Sot është dita ndërkombëtare e Radios! Në ditë të tilla, nuk ka se si mos kujtohet edhe mediumi i idetur dhe krijuar gjatë luftës sonë çlirimtare – Radio Kosova e Lirë!!! Kjo Radio, luajti një rol të jashtëzakonshëm në afirmimin e luftës sonë të drejt e çlirimtare, në njërën anë, dhe në demaskimin e krimeve të Serbisë dhe komprometimin e propagandës së saj, para botës. Radio Kosova e Lirë shënoi edhe një epokë dhe qasje të re në fushën e informimit – duke raportuar nga fushëbetejat, ku jeta dhe vdekja qëndronin pranë njëra-tjetrës! Ishte ky raportim duke u bazuar në burime të para të informacionit, që ajo shumë shpejt do të krijoj besueshmëri pasi lajmet e saj ishin autentike! Ndikimi i saj në përhapjen e së vërtetës, roli i saj në motivimin e njerëzve liridashës për të ju bashkangjitur luftës çlirimtare, krijimin e besimit në fitore, dhe suksese tjera, do të bëjnë gjatë gjithë kohës të jetë shenjëster e artilerisë së Ushtrisë së Serbisë. Por jo vetëm kaq. Ajo do të sulmohet edhe me raketa tokë-tokë dhe aeroplan ushtarak, ku si rezultat i këtyre sulmeve, do të humbin jetë ushtarë që mbrojnë zonën ku operonte kjo radio dhe civil të paarmatosur.
Por vavarësisht sulmeve të përditshme e të pandërprera, pavarsisht humbjeve të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pavarsisht rrezikut të vazhdueshëm për humbjen e jetës, kjo radio, nuk pushoi se jehuari me fjalën kuptimplote – Ju flet, Radio Kosova e Lirë! Respekt të pamasë, pafundësisht, kësaj Radioje të luftës e të paqes, alfa dhe omega e së cilës është kombi, atdheu dhe të gjithë heronjtë dhe dëshmorët e tyre!
Kontrolloni gjithashtu
Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !
Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …