshtë të ndërhyjnë forcat ndërkombëtare për ruajtjen e sovranitetit të Shqipërisë në raport me Greqinë dhe kthimin e rendit dhe qetësisë. Sa për lek, ato nuk u kthyen më kurrë në xhepat e qytetarëve, prej nga ishin marrë me shumë marifet para syve të shtetit i cili drejtohej nga megalomani, Sali Berisha.
Megaloman është edhe kryeministri ynë, Albin Kurti. Edhe ky, dikur rrahtë gjoks se nuk negocion me Serbinë. Por jo vetëm kaq. Ky rrahtë gjokse se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia e Serbia, kanë vendos thika e gërshërë mbi hartën e Kosovës që e kanë vendosur sipër tavolinës në Shtëpisë së Bardhë në Uashingon por se ky si strateg që është dhe lider gjigand, ua prishi ato plane!!! Ende ka xhematë që i besojnë verbërisht kësaj përralle të këndshme se si Kosova tani ka një kryeministër që i vetëm ja del me luftuar kundër shteteve më të fuqishme të botës dhe ua prish planet e tyre që i kanë sajuar kundër tij dhe Kosovës! Megaloman tipik. Asgjë Aleksandri i madh çka është Albin Kurti – do të pandehin të ekzaltuar xhematlinjt e tij të shumtë e me mendësi adoleshente.
Ashtu sikur Sala dikur që ishte i gatshëm t’ia vë flaken Shqipërisë kur nuk mund të ishte në krye të saj, të njëjtën bënte edhe Albin Kurti me shpurën e tij kur ishte larg kolltuqeve të buta. Sa e sa herë militantët e partisë Vetëvendosje ua kanë vënë flakën institucioneve të Kosovës, i kanë përgjakur pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët kryeministri i sotëm, Albin Kurti i quante – majmun ( ! ) derisa erdhën në pushtet!? Sa e sa herë ky kryehipokrit dhe shpura e tij e kanë quajtur flamurin e Kosovës leckë me lara e pas uljes në kolltuqet e buta, i rrinë gatitu!? Askush si shefi i partisë Vetëvendosje Albin Kurti dhe bashkëveprimtarët e tij të safit të parë, nuk ka ushtruar dhunë në Kuvendin e Kosovës sa ishin në opozitë por me të ardhur në pushtet, Kuvendi na u bë tempull i demokracisë dhe kushdo që shfaq dhunë aty do të ballafaqohet me drejtësinë! Por ja që partiakët e safit të parë të kësaj partie, nuk shkojnë në seanca gjyqësore për të dhënë llogari për dhunën që kanë ushtruar po në këtë tempull gjatë kohës sa ishin në opozitë dhe bënin luftë të ashpër për të ardhur në pushtet, ama duke aktruar se janë kah luftojnë për shtet!
Kryehipokriti Kurti, sa e sa herë kur ishte në opozitë, na hiqej si luftëtar i pakompromis i keqpërdorimin të pasurisë publike e shtetërore por tani që është ulur në kolltuk bën shurdhmemecin ani pse i janë ofruar të dhëna për keqpërdorim të miliona eurove. Për keqpërdorime të tilla nëpërmjet fryrjes së faturave nga dhjetëra herë e deri në qindra herë (!), është i njoftuar kryeministri, Albin Kurti dhe ministritë përkatëse të tij nëpërmjet të dhënave që i janë dërguar në adresën elektronike e me raste edhe takime fizike por deri më tani, asnjë emër i lakuar në përfshirje në këto keqpërdorime nuk është pezulluar nga detyra! Asnjë! Kjo tregon më së miri se sa e ka pas me mendje dhe zemër kur është zotuar se do ta luftoj pa kompromis keqpërdorimin e parasë dhe pasurisë publike!
Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe kryeministri, Albin Kurti kanë edhe një të përbashkët tjetër. Janë sofist shembullor. Aq të zhdërvjelltë janë në artin e mashtrimit sa xhematlinjve të tyre, përparimin ua transformojnë në stagnim apo prapakthim ndërsa stagnimin në zhvillim, mandej luftën për pushtet ua paraqesin si luftë për shtet dhe shumë manipulime të tjera. U deshën të kalojnë 30 vite si dhe vlerësimi nga Shtëpia e Bardhë që shqiptarët ta kuptojnë lojën e fjalëve të Sales, pra sofizmat e tij ama është mirë që kjo lojë fjalësh nuk do të mbijetoj kaq gjatë edhe në Kosovë sepse kryeministri, kryehipokriti dhe shefi i partisë Vetëvendosje, Albin Kurti nuk është sofist i nivelit të Sali Berishës, prandaj edhe jetëgjatësia e pushtetit të Kurtit, nuk do të zgjasë sa ajo e Berishës pavarësisht dëshirës së tij të zjarrtë për të qëndruar në pushtet përgjithnjë, si Faraonët e Egjiptit, që deheshin kur nga turmat vlerësoheshin si perëndi!!!