25 vite më parë, forcat shqiptarvrasëse serbe, bën edhe një krim të tmerrshëm, duke vrarë 12 anëtar të familjes Asllani, të Rancës! E veçanta e kësaj masakre është që në mesin e të vrareve ka nga foshnja disa muajshe, deri te plaku 98 vjeqar!
Asnjëri nga këta dy, nuk kishin as potencial minimal për të paraqitur rrezik për ndokënd por ja që forcat shqiptarvrasëse serbe i vranë mizorisht, barbarisht.
Përse!?
Vetëm pse ishin shqiptar!
Plakun shekullor, 98 vjeqarin Zeqir Asllanin, të njohur në popull si Zeqir Ranca, e kam takuar shpeshherë. Janë të paharruara kujtimet e tij për vitet e Luftës së Dytë Botërore! Ai kishte luajtur një rol të madh në ofrimin e strehimit të luftëtarëve të NDSh- së! Ne mesin e atyre që i ka strehuar është edhe Kadri Beba, me familjen e tij te ngushtë dhe bashkëluftëtarë.
Eshtë interesant një ngjarje e ndodhur ne dimrin e ashpër te vitit 1946 / 1947, që tregon se si funksiononte shërbimi sekret jugosllav i njohur si OZN-a. Si duket, ky shërbim me rastin e festave, angazhonte shërbëtor të vet per t’ju rënë në gjurmë fshatrave dhe shtëpive që ndihmonin NDSh. Me rastin e festës së Bajramit, djalëria e fshatit Greiçevc e lusin Kadri Beben që ta lejoj djalin e tij të marr pjesë në faljen e namazit të Bajramit në xhami. Gjyshi, Kadri Beba heziton dhe shfaq arsyet e tij se pse nuk eshte mirë të merr pjese në xhami, djali i tij Mustafa ( edhe ky ushtar i NDSh- se, si 17 vjecar). Por pas këmbënguljes së bashkëfshatarëve, e lejon ndonese ka rezerva dhe parandjenja se djalin do të ja identifikoj ndonjë sherbetor i OZN-es. Pasi kthehet nga xhamia, e pyet nese ka pasur njerez të huaj në xhami!?, dhe pergjegjja është – po ( ! ). E njohe ndokend që nuk eshte nga fshati Graiqevc por nga fshatrat tjera larg Greiçevcit!? Axha, Mustafa sërish pergjigjigjet- po. Kaq kishte mjaftuar që gjyshi Kadri Beba të kerkoj që të rritet vigjilenca sepse qëllimi primar i pranisë së atyre njerezve nuk është falja e namazit por që të hulumtojne se kush e kush ka marr pjesë në xhami.
Ndërkohë, Zeqir Ranca fillon te zhvillon hetime per t’i verifikuar konkludimet e Kadri Bebes. Pas pak kohe, mixha Zeqir arrin të mbledhë të dhena se OZN-a ka të dhëna se fshati Greiçevc i kishte ofruar strehim njeriut të gjakut e fisit te tyre, Kadri Bebes, bashkëluftetareve tjerë të tij dhe familjes se ngushtë. Ai ia del që shumë shpejt ta njoftoj Kadri Beben se kishte pasur plotësisht të drejt në konkludimin e tij se eshte identifikaur fshati qe ju kishte ofruar strehim, buke e krip e zemer. Posa njoftohen, bashkefshataret i ofrojnë mështetje të pakursyer për rezistencë të armatosur por pasi sheshojnë mirë e mirë gjendjen dhe mundesitë që gjatë luftimeve do të pësonin civilet e paarmatosur, ai merr vendim që të tërhiqet nga fshati. Ndërkohë vijnë informata të reja se forca të shumta ishin nisur për ta vënë nën rrethim fshatin Greiçevc dhe se për në këtë vendbanim ishin nisur forca të shumta nga drejtime të ndryshme. Kadri Beba, merr vendimin përfundimtar që me ata pak bashkëluftetarët e tij që ato dite ishin në këtë fshat, dhe familjen e ngushtë, të nisen drejt Kabashit dhe kështu ta shmang konfrontimin e armatosur brenda fshatit, i cili bastiset pak kohë pas largimit të tij për në Kabash.
Tregime të tilla tregonte sa herë vinte në odën tonë, plaku Zeqir Ranca. Ashtu sikur tregonte që pjesetaret e NDSh-së, kishin parim që t’i shmangnin luftimet me forcat shqiptarvrasëse nga vendbanimet shqiptare me qëllim që të mos krjjonin pretekst që këto forca mllefin e humbjeve ta zbraznin mbi civil të paarmatosur!
Lufta e fundit e UCK-së, e dëshmoi katërciperisht këtë! Sa herë pësonin humbje nga ushtarët e UCK-së, forcat shqiptarvrasëse zbraznin mllefin në civil të paarmatosur, foshnje e femijë, gra e pleq. Vrasja mizore e barbare e 12 anëtareve të familjes Asllani, me 26 gusht të vitit 1998, e dëshmon këtë!